Thirrja e studentëve të Elbasanit: Dilni në shesh, jo në dritare

697
Sigal

Protesta e studentëve të Universiteteve Publike  kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura është shtrirë në disa qytete të vendit.

Studentët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin dhe u kanë bërë thirrje të gjithë studenteve të dalin në protestë.

Me pankartat “Dilni në shesh, jo në dritare’, ‘sdu kredi për kredite’ studentët protestues marshuan nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike drejt Fakultetit Ekonomik.

Kujtojmë se Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, ndërsa në Shkodër do protestohet nesër.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.