Vendimi: Mbi 9 mijë biznese do të gjobiten, do tu hiqet licenca dhe do u refuzohen lejet nëse nuk kanë të ngritur impjantin e ujrave të zeza. Detyrimi për impiantit bie mbi të gjitha llojet e subjekteve, nga strukturat akomoduese, hotelet bujtinat, agroturizmi, komplekset turistike, baret, restorantet, kampingjet, fshatrat turistikë etj. Ky vendim do të rrisë kostot për kompanitë, për rrjedhojë do rriten edhe çmimet e shërbimeve
Detyrimi për vendosjen e impiantit bie mbi të gjitha llojet e subjekteve, duke nisur nga strukturat akomoduese, agroturizmat, bujtinat, hotelet, komplekset turistike, baret, restorantet, kampingjet, komplekset dhe fshatrat turistikë etj. Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në total pranë ujrave larës janë 9000 subjekte.
Vendimi rrit kostot edhe për qytetarët, gati landfilli për ujin
Ky vendim pritet të rrisë kostot për kompanitë dhe bizneset, ku si rrjedhojë duke paguar impiantet, do rrisin dhe çmimet e shërbimeve që ofrojnë.
Si gjithmonë, do jenë edhe qytetarët ato që do e pësojnë, ku flitet se lulëzimi i impiantit të idistilimit dhe pastrimit do shtojë koston e pagesaveqë qytetarët do paguajnë për ujërat e zeza. Kjo pasi kompania që do të përdor filtrat qëndror do të taksojë në bashki për ujërat e zeza.
Ende nuk dihet kush do jetë kompania, që do krijojë këto landfillet e ujërave të zeza për sterilizimin e ujërave, por flitet se pas tyre qëndrojnë kompani të disa oligarkëve, të cilët kanë marrë dhe shumë prokurime të tjera nga shteti.
Të gjithë subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkojnë ujërat e ndotur në ujëra larës duhet të instalojnë impiantet e trajtimit dhe largimit të tyre brenda 3 muajsh.
Këtë detyrim do e kenë edhe ato subjekte, që i shkarkojnë ujrat e ndotur në gropa septike. Gjithçka përcaktohet në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria në fund të vitit që shkoi e që sapo është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Detyrimi për vendosjen e impiantit bie mbi të gjitha llojet e subjekteve, duke nisur nga strukturat akomoduese, agroturizmat, bujtinat, hotelet, komplekset turistike,baret, restorantet, kampingjet, komplekset dhe fshatrat turistikë etj. Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në total pranë ujrave larës janë 9000 subjekte.
“Subjektet, të cilat i shkarkojnë ujërat e ndotura në gropa septike, detyrohen të marrin masat për zëvendësimin e tyre me impiant ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura,”- thuhet në ligj.
Gjoba, heqje liçence dhe refuzim lejesh
Ndërkaq, për monitorimin, inspektimin dhe marrjen e masave, në zbatim të këtij akti normativ, me qëllim rregullimin e pasojave, që vijnë nga mostrajtimi i ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse në zonat bregdetare, ose në bregun e liqeneve e të lumenjve, do të ngrihet një Task-Forcë, në varësi të titullarit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve.
Kjo njësi do të verifikojë në terren çdo objekt apo kompleks objektesh në zonat brendetare nëse kanë të instaluar impiantin apo sistemin e trajtimit të ujërave të ndotura.
Ata të cilët kapen në shkelje do të gjobiten me një gjobë që varion nga 15 mijë euro për objektet e vogla deri në 25 mijë euro për komplekset dhe fshatrat turistikë. Pas marrjes së gjobës, subjektet në shkelje kanë 60 ditë kohë për të përmbushur detyrimin e impiantit.
Nëse pas këtij afati nuk e kanë plotësuar këtë detyrim, atëherë gjobiten sërish, por këtë herë me një gjobë dyfish më të lartë se e para. Nga zbatimi i këtij vendimi synohet një përmirësimi i cilësisë së ujrave larës, duke arritur klasifikimin “shkëlqyeshëm” në masën 95%, nga 67% që është aktualisht.
Ndërsa për zhvilluesit apo ndërtuesit e fshatrave turistikë, të cilët nuk instalojnë impantin për trajtimin e ujërave të ndotura parashikohet përjashtim nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 (pesë) vjet.