Emigracioni në Norvegji, Gjermani dhe Amerikë

1876
Sigal

Norvegjia kërkon fuqi punëtore me pagë 4500 euro/muaj. Profesionet më të kërkuara mjekë, infermierë, kimistë, biologë, shoferë, teknikë, kuzhinierë, kuzhinierë, kamerierë etj. Ja adresat ku mund të aplikoni. Rregulla të reja për vizat në SHBA dhe punësimin në Gjermani

Rregulla të reja për vizat amerikane

 

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se tani kërkon nga aplikantët për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale, si dhe adresën e emailit dhe numrin e telefonit.

Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane si vizitorë apo si aplikantë për të imigruar në Amerikë përfshijnë emrin e llogarisë së aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të fundit.

Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë. Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga këto kërkesa.

Aplikantët do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet terrorist.

Ligji për emigracionin e punëtorëve të kualifikuar duhej të ishte nxjerrë me kohë

Gjermania po tregohet më e kujdesshme në rekrutimin e punëtorëve nga jashtë BE-së

 

Pas një dekade rritje ekonomike, papunësia është në nivelin më të ulët dhe vendet e lira të punës janë në nivelin më të lartë që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990. Gati dy të tretat e firmave gjermane ankohen për mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, shkruan “The Economist”. Prandaj, Gjermania ka filluar të kërkojë për ta jashtë Bashkimit Evropian.

Rritja modeste e pagave në Gjermani sugjeron që nuk ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, por nëse do të shkonim për një vizitë në zemër të një prej rajoneve më të rëndësishme gjermane të industrisë së prodhimit në Baden-Württemberg, do të përballeshim me një këndvështrim krejt tjetër nga ana e punëdhënësve. Nëse ne vendosim njoftime në gazeta të ndryshme se kërkojmë të punësojmë punëtorë, feedback-u që marrim është zero, shprehet me keqardhje Peter Kaufmann, i cili drejton një firmë ndërtimi në Oberstadion, një fshat pranë Ulm. Ai thotë më tej se do të dëshironte ta rriste nga 100 në 150 numrin e punëtorëve, në rast se do të gjente më shumë muratorë dhe marangozë. Edhe sektorë si ai i turizmit apo kujdesi ndaj të moshuarve po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Nicole Hoffmeister-Kraut, ministrja e Ekonomisë së Baden-Württemberg, thotë se mungesat e fuqisë punëtore dëmtojnë rritjen e mëtejshme. Si rezultat, parlamentarët gjermanë po diskutojnë përpjekjen e parë të vendit për të rregulluar emigracionin e punëtorëve gjysmë të kualifikuar që vijnë nga shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Nëse miratohet, Fachkräfteeinwanderungsgesetz (“Ligji për emigracionin e punëtorëve të kualifikuar”), duke filluar nga viti 2020, do të zgjerojë rregullat që përfshijnë si të diplomuarit e huaj ashtu edhe punëtorët, të cilët kanë marrë trajnime të ndryshme profesionale. Kompanive dhe firmave të ndryshme nuk do t’u duhet më, që të favorizojnë shtetasit e BE-së, gjë që do të thotë se ato mund të punësojnë emigrantë nga jashtë BE-së, për aq kohë sa këta të fundit të flasin mirë gjermanisht dhe janë trajnuar për të punuar sipas standardeve gjermane. Ky ligj do të jetë një kompromis i vështirë midis “koalicionit të madh” të Gjermanisë së qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Hubertus Heil, ministri gjerman i Punës, e quan këtë projektligj si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë gjermane. Megjithatë, në këtë formë që është prezantuar aktualisht, ai do të bëjë shumë pak në drejtim të lehtësimit të problemeve të punëdhënësve. Është jashtëzakonisht e vështirë për të huajt që të provojnë se kanë aftësi të barasvlefshme me kolegët e tyre gjermanë. Sipas sistemit “të edukimit të dyfishtë” të Gjermanisë, rreth gjysma e atyre që kanë braktisur shkollat janë trajnuar për të punuar më pas në një prej 330 profesioneve të rregulluara, që nga ata që lidhin librat e deri tek ata që merren me prodhimin e termometrave. Prandaj, sipas këtij ligji, qeveria gjermane ka vendosur se do të pranojë në Gjermani rreth 25,000 njerëz në vit, të paktën në fillim. Rainer Dulger nga Gesamtmetall, një grup punëdhënësish inxhinierikë, shprehet se ligji, do të ndihmojë të plotësojë me vetëm një të dhjetën mungesën e forcës punëtore që ekzistojnë aktualisht. “Për aq kohë sa nuk do të trajtohet çështja e njohjes së kualifikimeve të huaja, ndryshimet që do të ndodhin nuk do të jenë të rëndësishme”, shprehet Rüdiger Wapler nga Instituti i Kërkimeve mbi Tregun e Punës në Shtutgart. Ky ligj është nxjerrë duke marrë në konsideratë rrjedhën politike të viteve 2015-‘16, kur mbi një milion azilkërkues hynë në Gjermani. Nga 10,000 deri në 15,000 emigrantë mbërrijnë çdo muaj dhe ata pak prej tyre që urdhërohen të largohen, kërkojnë azil. “Përzierja e çështjeve të azilkërkuesve me ato të emigracionit prodhon probleme”, – shprehet Lars Castellucci, një deputet i Partisë Social Demokrate që e mbështet ligjin. Sipas tij, ligji mbi punonjësit e kualifikuar mund të ndryshohet brenda një dite të vetme, në rast se do të vërtetohet se ai nuk është efikas. Thomas Bauer, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Integrimin dhe Emigracionin, propozon se deri sa të reduktohet numri i azilkërkuesve, do të jetë e vështirë që të lehtësohen rregullat për emigrantët që vijnë për të punuar në Gjermani. Ndërkohë, firmave do t’u duhet të menaxhojnë ligjin e ri, grupeve të punëdhënësve do t’u duhet që të merren me një sërë sistemesh në drejtim të trajnimit të të huajve, dhe ambasadat do të kenë nevojë për më shumë mbështetje dhe për më shumë burime informacioni. Punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, të cilët tashmë gëzojnë akses të veçantë në Gjermani, do t’u duhet të presin deri në një vit që t’i plotësohen të gjitha proceduarat e aplikimit. Z. Wapler vë në dukje se rritja e vendeve të punës në profesionet gjysmë të kualifikuara ka qenë më e ngadaltë se sa në sektorët me kualifikime të ulëta dhe të larta dhe theksoi se pozicione të tilla rrezikohen edhe nga automatizimi. Megjithatë, ligji mbart edhe një vlerë simbolike që shumëkush mund ta ketë anashkaluar. Z. Bauer thotë se ligji krijon një prezumim se emigrantët kanë të drejtë të kërkojnë punë në Gjermani, pavarësisht specifikave apo kufizimeve të vendosura. Ajo çfarë ka qenë e qartë prej shumë kohësh, tani do të miratohet edhe me ligj, fakti që Gjermania është një shtet që mbështet emigracionin. “Ndoshta punëdhënësit mund të mendojnë se kjo nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, ndërsa unë mendoj që ajo ka”, përfundoi ai.

Norvegjia kërkon fuqi punëtore, ja ku mund të aplikoni. Paga varion nga 4 mijë e 500 euro në muaj

Norvegjia duket se është duke kërkuar për fuqi punëtore dhe ofron një pagë të mirë në disa prej fushave mjaft të rëndësishme.

Paga varion nga 4 mijë e 500 euro në muaj, ndërsa profesionet që janë më shumë të kërkuara përfshijë inxhinierë, mësues (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekë dhe infermierë, shoferë autobusësh, kuzhinierë dhe kamerierë.

Zyra evropiane për punësim ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura më lartë, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.

Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër më humanet në botë dhe ia vlen për të punuar.

Nëse jeni të interesuar, më poshtë mund të aplikoni:

https://www.nav.no/workinnorway/en/Home