Vendimi/ Afati deri në 25 mars. Ja dokumenetat për aplikim nga hotelet lokalet dhe subjektet që duan leje për çadrat dhe plazhet private

268
Sigal

Këshilli Kombëtar i Territorit ka bërë të ditur se të gjithë ato subjekte që kanë kontratë të përdorimit të hapësirës së plazhit dhe që duan të ndërtojnë strukturë shërbimi duhet që të aplikojnë pranë këtij këshilli për leje.

Në një njoftim të fundit KKT qartëson se janë një sërë dokumentesh, që duhet të paraqiten nga subjektet e interesuara për të përfituar këtë lejë. Afati për aplikimin është data 25 mars 2022.

“Në zbatim të shkresës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nr.189 prot. date 21.02.2022, të gjitha subjektet që disponojnë një kontratë për përdorimin e hapësirës së plazhit të përfituar sipas pikës 7 te nenit nr.14 te VKM 171/ 2019, kanë të drejtë të aplikojnë drejtpërsëdrejti pranë Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), nëpërmjet sistemit e -Leje brenda datës 25.03.2022

Emërtimi i aplikimit: “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit”.

Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit që gjenerohet nga sistemi në momentin kur bëhet aplikimi.
  2. Autorizim nga zhvilluesi për aplikantin (kur aplikanti nuk është zhvilluesi i projektit).
  3. Harta ku paraqitet plani i vendosjes së strukturës dhe parametrat urbanë si dhe pikat e lidhjes me OSHEE dhe Ujësjellës Kanalizime.
  4. Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar sipas akteve ligjore në fuqi.
  5. Grafiku i punimeve.
  6. Projekti arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës + licenca profesionale e projektuesit + deklaratë e përgjegjësisë profesionale të projektuesit.
  7. Projekti konstruktiv, shoqëruar me relacionin përkatës + licenca profesionale e projektuesit + deklaratë e përgjegjësisë profesionale të projektuesit.
  8. Projekti i mbrojtjes nga zjarri, shoqëruar me relacionin përkatës + licenca profesionale e projektuesit + deklaratë e përgjegjësisë profesionale të projektuesit.
  9. Miratimi nga GTSHA”.

Vetëm pak javë më parë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit njoftoi mbi hapjen e aplikimeve për stacionet e plazhit. Të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshironin të aplikonin për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, kishin 30 ditë kohë për ta bërë këtë nga 28.01.2022 deri në datën 27.02.2022.