Si pazaret e ‘Bibës dhe Berberit’ i falën gjobën 1.5 mln euro bosëve të pesticideve, që zhvasin fermerët me çmimet monopol

237
Sigal

 

E kanë justifikuar me gjoja “mungesën e njoftimit zyrtar të ankimimit”, ndërkohë që 3 firmat e ndëshkuara ia kanë çuar vendimin e sigurimit të padisë, por Denar Biba dhe mbikëqyrësja e këtij hetimi, Adriana Berberi, kanë bërë pazar dhe e kanë lënë heshtje deri sa të kalonte afati ankimimit.

Më 13 prill 2022, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, bëri me dije në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë e Financave, se firma e plehrave kimike “Agro Blend Sh.p.k” u gjobit me 119 milionë lekë të reja, firma “MBM Sh.p.k” me 66 milionë lekë të reja, ndërsa firma “ÇAÇA Sh.p.k” me 7 milionë lekë të reja për abuzim me çmimet  në treg

Kryetari i Konkurrencës Denar Biba, bëri me dije se gjobat nuk janë ekzekutuar, mbasi e ka bllokuar Gjykata e Tiranës, pas ankimimit të 3 firmave, të cilat realisht janë të treja biznes i Fiqiri Ismailit të Vorës, por në shërbim të tyre është venë vetë Kryetari i Konkurrencës, Denar Biba, i cili nuk e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.

Afati ligjor i kundërshtimit, ka skaduar qysh në datën 8 prill dhe tashmë e firmat “Agro Blend Sh.p.k”, “MBM Sh.p.k” e “ÇAÇA Sh.p.k”, përveçse bllokuan gjobën 1.5 milionë Euro në gjykatë, po vazhdojnë zhvatjen e fermerëve me çmime të larta e monopol të plehrave kimike.

 

Mos kundërshtimin e bllokimit gjobës në gjykatë, kryetari Denar Biba e justifikon me gjoja “mungesën e njoftimit zyrtar”, se 3 firmat e ndëshkuara kishin bërë kundër vendimit, kur faktikisht firmat ia kanë çuar vendimin e sigurimit të padisë.

Por Denar Biba dhe mbikqyrësja e procesit të këtij hetimi, Adriana Berberi bënë pazar me bosët e firmave dhe e lanë në heshtje, deri sa të kalonte afati ankimimit, ndërsa më pas e kanë justifikuar, sikur nga rishikimi i vendimit ka dalë se nuk ka argumente ligjore për apelim.

Mirëpo në Vendimin 847, datë 25.03.2022, vetë kryetari Denar Biba dhe anëtarja Adriana Beberi që ka mbikëqyrur hetimin e tregut të plehrave, thonë se gjobat janë vendosur mbi bazën e të dhënave të sakta që kanë dalë nga hetimi i thelluar, vendim të cilin e kanë firmosur dhe 2 anëtaret e tjera Leida Matja e Rezana Konomi.

Nuk e dimë, nëse Denar Biba do ta bëjë Autoritetin e Konkurrencës pjesë të procesit gjyqësor për këto gjoba, por loja e tij favorizuese me Fiqiri Ismailin e Vorës po vazhdon, duke aktruar sikur monitorimi për çmimet e plehrave kimike do zgjatet dhe 1 vit.

Edhe pas gjobitjes, çmimet në treg vazhdojnë të rriten nga firmat monopol “Agro Blend Sh.p.k”, “MBM Sh.p.k” e “ÇAÇA Sh.p.k” dhe fermerët ankohen çdo ditë, ndërsa dy xhambazët Denar Biba e Adriana Berberi kanë bërë pazar të mos i pengojnë.

E themi këtë, mbasi ligji i ka dhënë fuqi Autoritetet të Konkurrencës, që në rastet kur edhe pas paralajmërimit apo gjobitjes, firmat vazhdojnë abuzimin në treg, u bllokohet aktiviteti i importit e tregtimit, sekuestrohen e kallëzohen penalisht.

Këto masa ndëshkimore, xhambazët Biba e Berberi i njohin mirë, por nuk i zbatojnë, mbasi zbatojnë “Kodin e ryshfetit”; siç vepruan dhe me votën e tyre, për t’u hequr gjobën 5 milionë Euro bosëve të miellit, mes të cilëve ishte dhe Fiqiri Ismaili, të cilit po i falet dhe gjoba 970 mijë Euro për abuzimin me plehrat kimike.Pamfleti