Ja si tentoi Shqipëria të kthehej në parajsë të oligarkëve dhe njerëzve të krimit, që kërkonin pasaportat e arta si mjet përfitimi
“Pasaportat e Arta” është një ëndërr e parealizueshme të qeverisë shqiptare, e cila vite më parë donte ta vinte në zbatim. Kjo u cilësua nga Bashkimi Evropian si një skandal. Ishte e njëjta skemë si ajo e Qipros, ku me anë të një shume të caktuar që e konsideronin si investim mund të bëheshe shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Një rast pastrimi parash prej 75 milionë eurosh të dy shtetasve rusë e ka ekspozuar sërish Qipron në përmasat e skandalit të “Pasaportave të Arta”, program që u mbyll në vitin 2020 nga qeveria.
Deputetja e pavarur Alexandra Attalidou i kërkoi sqarim në kuvend Ministrit të Brendshëm Constantinos, ai tha thjesht se “të dhënat janë konfidenciale”, shkruan, ‘cyprus-mail.com’.
Së fundmi bëhet fjalë për dy persona me origjinë rusë të cilëve iu dha shtetësia qipriote në vitin 2016 nga kabineti qeveritar. Dy rusët duket se janë të përfshirë në pastrim parash nga kompani të regjistruara në Qipro. Autoritetet Francezë konfiskuan prona me vlerë 75 milionë të blera nga dy shtetasit rusë, kryesisht në rivierën francezë pasi kishin marrë nënshtetësinë qipriote. Attalidou nga ana e saj i kërkoi Ministrit të Brendshëm Ioannou Constantinos të dinte se kur ishin paraqitur aplikimet për shtetësi të dy rusëve në fjalë, dhe kërkoi që dokumentet e aplikimit t’i viheshin në dispozicion dhomës së deputetëve, por sërish përgjigja ishte “të dhënat janë konfidenciale”.
Një skemë të ngjashmë kërkonte të zhvillonte dhe Edi Rama, gjë e cila nga Bashkimi Evropian u cilësua si një skandal. Ishte e njëjta skemë si ajo e Qipros, ku me anë të një shume të caktuar që e konsideronin si investim mund të bëheshe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Por BE e kishte një eksperiencë të hidhur më parë.
Programi kontrovers i “pasaportave të arta” në Qipro solli në atë kohë kritika të ashpra për favorizimin e korrupsionit dhe ofrimin e shtetësisë së Bashkimit Evropian individëve me sfond të dyshimtë, përfshirë oligarkë, kleptokratë dhe kriminelë. Ndër përfituesit më të njohur të këtij programi ishin Oleg Deripaska, një miliarder rus me lidhje me Vladimir Putinin. Siç e dimë Oleg Deripaska është shpallur investitor strategjik në Shqipëri me vendim të qeverisë Rama, dhe ishte ai që rekrutoi Drejtorin e FBI-së së Neë Yorkut Charles Mcgonigal, për të siguruar informacione negative ndaj rivalit të Deripaskës, Vladimir Potanin një tjetër oligark rus, dhe ky me investime në Qipro.
Në atë kohë, ish-agjenti Mcgonigal nuk e pranoi fajësinë përballë katër akuzave penale, përfshirë akuzat për pastrim parash dhe shkeljen e sanksioneve. Më vonë pranoi në gjykatën federale në Manhattan se ai kishte punuar për oligarkun Deripaska midis pranverës dhe vjeshtës së vitit 2021 për të gjetur informacione negative për rivalin Vladimir Potanin, në një përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve amerikane. Vladimir Potanin, është pronari i kompanisë më të madhe të Nikelit dhe Palladiumit në Rusi. Ish-agjenti i FBI-së u pagua 17,500 dollarë, të transferuara nga Rusia përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi, në një përpjekje për të maskuar burimin e pagesave. Mcgonigal mendohet se ka përfituar rreth 225 mijë dollarë nga transaksionet Deripaskës. Në prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro. Në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin. Pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Depiraska, nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”.
Ndër përfituesit më të njohur të këtij programi ishin Oleg Deripaska, një miliarder rus me lidhje me Vladimir Putinin. Siç e dimë Oleg Deripaska është shpallur investitor strategjik në Shqipëri me vendim të qeverisë Rama, dhe ishte ai që rekrutoi Drejtorin e FBI-së së Neë Yorkut Charles Mcgonigal, për të siguruar informacione negative ndaj rivalit të Deripaskës, Vladimir Potanin një tjetër oligark rus, dhe ky me investime në Qipro.
Program i Pasaportave të arta, i cili lejonte individë të pasur të blinin shtetësi të BE-së përmes investimeve në Qipro, ka qenë një burim turpi për BE-në, duke minuar përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Skema u vu nën një kontroll të rreptë pasi një hetim nën mbulim i Al Jazeera-s zbuloi politikanë qipriotë, që ofronin të lehtësonin marrjen e shtetësisë për një kriminel fiktiv nga Kina.
Skandali e detyroi Qipron të ndalonte aplikimet e reja në tetor 2020. Për më tepër, Bashkimi Evropian nisi një procedurë shkeljeje kundër Qipros, e cila mund të çojë në penalitete financiare nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së.
Qipro miratoi 6,679 pasaporta të arta midis vitit 2008, kur programi filloi, gushtit 2020. Kjo përfshin rreth 3,100 aplikantë kryesorë, si dhe bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e tyre. Në total, vendi mblodhi të paktën 6.6 miliardë euro përmes këtij programi, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.