Spitali Ushtarak i fali “bossit” të “Sterilizimit” 4 miliard për pajisjet, 260 mln lekë për drita e ujë.

63
Sigal

KLSH, zbardh marrëzinë e ish-deputetes së PS dhe njëkohësisht drejtoresh e Spitalit Ushtarak Edlira Bode për miliardat që i ka dhënë koncesionarit të “Sterilizimit”. Përvecc parave të veglave, kompania ka 6 vjet që nuk paguan  drita, ujë dhe qira në vlerën  260 milion lekë. Prej 3 vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me këtë koncesion të gatuar që në vitin 2015 me firmën e ish-ministrit Ilir Beqaj. Pajisjet e paautorizuara, përdorimi I autoklavëve të spitalit, mungesa e frigoriferit të morgut, ilaccet e skaduara dhe ato pa pullë. Edhe ministrja Manastirliu firmos para largimit “pazarin “ e fundit”, 600 mln lekë pa garë

Ja skandali me fakte nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku ish -ministri Ilir Beqaj, i cili ka firmosur kontratën e sterelizimit, tregojnë se si ‘SaniService” sh.p.k. ka vjedhur 260 milionë lekë nga fondet e Shëndetësisë, përveç atyre që përfiton nga kontratat si koncesionar.

 

Mesa duket, edhe drejtorët e spitaleve kanë mbajtur anën e koncesionarit në dëm të shëndetit të pacientëve. Njëra prej këtyre është ish deputetja e PS Edlira Bode. Akoma më i rëndë është fakti se kompania koncesionare e sterilizimit përdorte pajisje të paautorizuara, të cilat mund të vënë në rrezik jetën e pacientëve. Gjithashtu për shkak të kësaj shkeljeje janë shpërdoruar 36 milionë lekë.

Trauma pa frigorifer morgu e me ilaçe të skaduara

Sipas raportit më të fundit të KLSH, në Spitalin e Traumës mungon frigorifer morgu, sikurse medikamentet qëndrojnë në magazinë me lagështirë dhe kushte të papërshtatshme. Gjithashtu, KLSH ka gjetur në farmacinë e spitalit, ilaçe pa vulën e kuqe, që ndalon shitjen e tyre.

Zbulohen të tjera skandale dhe vjedhje nga koncesionari i sterilizimit. Fjala është për biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ortakun e tij Umbro Staçini, që janë pronarë të shoqërive “Investital L.l.c dhe Servizi Italia S.p.a dhe Tecnosanimed S.r.l dhe U.Jet S.r.l. Dy kompanitë u bashkuan dhe krijuan firmën “SaniService” sh.p.k., koncesionarin e sterilizimit, që gllabëronte paratë e spitaleve.

Dhe vetëm së fundmi, kur drejtësia nisi të reagojë, KLSH ka nxjerrë nga sirtari auditimet që duhet t’i ishin çuar SPAK-ut. Mesa duket, edhe drejtorët e spitaleve kanë mbajtur anën e koncesionarit në dëm të shëndetit të pacientëve. Njëra prej këtyre drejtoreshave që po e prezantojmë më poshtë, Edlira Bode, ka po aq përgjegjësi sa edhe të arrestuarit, lidhur me zbatimin e kontratës koncesionare.

Koncesionari nuk paguante energjinë elektrike

Megjithëse ish -ministri Ilir Beqaj, i cili ka firmosur këtë kontratë, mohon përgjegjësinë, tashmë vijnë edhe fakte nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që na tregojnë se si ‘SaniService” sh.p.k. ka vjedhur 260 milionë lekë nga fondet e Shëndetësisë, përveç atyre që përfiton nga kontratat si koncesionar.

Në raportin e KLSH, që sapo është publikuar,- thuhet se nga ana e drejtuesve të Spitalit Universitar të Traumës për periudhën në auditim (Edlira Bode u emërua në tetor 2021) nuk është kërkuar që koncesionari të vendosë matës të energjisë elektrike dhe të ujit. Dhe që nga fillimi i kontratës dhe deri në vitin 2022, kur është bërë auditimi. “SaniService” sh.p.k. ka përdorur energji elektrike dhe ujë pa hesap duke ia faturuar spitalit. Dhe sipas KLSH, ky abuzim me ujin dhe dritat ka sjellë 170 milionë lekë dëm në buxhetin e spitalit.

“Për konsumin e energjisë elektrike [200Khh*4 ore*22 dite*13.2 leke/kËh (me TVSh)] * 64 muaj= 14,868,480 lekë. Konsumi i përafërt i përllogaritur mbi bazën e të dhënave të SUT në mungesë të matësit të ujit, është: Konsumi i ujit: 10 m3/dite*22dite*64 muaj *156 lekë/m3=2,196,480 lekë.

Për sa më sipër, shpenzimet e energjisë elektrike dhe ujit të konsumuar nga koncesionari Sani Service SHPK, në vlerën 17,064,960 lekë, përbëjnë efekt financiar negativ për Buxhetin e SUT”, konstaton KLSH.

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me këtë koncesion. Kjo çorbë ka nisur të gatuhet në vitin 2015 me firmën e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ende është jashtë hekurave dhe madje mundohet të justifikojë të arrestuarit. Disa ditë më pas ai është shprehur se koncesioni u bë për të mirën e vendit dhe se udhëtimet jashtë vendit që kanë dalë në dosjen e SPAK janë më se normale. Nuk e dimë nëse i duken normale Beqajt dhe këto skandalet që po zbulon KLSH?! SPAK duhet të nxitojë hetimet ndaj tij.

Kompania nuk ka paguar qiranë

Tjetër vjedhje që kanë bërë Ilir Rrapaj dhe ortaku  tij Umbro Staçini në bashkëpunim me zyrtarët është shmangia e pagesës së qirasë. Sipas auditimit që ka bërë KLSH rezulton se nga fillimi i aktivitetit, për sterilizimin në Spitalin e Traumës dhe deri në fund të vitit 2022, firma “SaniService” sh.p.k. nuk ka paguar qira.

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se: Sipërfaqja totale në përdorim të koncesionarit është 288.6 m2 brenda ambienteve të SUT. Koncesionari e ka përdorur këtë ambient prej datës 16 gusht 2017 e në vazhdim, pa paguar qira. Kjo i ka shkaktuar spitalit 55 milionë lekë humbje.

SUT nuk ka përfituar vlerën financiare nga qiraja e ambientit te përdorur nga koncesionari, e cila paraqitet sa me poshtë e llogaritur nga grupi i auditimit te KLSH. Koncesionari prej fillimit te aktivitetit deri me datë 31.12.2022 ka përdorur këtë ambient prej 64 muaj. Pra e ardhura e munguar nga mos përfitimi i qeras mujore për këtë ambient në total është: 86,580 leke/muaj*64 muaj= 5,541,120 lekë Për sa më lart, shuma 5,541,120 lekë, përbën të ardhur të munguar për buxhetin e SUT”,  evidenton KLSH, duke treguar se mbështetë oligarkët nga qeveria.

Pajisje të paautorizuara

Por jo vetëm kaq! Akoma më i rëndë është fakti se kompania koncesionare e sterilizimit përdorte pajisje të paautorizuara, të cilat mund të vënë në rrezik jetën e pacientëve. Gjithashtu për shkak të kësaj shkeljeje janë shpërdoruar 36 milionë lekë.

Krahas shërbimit të sterilizimit të pajisjeve dhe seteve kirurgjikale të realizuara nga koncesionari S. S., në shërbimet Neurokirurgji, Salla e kirurgjisë plastike, Kabineti Maksilo Faciale dhe Reaminacion të SUT-së përdoren autoklava sterilizuese.

 Në inventarin e SUT gjenden 9 (nëntë) autoklava sterilizuese në vlerën totale 3,604,584 lekë. Përdorimi i tyre, nga shërbimet e sipërcituar të SUT krahas, atij të ofruar nga koncesionari si një detyrim koncesionar bie ndesh me kushtet e kontratës së lidhur midis MSHMS dhe Koncesionarit S.S”, tregon KLSH.

Pra, pacientët tek Trauma kanë paguar kontributet e sigurimeve shëndetësore (pa llogaritur ryshfetet) për të vënë jetën e tyre në rrezik.

Më tej, audituesi konstaton se koncesionari nuk zbaton kontratën lidhur me sterilizimin e instrumenteve. “Titullari i spitalit të kërkojë nga grupi i monitorimit të kontratës koncesionare me objekt “Kontratë koncesioni për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterile, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” informacion të plotë mbi ecurinë e saj, dhe të nxjerrë përgjegjësitë për mosrespektimin të kushteve kontraktuale”,- nënvizon raporti i KLSH.

Ndërkohë në spital u gjetën pajisje mjekësore jashtë funksionit me vlerën mbi 380 milionë lekë. Asnjë nga pajisjet mjekësore pjesë e inventarit të SUT nuk janë regjistruar në sistemin Clingo të Qendrës  Kombëtare të Inxhinierisë Biomjekësore, zbulohet në raportin e cituar.

Drejtoresha Edlira Bode për periudhën objekt auditimi nuk ka zbatuar dhe ndjekur politikat kombëtare për menaxhimin e pajisjeve mjekësore në Shqipëri. Këto janë përcaktuar qartë në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr. 3272, datë 11.09.2007 “Politika Kombëtare për Menaxhimin e Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, thekson raporti. Është përgjegjësi e Drejtorit të spitalit për zhvillimin e procedurës për mënyrën e raportimit të ngjarjeve të padëshirueshme dhe marrjen e sinjaleve të alarmit nga pajisjet mjekësore.

Çorba e Ilir Beqajt

Kujtojmë se në gusht të këtij viti Klodian Rjepaj, ish-zv ministër i Shëndetësisë është arrestuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Po ashtu raportohet se në pranga është vënë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me këtë koncesion.

Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, ndërsa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milionë dollarësh.

Kjo çorbë ka nisur të gatuhet në vitin 2015 me firmën e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ende është jashtë hekurave dhe madje mundohet të justifikojë të arrestuarit. Disa ditë më pas ai është shprehur se koncesioni u bë për të mirën e vendit dhe se udhëtimet jashtë vendit që kanë dalë në dosjen e SPAK janë më se normale.

Nuk e dimë nëse i duken normale Beqajt me këto skandalet që po zbulon KLSH?! SPAK duhet të nxitojë hetimet ndaj tij.

Çfarë është kontrata e sterilizimit?

Ajo është një prej katër projekteve të PPP në mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë sepse shërbimi duhej dhënë me koncesion.

Pazari i fundit të Manastirliut në shëndetësi, ikin pa garë 600 mln lekë

Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga posti si ministre e Shëndetësisë, por ndërkohë ka vazhduar ditët e fundit pazaret me tenderët. Para se të largohet nga zyra, Manastirliu ka firmosur disa afera me vlera të majme. Njëra nga këto është prokurimi me objekt  “Blerje sete kirurgjikale për shërbimet mjekësore” për Spitalin Memorial Fier, për të cilin janë vënë në dispozicion 600 milionë lekë. Gara është mbyllur në gusht të këtij viti, ndërsa kontrata me fituesin është nënshkruar më datë 1 shtator 2023 sipas gijotina. Duhet të përmendim përfituesin, sepse tenderi u dha pa garë në shkelje të ligjit për prokurimet.Në dokument shohim që për këtë tender kanë aplikuar dy kompani, por si për çudi oferta OE “Biometric Albania” ishte në “zero” lekë, çka e bën automatikisht të pavlefshme. Ndërsa O.E.S DISTRIMED SHPK kishte paraqitur ofertën me vlerë 600 milionë lekë, pra në të njëjtën vlerë si fondi limit. Duke qenë se kemi vetëm një ofertë dhe me vlerë shumë të lartë Ogerta Manastirliu duhej të kishte urdhëruar që Spitali Memorial Fier të mos vazhdonte me këtë procedurë, duke shpallur anulimin. Ministrja ka shkelur ligjin duke aprovuar këtë prokurim dhe për këtë monitoruesi Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”. Kështu Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj xhiruan në llogarinë e tyre 600 milionë lekë për një shërbim që me siguri as nuk do të lodhen ta japin. Janë  denoncuar shpesh herë tenderët e luksit pa garë që zhvillohen për Spitalin Memorial Fier dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin. Në këtë tender tregohet se do të merren materiale vërtetë të nevojshme mjekësore dhe jo dhoma me qira e transport për mjekët turq. Por, gjithsesi fakti që ky prokurim është zhvilluar në shkelje të ligjit le shumë për të dyshuar nëse kontrata do të realizohet siç duhet, pa përmendur se oferta është shumë e shtrenjtë. Në këtë spital nuk mund të kryhen të gjitha shërbimet apo analizat e nevojshme për qytetarët. Këto mungesa janë denoncuar disa herë, por Manastirliu ka qenë e zënë me tenderët për hotele me 5 yje dhe ushqimin e zgjedhur mjekëve turq.