Skema e re e grabitjes, tender 43 miliard lekë në një dorë të vetme

286
Sigal

Edhe pse shëndetsia shqiptare është në gjendje kome, qeveria nuk shkëputet dot nga tenderat, duke rrëzuar autonominë spitalore për blerjen e medikamenteve mjekësore, Fondi prej 43 mld lekë për 45 spitalet, është grupuar në një dorë të vetme për të favorizuar oligarkët e saj. Qytetarët paguajnë sigurimet shëndetsore për shërbim falas, por anketat tregojnë se 50% të shërbimeve paguhen nga xhepi

Qeveria nuk shkëputet dot nga tenderat, tenderi për blerjen e pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore në 45 spitale  rrëzon autonominë spitalore, oligarkët që përfitojnë pjesën e luanin

 

Shëndetësia është kthyer në një kuçedër për të grabitur paratë, pasi sikur të mos mjaftonin 520 mln euro të vetëm 4 koncesioneve apo miliona euro me tendera për ilaçe apo teste anti- covid dhe vaksina, që kanë ikur në drejtim të paditur. Këto para shkojnë në dobi të oligarkëve që kanë përfituar pjesën e luanin, ku në një mënyrë apo një tjetëri ndajnë në bashkëpunim. Tashmë një tjetër marrëzi e grabitje po del në skenë , të gjitha tenderët e shëndetësisë po planifikohen që të merren në një dorë të vetme , duke i grumbulluar fondet 36 mld USD ose (40mld lekë), çka përbën një skandal pasi spitalet mund të kenë nevoja të ndryshme në kohë të ndryshme . Pasi ilaçët nuk duhet lihet stok, duke qenë se rrezikon të skadojnë, ndërkohë që për një artikull të caktuar ka nevojë një x spital dhe një y spital ka nevojë për një tjetër artikull. Kjo tregon se nuk është qëllimi  për t’i shërbyer publikut dhe për të respetuar taksapaguesit shqiptarë që paguajnë sigurime shëndetësore, por qëllimi i Ministrisë është për të grabitur sa më shumë këto para për t’ua çuar oligarkëve.Pak ditë pasi qeveria miratoi projekt-ligjin për Autonominë Spitalore, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur një tender gjigant, me vlerë mbi 36 milionë euro, i cili vendos në pikëpyetje vullnetin e kabinetit Rama. Më 29 Prill, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi nga shkallët e Kryeministrisë se projekti i hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve. Por, më 4 Maj, Ministria e Shëndetësisë shpall një tender të përqendruar, me fond mbi 43 miliardë lekë të vjetra, për blerje medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore për të gjithë spitalet në vend. Të dhënat zyrtare tregojnë se Ministria e drejtuar nga Manastirliu ka vendosur të blejë medikamente për 45 spitalet e vendit. Kjo procedurë, jo vetëm që nuk i jep hapësirë autonomisë spitalore, por, për më tepër, shkon në të kundërt të praktikës së vendosur deri më tani.Tenderi pritet të mbyllet në fillim të Qershorit dhe synon furnizimin e strukturave spitalore në Tiranë dhe në rrethe për një periudhë 24-mujore. Kjo do të thotë se, edhe nëse Parlamenti e miraton menjëherë projektin e qeverisë për autonominë spitalore, ajo do të qëndrojë pezull për të paktën 2 vite.Qeveria ‘Rama’ erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtimin e shëndetësisë falas. Pasi dështoi në mënyrë spektakolare në përmbushjen e këtij premtimi, kabineti qeveritar shfaqi në fillim të mandatit të tretë risinë e autonomisë spitalore.Por, tenderi i sapo-shpallur nga Manastirliu tregon qartë se qeveria nuk ka vullnetin minimal për t’u shkëputur nga prokurimet me fonde gjigande.Institucioni i drejtuar nga Manastirliu ishte objekt i disa hetimeve të nisura nga Prokuroria Speciale, SPAK, për tenderat sekretë të zhvilluar gjatë pandemisë. Pasi SPAK-u dështoi në hetimet e tij, qeveria u ndje shumë komode dhe vendosi të përqendrojë tenderat gjigantë në duart e Manastirliut dhe stafit të saj.