Ky program financohet nga BE, ofron standardet më të larta europiane në arsim dhe kërkim shkencor
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, vitin e ri akademik do të ofrojë Programin Master në Inteligjencë Artificiale.
Ky program, i pari i këtij lloji në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Europian, u prezantua në një takim me përfaqësues të biznesit, universitete partnere, staf akademik dhe studentë.
Programi synon të ofrojë një arsim të lartë cilësor në fushën e inteligjencës artificiale, duke ndërthurur mësimin akademik me aplikimin praktik.
Nëpërmjet bashkëpunimeve me industrinë dhe sektorin publik, studentët në përfundim të këtij programi pajisen me njohuri teknike të thelluara dhe aftësi të nevojshme për sukses në tregun global.