Skandali/ Ja loja e KMY në markete me produktet pa etikë

562
Sigal

Në dyqanet e KMY në Tiranë një kg mish viçi kushton 850 lekë, por çudia me e madhe qëndron ne faktin se një kilogram sallam me mish viçi kushton shumë më lirë, vetëm 420 lekë.Pyetja logjike që i lind çdo konsumatori është se si mund të dalë kosto e sallamit kaq minimal duke pasur parasysh se mishi i viçit ka dyfishin e çmimit? Në mungesë të etiketës informuese  për përbëresit e sallamit reklamën e bëjnë shitëset, duke deklaruar se sallami piknik KMY është me mish viçi.

Gazetarja: Ky sallami këtu? Shitësja: 420 lekë.Gazetarja: Viçi është?Shitësja: Po. Mish vendi. Sallamin e prodhojmë vetë.Gazetarja: Për 400 lekë me mish viçi ja vlen.Shitësja: 450 ke mishin e lopës.Faktet janë më kokëforta se dëshira jonë për të besuar atë që reklamon KMY.

Në këto kushte i kemi dërguar një kërkesë për informacion Kombinatit të mishit Yzberisht Tiranë ku i kërkojmë informacion njëkohësisht edhe një shpjegim logjik  se si mund të dalë kosto e sallamit për tregtim 420 lekë/kg ndërkohë që dihet se një KG mish viçi kushton më shtrenjtë?

KMY ka vendosur të heshtë dhe të mos japë asnjë lloj informacioni as për Ora dhe as për konsumatorët.  Siguria ushqimore eshtë në pikëpyetje për sa kohe që blerësi nuk e di se çfarë konsumon. Ora ka kërkuar nga AKU informacion  nëse  inspektorët kanë marrë monstra rastësore të  sallamit që  prodhohet në vend për t’i kryer  analizat.

Ashtu sikurse ndodh në të shumtën e rasteve, AKU na ka vënë në dispozicion një përgjigje pa përgjigje. Ky institucion nuk njeh analizat por vetëm citon ligje për të na thënë në fund se “kryejnë shkëmbime informacioni referuar jo konformiteteve të hasura”.  Për sa kohë që AKU e kontrollon tregun me anë të informacioneve dhe jo me anë të analizave laboratorike,  siguria ushqimore është në pikëpyetje.  Në ditët në vijim do transmetojmë se çfarë ndodh brenda ambienteve të fabrikave më të mëdha në vend  ku përpunohet mishi dhe prodhohet sallami.