Administrata, ja 6 kategoritë që përfitojnë rritje dhe shtesa në pagë

21
Sigal

Vendimi/ Qeveria depoziton 400 milionë euro nga arka e shtetit për financimin e reformës së pagave. Pas 3 muajsh mbi 77 mijë punonjës së sistemit arsimor, shëndetësor dhe me grada do përfitojnë rritje 23-36% të pagës bruto. Në pajën e shtimit të rrogës futet edhe administrata qëndrore, vendore, forcat e rendit, e ato të mbrojtjes. Pensionistët mbeten duarbosh. Ja lista sipas kategorive

Sa i takon masës së shtesës, në buxhetin e vitit 2024, për afro 36 mijë punonjës arsimor të Sistemit Arsimor Parauniversitar, parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto. Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada parashikohet të përfitojnë rritje të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

 Telegraf.al / Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror për tremujorin e fundit të vitit 2023 u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj.

Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit?

Sektori i shëndetësisë do të ketë rroga të reja. Kështu rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, rritje do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar.

Shtesë në pagë parashikohet edhe për forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore.

Këtë vit reforma do të shtrihet edhe tek punonjësit e pushtetit vendor, pagat e të cilëve janë në nivele të ulëta në raport me institucionet qendrore.

Sa i takon masës së shtesës, në buxhetin e vitit 2024, për afro 36 mijë punonjës në arsim të Sistemit Arsimor Parauniversitar, parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto. Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada parashikohet të përfitojnë rritje të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro. Reforma e pagave e nisur dy vite më parë synon të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat.

Më 2023, pagat e zyrtarëve të lartë u rritën me 97%, ato të mësuesve dhe infermierëve, me 7%

Një ligj që u miratua në Kuvend në maj 2023 rriti më tej pabarazinë në paga më 2023, teksa punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës.Funksionet e larta të qeverisë, deputetët, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50 deri në 98% sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave.

Rreziqet e rritjes pa produktivitet

Presionet për rritjen e pagave pa rritur produktivitetin rrezikojnë të rrisin çmimet dhe kjo do të cenojë shtresat e margjinalizuara të tilla si pensionistët dhe ata që kanë paga nën 55 mijë lekë.