Evdal Nuri: Korrupsioni i pandëshkuar i një populli të varfëruar

398
Sigal

 

Kjo është një shprehje popullore, që merr kuptim  të plotë në situatën ku po jetojmë. Zëra ka plot! Fjala vjen për korrupsionin, që është i përhapur kudo e në të gjitha nivelet. Mundet të ketë dhe ekzagjerime, por diçka të vërtetë ka. Në këtë konkluzion ka harritur SH.B.A duke deklaruar disa herë: “Politika në Shqipëri është e gjitha e korruptuar e po pengon integrimin e Shqipërisë. Ai është i shtrirë në të gjitha nivelet” 1-Korrupsioni i pandëshkuar i një populli të varfëruar. Të shpjegosh korrupsionin është e vështirë dhe e sikletëshme. Ai përdor format nga  më të sofistikuara për t’u mos u zbuluar kurrë! Miqtë ndërkombëtarë e kanë marrë seriozisht për të vënë drejtësi në vendin më të varfër dhe të korruptuar të Europës. Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto të korruptuara. Zgjidhja është shumë më e vështirë se janë njerëzit, që e kanë në dorë këtë më të vështirë. Diku kam lexuar se korrupsioni ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice që përqendron çdo pushtet në pak duar”.

Shqipëria nuk është jashtë këtij realiteti. Një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga bota që na rrethon. Nëse kemi të qartë këtë vizion, gjërat fillojnë dhe marrin sens ngadalë.Shqipëria, nuk ka një korrupsion sektorial, por një sistem të tërë të ngritur mbi  privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesat vetiake, që punojnë kundër interesit të përgjithshëm. Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindakal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit. Demokracia pluraliste, mbetet thjesht në letër, sepse vendimet nuk merren kurrë nga populli, i cili duhet të kënaqet çdo dy apo katër vjet me premtime të parealizuar e boshe. Lufta që ka nisur është një betejë kundër një pakice që ka zaptuar qendrat e pushtetit dhe mban peng zhvillimin normal të vendit me çdo kusht. Nga 180 vende të studiuara, Shqipëria renditet e 110-ta në korrupsion. Pra ky është një fakt domethënës. Qeveritarët pranojnë e theksojnë se “Gjendja e demokracisë e reforma për drejtësi, që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi i bartësve të korrupsionit, te oligarkizimi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjësisë publike!” Në këtë situatë, e keqja s’na vjen nga të varfërit që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur! Në këtë situatë njerëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin. Në gjashtë vitet e fundit 220.000  veta janë larguar nga Shqipëria. Kjo ka çuar në një krizë të fuqisë punëtore në vend, ku punë ka s’i në fason ndërtim, por punë nuk duan, kurse bujqësia i ka mbetur pleqve, mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin në Evropë!

2-Fitimet i kanë me shumicë! Ata përdorin forma nga më të sofistikuarat për të fituar! I kanë me tendera, toka, leje pallatesh, rrugë, tregëti me shumicë, investime, blerje lirë e shitje e shtënjtë, nxjerrje nga burgu e plot forma të tjera që veç ata i dinë! Këta të fundit dhe ”qahen”, se qënkeshin “fukarenjë”,por faktet flasin ndryshe. Pra, janë pjesërisht ashtu s’i kanë deklaruar e plotësisht ashtu s’i janë në të vërtetë. Shumë deputetë të zhytur me kredira për t’u qarë hallin! Të kuptohemi, këto i kanë për vila luksoze në bregdet apo malësi! Të marrin kredi për një apartament, s’ka të keqe, por ca deklarojnë disa apartamente, prona, lekë në bangat, këtu, apo jashtë! I kanë deklaruar, e tani s’kanë ç’të bëjnë, mbase s’e mendonin se do të vinte kjo ditë! Po sa kanë tek njerëzit e tyre e “nën jastëk”? Një Zot i di! Thonë se pasurinë e kemi të “trashëguar “, nga “gruaja”, ”mamaja “, “ babai”…!  Edhe ne kemi mama e baba, motër apo vëlla, por s’na kanë dhënë gjë?! Këtu bëhet fjalë për 100-ra mijra euro! Sa pasanik e xhymertë i paskan prindërit ?! Më befasoi një shifër ku mbi 677 gjyqtarë, politikanë, zyrtarë të lartë, fshehin llogaritë bankare! S’kemi trashëguar asgjë. Jo se prindërit s’ donin të na jepnin, por s’kishin! Edhe ato pak toka që kishin na i rrëmbyen të tjerët! I kemi patur më të varfër se vetja, se ashtu ishte koha, por të ndershëm. Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë. Ata na kanë dhënë dashuri, arsim e kujdesin për t’u bërë njerëz të mirë. Dhe padyshim brezi mbi të 60-tat është shumë më i ndershëm se ky i sotmi! Kështu u rritëm dhe u edukuam. Tani kur i varfëri merr diçka, që s’i takon, quhet hajdut e futet në burg! Të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime, quhen të korruptuar e kaq! I varfëri kursen gjithë jetën që të mos vdes i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri harzhon gjithë jetën e përsëri i pasur mbetet. Kjo është filozofia e jetës tonë …? 3- Çfarë i bashkon ? Politikanët kanë të përbashkët Bazën Ekonomike ( tërësia e marrëdhënieve në prodhim). Ndahen në Superstrukturë ( tërësia e pikëpamjeve). Fakti që të dy palët janë pasuruar, mbi bazën ekonomike tregon sa pranë janë me korrupsionin, trafiqet e tjerë. Dy grupet politike e shohin j objektivisht situatën, por bardhë e zi, sipas interesave partiake. Fjala vjen, për hapjen e negociatave, mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta. Pozita e quan fitore, megjithëse s’është kështu. Opozita dështim edhe pse s’mund ta quajmë të tillë! Kujt t’i besojmë? Dihet nga Dialektika se lufta e të kundërtave të çon në zhvillim, por kur bëhet e ndershme e jo s’i tek ne! Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruar i bije klasës politike që në 32- vjet ka krijuar konflikte artificiale për të penguar futjen në familjen evropiane të cilës i përkasim. Porosia nga B.E. është sa më shpejt të krijohen institucionet e reja. Këto po zvariten jo pa qëllim nga politikanët tanë! Këto nga frika e seleksionimit nga Vetingu! Të gjithë s’duan ta dinë se kujt i jep fuqi Vetingu, por presin që të dënohet çdo njeri i korruptuar. Por, deri kur do t’i rrezistojnë presioneve të ndërkombëtarëve që s’do të jenë të vogla!? Të shohim, këto t’ia lemë kohës ! Për të gjitha këto shumëkush pyet? Demokracia është diktaturë në ligj. Por ja që ky ligj nuk po zbatohet tek ne! Të gjithë akuzojnë njeri tjetri , por asnjë s’e pëson. Ajo s’funksionon nga mirësia apo bujaria e njeriut, por nga lloji i insitucioneve që ndërtohen. Nëse këto institucione ndërtohen dhe kontrollohen nga vet partitë ato nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi interesin e përgjithshë . Koha na thërret që jo vetëm të përmbysim fytyra të veçanta , por të ndërtojmë ato institucione, që nuk lejojnë krijimin e oligarkive. I vetmi garant për këtë, në të mirë është vetëm populli sovran. Të këqijat më të mëdhaja këtij vendi i kanë ardhur nga politika e ligji që bëjnë politikanët  në dobi të interesit tyre duke lënë shteg devijimi për të shpëtuar veten e tyre? Lufta duhet të fillojë kundër atyre që prodhojnë ligje, por nuk i zbaton. Lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë. Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ata besojnë se Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët. Sa shqiptarë ka në botë të ditur, të zot, të mësuar dhe aftësuar në shkollat perëndimore? Ata kanë një përvojë shumëvjeçare në këto vend . Këtyre t’i zgjatet dora, t’i hapen dyert, t’i jepen funksione të rëndsishme në pushtet. Atëhere pse s’bëhet……?!