OKB: Shqipëria me popullsinë me të keq-ushqyer në Europë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë.
Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare
Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.
Skema e pensioneve në krizë, ISSH bën thirrje për sigurime vullnetare
Instituti i Sigurimeve Shoqërore i ka bërë një thirrje publike për qytetarëve shqiptarë që të përfitojnë nga mundësia e sigurimit vullnetar, në një kohë kur skema e pensioneve ndodhet nën presion të madh financiar dhe deficiti i thellë i saj mbulohet çdo vit nga buxheti i shtetit.Sipas një postimi të ISSH në rrjetet sociale, të drejtën për të paguar sigurim vullnetar e kanë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës së pensionit të pleqërisë.Sigurimi vullnetar mbulon periudhën aktuale për personat që nuk janë pjesë e sigurimit të detyrueshëm.Pagesat mund të kryhen mujore, tremujore apo vjetore, ndërsa për parapagimin e kontributeve ISSH aplikon edhe ulje: 6 për qind për pagesë vjetore, 3 për qind për pagesë gjashtëmujore dhe 1.5 për qind për pagesë tremujore.Thirrja për të paguar sigurime vullnetare vjen në një moment delikat për skemën e pensioneve, e cila për shkak të raportit gjithnjë e më të dobët mes kontribuuesve dhe përfituesve, po përballet me vështirësi serioze financiare.

Pensionet e politikanëve shqiptarë 8-10 fish më shumë se të qytetarëve
Shqipëria jep qindra milionë lekë çdo vit për pensionet e përfaqësuesve apo ish-përfaqësuesve politikë në qeverisje dhe parlament. Këto pensione të majme janë deri 8 deri në 10 fish më të larta se pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë shqiptarë, pagesat e të cilë ve janë më të ulë tat në rajon dhe në Evropë. Nëse një pensionist shqiptar merr 14 mijë lekë të reja në muaj, një deputet shqiptar merr pension suplementar nga 40,000 deri në 120 mijë lekë te reja në muaj. I bie që cdo deputet me 4 vite në parlament të marrë 17 vite pension suplementar, të investojë 3100 euro dhe të marrë mbi 80 mijë euro. 25 herë më shumëSipas ligjit janë: “Presidenti i Republikës. Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe të barazuar me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputetët e Kuvendit.



















