Tronditëse/ Banorët e këtij fshati prej vitesh bashkjetojnë me ujërat e zeza

679
Sigal

Jemi një ndër vendet kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian por shumë banorë nuk kanë kushtet më minimale të jetesës.

Prej vitesh, më shumë se 400 familje në fshatin Orman të Korçës vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.

Një situatë alarmante ka vënë përballë rreziqeve dhe infeksioneve këta banorë të cilët njohin si të vetmen zgjidhje filtrat e ujit të cilat nuk sigurojnë përqindje të larte për elementin jetik siç është uji. Banorët e fshatit të cilët bashkëjetojnë me ujërat e zeza furnizohen vetëm 2 orë në ditë me ujë të pushtuar nga torfa dhe papastërtitë gjë që ka vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre.

Ata duhet të udhetojnë rreth 2 orë në këmbë për të siguruar ujin e pijshëm, përballja e çdo dite me të njejtën situatë u ka vështirësuar jetën banorëve të cilët kërkojnë një zgjidhje për t’i dhënë fund kalvarit të vuajtjeve prej një jete.

Fshati Orman është nën administrim nga Bashkia Maliq dhe kryetari i kësaj bashkie, Gëzim Topçiu e pranon këtë situatë duke gjetur një zgjidhje paraprake nga linja e Pojanit. Ndërkohë, zgjidhja përfundimtare do të jetë një ujësjellës rajonal për të furnizuar të gjithë banorët e njesisë administrative Pojan.