Universitetet publike, më pak të ardhura/ 142 mln lekë arkëtime, studentët te privati

19
Sigal

Ulja e numri të të rinjve që zgjedhin të studiojnë në universitetet publike në vendin tonë ka bërë që arkëtimet nga taksat e mbledhura  të bien me 6%.

Universitetet publike po arkëtojnë më pak para nga viti në vit sa i përket tarifës që studentët paguajnë. Rënia e numrit të studentëve që regjistrohen për herë të parë në ciklin bachelor apo atë master ku respektivisht duhet të paguajnë konform taksave të paracaktuara nga vetë sistemi, është motivi se përse në vitin që lamë pas, referuar të dhënave nga tatimet, u arkëtuan 143 milionë lekë, 6% më pak se viti 2022

Por sa është përqindja e studentëve që janë larguar në 5-vjecarin e fundit që po zmadhon këtë hendek? Ndonëse po punohet në disa fronte për autonominë universitare ende sistemi publik i arsimit të lartë është larg, raporton euronews. Referuar qëndresës qytetare, sistemi publik i universiteteve në rankime është i fundit edhe në rajon, ndërkohë që për këtë vit akademik 11200 studentë aplikuan në universitetet jashtë vendit për të kryer studimet.