Uji i pijshëm 24 orë mbetet legjendë për banorët, teksa biznesi i ujit të ambalazhuar mbush xhepat e oligarkëve

270
Sigal

Biznesi i ujit të pijshëm, tre kompani dominojnë tregun, xhiro rreth 35 mln euro në vit

Edhe pse Shqipëria është e 3-ta në Evropë për burimet ujore, qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi. Asnji ujësjellës nuk e vlerëson aktin higjieno-sanitar. Çdo person duhet të konsumojë 3 litra ujë në ditë dhe për 1 familje me 4 persona, shpenzohen 2500 lekë në ditë ose mbi 75 mijë në muaj. Kësaj vlere duhet ti shtohet edhe fatura me taksat e Ujësjellësit, ku vlera totale është e barabartë me 1 pension mujor. Edhe me vendim Gjykate, uji me të cilin furnizohet Tirana është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin. Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar se, cilësia e ujit që furnizohet kryeqyteti është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit.

Kompanitw e ujit marrin miliona pasi qytetarwt mw sw shumti e blejnw ujin. “Scan Intelligence Unit”  për tregun e ujit të ambalazhuar tregon se si performojnë këto kompani në treg, sa i përket xhiros vjetore, por edhe fitimeve neto. Në analizë janë marrë 8 kompani.Të tetë kompanitë e marra në analizë, kanë faturuar shitje në vlerën e 3.7 miliardë lekëve gjatë vitit të kaluar, çka e përkthyer në valutë, fiksohet në rreth 30 milionë euro. Po fitimet, në çfarë vlerash fiksohen? Të 8-ta kompanitë në total raportojnë fitime neto në shifrat e rreth 3.4 milionë euro, referuar të dhënave për vitin 2020. Thuajse e njëjtë rezulton shifra edhe për vitin 2019. Por cilat ndër kompanitë kryeson listën sa i përket fitimeve neto? Në vend të parë nuk gjejmë më “Lajthizën”, por “Tepelenën”, me një fitim neto prej 165.8 milionë lekësh, ose rreth 1.35 milionë euro. Në vend të dytë në terma fitimesh neto për vitin 2020 ndjek “Lajthiza”, me 123 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro fitime. Vendin e tretë ndërkohë e mban uji “Qafshtama”, me 114 milionë lekë ( 930 mijë euro ). Rikujtojmë se si pasojë e përfshirjes nën kompanitë mëmë, ose si pasojë e hyrjes në treg rishtazi, në analizë mungon uji “Spring”, “Glina”, “Selita”. Tre kompanitë më të mëdha, xhirojnë kështu shitje neto prej 3.5 miliardë lekësh, ose rreth 29 milionë euro, si dhe 404 milionë lekë fitime neto në vit, ose rreth 3.3 milionë euro.