“Protesta”/ Studentët e Korçës dynden në qendër të qytetit

880
Sigal

Protesta e studentëve vijon edhe në qytetin juglindor të Korçës, të cilët  kërkojnë  përgjysmimin e tarifave të shkollimit.

Përmes një marshimi, ata janë nisur drejt qendrës së qytetit duke kërkuar me ngulm ndaj autoriteteve përmirësimin e kushteve.

Krahas Korçës, protesta vijon në Tiranë, Elbasan, ndërsa studentët e Durrësit dhe të Universitetit Bujqësor janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar.