Zbardhet lista e zaptimit

55
Sigal

KKT “vulos” 60 leje: Nga zgjerimi i landfillit të mbeturinave të Zotos e Mërtirit në kërkim, hotelet, vilat e oligarkëve në bregdet deri te mijëra m2 tokë për fotovoltaikë e HEC-ce

Në lejet e miratuara nga KKT bie në sy leja për zgjerimin e kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta në landfillin e Mërtirit dhe Zotos do të ndërtonin inceneratorët, që deri më tani kanë djegur vetëm miliona euro

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e fundit 60 leje ndërtimi për subjekte të ndryshme, ku pjesa më e madhe janë hotele që do të ndërtohen në Tiranë dhe bregdet.

Në lejet e miratuara nga KKT bie në sy leja për zgjerimin e kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta në landfillin e Tiranës, ku subjekti zhvillues është kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. Kjo është shoqëria me të cilën Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto do të ndërtonin inceneratorët, teksa sot është në pronësi të shtetit.

Inceneratorët që deri më tani kanë djegur vetëm miliona euro që vijojnë të dalin nga buxheti i shtetit, kanë lënë një mal të madh me mbeturina që tashmë nuk ka as më vend për t’u groposur, ndaj është vendosur edhe zgjerimi i kapacitetit të depozitimit të mbetjeve.

Një tjetër leje e dhënë është për hotelin me 2 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë i mjekut të njohur Mentor Petrela. Ky hotel është planifikuar të ndërtohet në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Ndërkohë, “Syri i Tiranës”, i projektuar me 24 kate, tashmë do të bëhet me 31 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, pasi KKT ka miratuar ndryshimet në lejen e zhvillimit të këtij objekti.

Kompania e ndërtimit të kësaj kulle në vitin 2022 i dorëzoi shtetit 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje,

Projekti i dhëndrit të Donald Trump në Zvërnec ka kthyer edhe njëherë interesimin e shtetit për këtë zonë, pasi është vendosur që të ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës së zonës turistike Zvërnec – Nartë. Ndoshta, kjo ndërhyrje në këtë moment bëhet që Jared Kushner ta ketë gati për investim.

KKT ka dhënë gjithashtu disa leje për ndërtimin e impianteve gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në Korçë dhe Fier, si dhe do të ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

LISTA

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Librazhd. 2. Për ndryshimin e Vendimit nr. 02 date 28.07.2020 “Për Përcaktimin e Zonës me Përparësi Zhvillimin e Turizmit Detar dhe Miratimin e Hartës se Aktiviteteve”, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Leje Zhvillimi për objektin: “Plani i ndërhyrjeve në hyrje të Shkodrës dhe projekti i rikualifikimit të Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, me subjekt zhvillues Bashkinë Shkodër.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturës së zonës turistike Zvërnec – Nartë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkinë Vlorë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Muzeu Besa”, Strukturë muzeale me 1 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Për ndryshimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID të gjendur në parkun arkeologjik të Durrësit”, me subjekt zhvillues Bashkinë Durrës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim i Bibliotekës 4 kate mbi tokë për Universitetin e Tiranës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Universitetin e Tiranës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi i Dijes”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i stallës dhe infrastruktures bazë për laboratorët prodhues e didaktike në Shkollën e Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Leje Zhvillimi për objektin: “Auto-Moto Park me pistë testimi e eventesh ngjarjeje sportive.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta, zona 13”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve ekzistuese në pikën e kalimit kufitar Qafe Thana në Shqipëri”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Leje Zhvillimi për objektin: “Garnizoni Ushtarak Pocestë, Korçë”, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Komandës së Batalionit të tretë të këmbësorisë”, me vendndodhje në Pocest, Bashkia Korçë, me subjekt zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i objektit Shtëpia e Ushtarakëve”, Bashkia Kuçovë, me subjekt zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i objektit 1 kat”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me subjekt zhvillues Repartin Ushtarak 6002.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Varrezave të Dëshmorëve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues Bashkinë Lushnje.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nënstacionit 220/110 kv, Sharrë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST)” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Kotorri”, në pjesën fundore të përroit të Seltës, degë e lumit të Holtës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Achelo” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Vinjolli 1”, në përroin e Varroshit, Manazdresë dhe Lajthit, degë të përroit Zalli i Madh, Bashkia Mat, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doma Group” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Impianti gjenerues i energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MË  Devoll dhe Fier

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Solar Horizon” sh.p.k.

Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 1 dhe 2 kat mbitokë, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Z. Mentor Petrela.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion Hotel dhe Shërbime “Green House Korça Resort” me 5 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Niko Kovaçi”, Bashkia Korçë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Investment and Development Albania” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbim hotelier me 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Leonard Prifti dhe Z. Xhevahir Kalemani.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik me 6 godina banimi me 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 godinë shërbimi hotelier me 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë ” me adresë në Kufali, Gjilek, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vaso” sh.p.k. 33. Leje Zhvillimi për objektin: “Secluded Hills”, me vendndodhje Dhërmi, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Llambro Duni.

Leje Zhvillimi për objektin: “Resort Turistik, Rezidencial, Hoteleri dhe Shërbime dhe shtesë në objekt ekzistues (Hotel Sea Vieë)”, me vendndodhje në Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega – 07” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë hotelerie dhe shërbimi 4 kate mbitokë, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eldino” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Aparthotel dhe shërbime turistike 8 dhe 9 kate me podrum”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “CORAL” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 10 kate me papafingo me 3 kate shërbimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eldemar Costruction” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelerie me 8 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonita Konstruksion” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, hotel 1, 2, 3, 4 kate mbitokë, me 1 kat parkimi nëntokë, me vendodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dani Deluxe Hotel” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektet: “Struktura hotelerie me 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë, me mure rrethuese dhe pishinë, me vendodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me zhvillues shoqërinë “Real Construction Group” sh.p.k, Z. Bujar Cingërrima e Znj. Antoneta Cingërrima.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier dhe apart-hotel me 4 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Florida F.H” sh.p.k. 42. Leje Zhvillimi për objektin: “Vlora Old Beach Building”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fa Albanian Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hoteleri dhe shtëpi të dyta 3, 4, 6 kate + 1 kat atik “Falling Stones”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Dea” sh.p.k dhe “Quad-plan” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godine shërbimi dhe banimi 3 kate mbitokë”, me vendndodhje në Zvernec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “D’ARK” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Sea Resort”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Skerdi Lagji dhe Z. Ernest Lagji. 46. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Hoteleri dhe Banim 1-3 dhe 4 kate me pishine dhe 1 Kat parkim nëntokë”, me vendodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Demal” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 4 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Tale, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vesadion Company” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimi 5 kat dhe 2 kate podrum, me vendndodhje Mali, Shëngjin, Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Junik” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse hotelerie, shërbimi, zyra dhe rezidenciale me 1, 2, 3, 4, 6, 42 dhe 44 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në rrugën Dritan Hoxha, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ultra-Tech” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Gjykata e Lartë dhe Train Toëer”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “StarTek” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Nomad Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Artech Group” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 34 kate mbitokë me 5 kate parkim nëtokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Z. Luan Leka.

Për disa ndryshime në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 10,12, 23 dhe 31 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë dhe pishinë, me vendndodhja në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.

Nuk ka munguar vulosja e komplekseve turistike dhe vilave që janë dhënë në bregdet nga Durrësi në Himarë. Është vendosur që të ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës së zonës turistike Zvërnec – Nartë. Ndoshta, kjo ndërhyrje në këtë moment bëhet që Jared Kushner ta ketë gati për investim.

Zaptime në bregdet

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 7, 8 dhe 9 kat me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pavarësia”, Plazh, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqëritë “Akm Group” sh.p.k dhe “Bega-07” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe strukturë turistike me 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Mitat Hoxha”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karaj 2023” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë turistike ‘Hel-Pet’ me 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë , me 2 kate nëntokë dhe me pishinë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hel-Pet” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi bujtinë 1 kat me çati dhe 1 kat nëntokë dhe vileta 2 kat me çati për agroturizëm”, me vendndodhje në Bashkinë Klos, me zhvillues Znj. Ermonela Shaphasa.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Shërbimi 2 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës, me zhvillues Znj. Marime Lashi.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt industrial, magazinë dhe përpunim 1 dhe 3 kate mbitokë”, me vendndodhje në Mëzez, Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “4 Vëllezërit Nela” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtesa biznesi dhe shërbimesh 1 dhe 3 kate mbitokë”, me vendndodhje në Prezë, Bashkia Tiranë, me zhvillues Z. Roland Bamillari.

Për miratimin e ndryshimit të Lejes së Zhvillimit të miratuar me Vendimit të KKT Nr. 25 datë 10.06.2021 për objektin: “Godina hotelerie, shërbimesh, banimi 5 dhe 6 kate me 1 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në zonën Pulaj Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Star Plus” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit, ndryshimin e subjektit zhvillues dhe shtyrjes së afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Kompleksi Turistik Thymus”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë.

Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Parku Fotovoltaik Blue 1”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “SPV Blue 1” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Infrastruktura e lidhjes me rrjetin elektrik për Parkun Fotovoltaik Blue 1, me vendndodhje në Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “SPV Blue 1” sh.p.k.

Për miratimin e shtyrjes së afatit të Lejes së Ndërtimit të Infrastrukturës për objektin: “Linjë Ajrore dyfishe Tiranë – Rashbull dhe unaza e Tiranës 110KV, loti 1, Nënstacioni i ri Tirana 3’’, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST” sh.a.

Për miratimin e shtyrjes së afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

Për miratimin e shtyrjes së afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Elbasan- Tiranë, Veri Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Për miratimin e shtyrjes së afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Kompleks Turistik, Vila 2 Kate, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Investment Group” sh.p.k.