Skandali/ Ja ushqimet që po përhapin kancerin dhe diabetin

1274
Sigal

Shtimi i sëmundjeve në Shqipëri ka si shkak helmet në produktet bujqësore dhe ushqimore. Hormonet, pesticidet, pluhuri i tullave dhe allçisë që përdoret si ngjyrues po shkaktojnë tumore, leucemi, sterilitet, autizëm dhe sëmundje të lindura

Nga Kanceri tek diabeti, ja dëmet shëndetësore që shkaktohen nga helmet në produktet ushqimore

 

Hormone, pesticide, pluhur tullash e allçie – Si po na vrasin ushqimet që konsumojmë

Përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek produktet ushqimore ka qenë prej kohësh një shqetësim serioz për shëndetin e qytetarëve. Të shumta kanë qenë rastet skandaloze ku janë publikuar imazhe se si mbusheshin frutat dhe perime me shiringa hormonesh e pesticidesh. Sot, realisht qytetarët nuk dinë se me çfarë po ushqehen, ose më saktë janë të vetëdijshëm se pjesa më e madhe e produkteve të konsumuara janë rrezik serioz për shëndetin. Përdorimi i këtyre metodave për arsye përfitimi përbëjnë vepër kriminale nga fermerët e papërgjegjshëm që sigurojnë përfitime personale në kurriz të qytetarëve. Megjithatë nga ana e institucioneve shtetërore vihet re një neglizhencë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërsa jeta e shqiptarëve rrezikohet dita ditës. Së fundmi në media janë publikuar disa imazhe ku shfaqen se si ndërhyhej me pesticide dhe hormone për të përshpejtuar rritjen e frutave dhe perimeve, ndërsa vetë fermerët pranonin se produktet e tyre nuk ia japin kurrë fëmijëve të tyre. Në denoncime e publikuara, qytetarët kanë treguar pisllëqet dhe helmet që po hamë çdo ditë në tavolinat tona. Gjithashtu janë shfaqur edhe pamje që tregojnë se si pluhuri i tullave dhe pluhuri i allçisë përdoren masivisht në ushqime. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla si djathi. Pra, mund të themi që sot shqiptarët ushqehen edhe me materiale ndërtimi Pa harruar që këto janë vetëm një pjesë, pasi nuk duhen harruar dhe produktet që futen nga jashtë, cilësia e të cilave është po aq e rëndë sa e produkteve vendase.

Dëmet shëndetësore që shkaktohen nga pesticidet

Shkencëtarët kanë zbuluar që pesticidet mund të shkaktojnë një varg të problemeve shëndetësore dhe të rrezikojnë jetën.

Kanceri

Më shumës e 260 hulumtime kanë vërtetuar që pesticidet mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë limfomat, leukeminë, kancerin e trurit, gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive. Shmangni enët plastike, ndërsa ushqimet që kanë më së shumti pesticide (mollët, pjeshkat, sallatën e gjelbër, rrushin) blini në tregjet e produkteve organike.

Diabeti

Me vite është studiuar lidhja në mes diabetit dhe pesticideve. Dëshmitë e fundit sugjerojnë që pesticidet krijojnë rezistencë të trupit ndaj insulinës. Shkencëtarët po ashtu kanë dëshmuar qe njerëzit e trashë që kanë nivel më të lartë të komponimeve të organoklorizuara në trup kanë rrezik më të lartë për të krijuar diabet të tipit 2. Përveç pesticideve, të dëmshme janë dëshmuar edhe freskuesit kimik të ajrit prandaj shmangni tërësisht.

Steriliteti

Mjekët dhe shkencëtarët pohojnë që pesticidet mund të shkaktojnë sterilitet te meshkujt dhe femrat, por edhe abort. Hulumtimet kanë treguar që meshkujve u bie niveli i testosteronit kur konsumojnë ushqim, veçanërisht molla që janë të rritura organikisht. Shmangni pemët dhe perimet që kanë nivel më të lartë të pesticideve (mollët, pjeshkët, sallatën e gjelbër, rrushin, dredhëzat, kumbullat). Këto ushqime blini në tregjet e produkteve organike.

Autizmi

Hulumtuesit më të mëdhenj botërorë të autizmit besojnë që autizmi krijohet me kombinimin e gjenit tek ndotësit në të cilët kanë qenë të ekspozuar prindërit para dhe gjatë ngjizjes së fëmijës. Shumë pesticide i vrasin dëmtuesit ashtu që së pari ua shkatërrojnë veprimin neurologjik, ndërsa duket që të njëjtën gjë ia bëjnë edhe fëmijëve të palindur.

Të metat e lindura

Fëmijët të cilët janë ngjizur gjatë pranverës dhe verës kanë rrezik më të lartë nga çrregullimet e lindura. Gjatë kohës së pranverës dhe verës ekspozimi ndaj ushqimit të pasur me pesticide është i larti. Spina bifida dhe sindroma e Down janë disa nga të metat e lindura që shfaqen më së shpeshti te fëmijët e ngjizur në kohën e pranverës dhe verës. Në këtë kohë sasi e madhe e pesticideve gjendet edhe në ujë. Pini ujë të filtruar dhe hani ushqim të rritur organikisht nëse planifikoni ngjizjen, dhe në veçanti nëse jeni shtatzënë.