Në ligjin e Sigurimeve Shoqërore Shtetërore, për herë të parë pensioni social u vendos në fillim të vitit 2015. Sipas ligjit, pension social përfitojnë të gjithë ata persona që kanë mbushur moshën 70 vjet dhe nuk kanë vite pune apo siguracion të mjaftueshëm për të përfituar pension pleqërie. Masa e pensionit social atëherë ishte 6750 lekë, ndersa sot, pas indeksimeve në vite, ka arritur ne masën 9710 lekë, ose rreth 100 euro. Kjo shumë u vendos për të përballuar ushqimin e shërbimet minimale, dhe si bazë për llogaritjen e pensionit të pleqërisë dhe invaliditetit. Sot kjo shumë është sa gjysma e minimumit jetik që deklarojnë disa vende të BE-së, prej 6,7 euro në ditë. Kjo nuk është as e drejtë e as normale, por mendohet që 200 euro aq sa është sot minimumi jetik, të shkojë deri në vitin 2030. Gjithësesi në këtë shkrim nuk do e trajtojmë këtë, pasi besoj se qeveria do mbajë premtimin për të arritur këtë shumë në vitin 2030, edhe pse deri atëherë minimum jetik do të ndryshojë shumë.

Përse pensioni social nuk përfitohet në moshën e pensionit të pleqërisë?
Kur u vendos nga ligjvënësi, që mosha e përfitimit të ishte 70 vjet, u argumentua që këtë pension ta përfitonin sa më pak persona, por të ishin të interesuar më shumë të shtonin vitet e siguracionit për të pëfituar pension pleqërie dhe jo pension social, I cili për grate do të duheshin 10 vite pritje dhe për burrat 5 vite nga mosha e daljes në pension pleqërie. Nuk e di përse ky diskriminim I madh për grate, së cilave u duhej të prisnin dyfishin e moshës së burrve. Ndoshta ngaqë, në të njëjtin vit u vendos dhe rritja e moshës së pensionit për grate me dy muaj në vit. Këtë padrejtësi grate do të duhet ta vuajnë për 41 vite, pra deri në vitin 2056 kur do barazohet me moshën e burrave për të dalë në pension, 67 vjetë. Kjo nëse do të vazhdojë të jetë mosha 70 vjet koha e përfitimit të pensionit social. Por ka pëshpërima mediatike se atëherë mund të ndryshojë dhe mosha e përfitimit të pensionit social që mund të shkojë deri në 75 vjetë. Natyrisht, kjo e mund të ndodhë nëse nuk do bëhemi pjesë e BE-se, se ndryshe ky organizëm do bëjë presion për të ndjekur rimin e Unionit. Duke hulumtuar vendet e BE-së, asnjëra prej tyre nuk e ka moshën 70 vjet për të përfituar pensionin social. E shumta deri në 67 vjet dhe më pak se kaq, disa në moshën e daljes në pension të pleqërisë.
Në Shqipëri, kur një person arrin moshën e pensionit, punëdhënësi privat të heq nga puna pavarsisht se nuk ke vitet e mjaftueshme për pension pleqërie. Unë nuk di që punëdhënësat shtetërorë të bëjnë tolerime për t’i mbajtur në punë pas kësaj moshe me pretendimin se nuk kanë plotësuar vitet e punës. Të paktën me sa di nuk ka klauzolë mbrojtëse ligjore. Thjesht këta mbeten pa punë, pa të ardhura, për të pritur moshën 70 vjtë të përfitimit të pensionit social. Edhe për të përfituar këtë pension ka kushte specifike, si, merret në konsideratë toka në pronësi apo në përdorim, të mos jesh pjesë e tatim taksave apo të mos kesh shuma lekësh të depozituara në banka etj.. E në rastin kur e përfitojnë, aktualisht duhet të presin 5 vite burrat dhe 8 vite grate. Nuk mund të punësohesh as në punë pa sigurime, siç thuhet rëndom në të zezë, duke patur parsysh moshën, pasi punëdhënësi ka më shumë interes rendimentin e punës se sa humanizmin. Nëse ka të tillë që do bënin tolerime ata janë shumë pak.
Duke pare dhe vendet e BE-së që moshën e përfitimit të pensionit social e kanë gati të njëjtë me atë të përfitimit të pensionit të pleqërisë, dhe ne së shpejti do të bëhemi pjesë e saj, a nuk duhet që të parashikohet pensioni social edhe në Shqipëri në të njëjtën moshë me pensionin e pleqërisë? Kjo edhe për faktin se në shqipëri për shkak të tranzicionit të gjatë, nuk kanë qënë të interesuar për t’u siguruar, por as shteti nuk ka qënë në nivelin e duhur për kontroll rigoros të punëdhënësve, që të minimizonin rastet e punës së zezë. Pra në një farë mënyre janë fajtore, si punëmarrësi qe ende nuk është ndërgjegjësuar, për avantazhet e disavantazhet, punëdhënësi në një fare mënyre ka përfituar padrejtësisht, dhe shteti nuk ka qënë në nivelin e duhur për të hartuar ligje shtërnguese dhe kontrollin e zbatimit të ligjit e vendimeve qeveritare. Përveç përafrimit të ligjit me vendet e BE-së është një farë detyrimi për të mos I lënë pa mjete jetese pas moshës së pensionit, ata që nuk kanë vitet e mjaftuesme për pension pleqërie. Kjo do bënte që të zhdukej diskriminimi I grave për diferencën e kohës së përfitimit të pensionit social.
Së dyti është masa e përfitimit të pensionit social!
Masa e përfitimit social 9710 lekë, është e njëjtë si ata që nuk ka asnjë vit pune sigurimi, si ata që kanë 5 vite sigurimi, 10 vite sigurimi e si ai që ka 14 vjet, 11 muaj e 29 ditë sigurimi. A është e drejtë kjo? Ky barazim në pagesë bën që personat të mos jenë të interesuar për të shtuar vitet e pensionit. E drejtë do të ishte që masa aktuale e pensionit social të jetë vetëm për ata që nuk kanë asnjë vit sigurimi, dhe jo për të tjerët qe kanë vite sigurimi por jo aq sa duhen për të përfituar pension pleqërie. Ky prag të quhet pensioni social minimal. Nëse supozojmë një shifër prej 2% për çdo vit pune të siguruar, të masës së pensionit social, atëherë ata që kanë 14 vjetë e 11 muaj sigurimi do të perfitonin rreth 30 % më shumë, pra rreth 130 euro. Ky diferencim në pagesë do bënte që të interesoheshin për të përfituar vite pune më tepër, por dhe si një e drejtë e shpërblimit për çdo vit sigurimi. Ky prag do të quhej pensioni social maksimal.
Pensioni minimal I pleqërisë.
Duke zbatuar këtë skemë do dilte në dritë një indicator tjetër, ai I pensionit minimal të pleqërisë, që sot me pa të drejtë merret pensioni social. Pensioni minimal I pleqërisë, do të ishte sa pensioni social maksimal. Për llogaritjen e pensioneve nuk do merrej pensioni minimal social si deri tani, por ai maksimal, pasi aty do fillonin vitet e punës të mjaftueshme për pension pleqërie. Kjo do të bënte që të ndryshonte dhe masa e pensionit të pleqërisë në të ardhmen, pasi nuk do merrej si bazë llogaritje 9710 leke, por 30% më shumë nëse vendoset kjo shifer e hamendësuar nga une, pra 12623 lekë. Vetëm duke ndryshuar metodika do kemi rritje të konsiderueshme të pensioneve. Natyrisht kjo masë përfitimi do jetë vetëm për ata që dalin në pension pas miratimit të ndryshimeve, ndërsa qeveria duhet të përafrojë pensionet e mëparëshme me këto shifra, nëpërmjet masave të tjera, si indeksimi, rritja e pensioneve në masa të ndyshme etj. Me antarsimin në BE, pensioni minimal social do të barazohet me minimumin jetik. Mire do të ishte që pensioni minimal social të merrej si bazë në raporte të caktuara edhe për pagesat e tjera të personave që përfitojnë pagesa nga shteti, por që nuk janë active për punë. Le të themi për ata që me ndihmë ekonomike, personat me aftësi ndryshe, jetimët, grate me shumë fëmijë, ato në proces divorci etj. Madje dhe familjet që do marrin pagesa nga lindja e femijëve të lidhen me pensionin social minimal në rapore të caktuara. Kjo do bënte që edhe vargu I këtyre pagesave do të rriteshin sa here rritet pensioni social, si minimum jetik. Kjo si detyrim kushtetues.




















