INFO
– Qytetarët paguajnë 160 milionë euro në vit për hajdutët e shteti, dhe më pas le të “vrasin veten” tek private.Pra shtrydhen njëherë qytetarët nga shteti, dhe më pas si të dytë mund t’i paguhet dhe privatit
– Raportet e auditimit të KLSH dhe FSDKSH zbulojnë se taksapaguesit shqiptarë paguan edhe gjatë pandemisë së covid-19 për shërbime, që nuk janë ofruar nga kompanitë koncesionare në sistemin shëndetësor.
Mungesa e qendrave të specializuara për trajtimin e kancerit, numri i kufizuar i pajisjeve radioterapeutike dhe stafi i kufizuar në shërbimet onkologjike, janë shqetësimet kryesore që adresuan në konferencën shëndetësore mjekët onkolog. “Duhet të kemi një furnizim të rregullt me ilaçet që janë thelbësore në fushën e onkologjisë. Duhet t’u ofrojmë pacientëve një trajtim të pandërprerë. Duhet të kemi terapi të targetuar dhe imunoterapi. Sa i përket trajtimit dhe kujdesit paliativ, kemi një mungesë qendrash të specializuara për trajtimin multidisiplonor të kancerit. Numri i makinerive radioterapiste është shumë i kufizuar si dhe si aksesi në terapitë e avancuara si trajtimet me imunoterapi është i ulët. Kemi një mangësi sa I përket stafit të specializuar në Onkologjik. Kemi programe për kancerin e qafës së mitrës dhe gjirit, por trajtimi mbulues mbetet shumë e ulët.. Duhet të kemi më shumë pajisje në qendrën tonë, kemi vetëm 2 pajisje Linek, duhen 4-5 të tilla”.Por ministria e shëndetësisë ka një pasqyrë tjetër sa i përket luftës kundër kancerit.“E megjithatë, edhe pse ne i pranojmë sfidat dhe vështirësitë që sjell kanceri, është vendimtare që ne të dallojmë edhe progresin e arritur dhe politikat që po zbatohen për të luftuar këtë sëmundje. Në jemi këtu të gjithë bashkë për një projekt vendimtar duke e ditur e duke e pasur të qartë se kanceri nuk është thjesht në sëmundje, është një situate që prek çdo komb, që prek çdo ekonomi dhe çdo familje”. Për të pasur një mbulim sa më të mirë financiar për shëndetin, Ministria e Ekonomisë, u propozon qytetarëve të sigurohen në skemat private.Organizatorët e kësaj konferencë bëjnë thirrje për më shumë bashkëpunim mes institucioneve, në mënyrë që të adresohen problemet reale me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale.
01
Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur
“Shëndetësia falas” rezultoi një mashtrim kriminal dhe i pabesë i Edi Ramës, me pasoja shkatërrimtare për sistemin, për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, të cilët sot paguajnë nga xhepi 60% më shtrenjtë për kurim e ilaçe.Vota më 11 Maj për Nr.1 “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për:Dyfishimin e pagave të mjekëve dhe infermierëve. Rimbursim 50%-90% të ilaçeve dhe shtim të numrit të tyre. Ilaçet për sëmundjet tumorale do mbulohen nga shteti. Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur. Fund koncensioneve korruptive që zhvatin taksat. Shtim të buxhetit për shëndetësinë nga 2.1% të PBB në 3% brenda mandatit të parë , theksoi në një reagim Tedi Blushi.
02-
Sterilizimi, Ilir Beqajn dhe Rjepaj frynë kostot me 56.4%
Për Gjykatën e Posaçme ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zëvendësi i tij Klodian Rjepaj frynë kostot e shërbimit të sterilizimit në masën e 56.4% me qëllim përvetësimin dhe vjedhjen e fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë.Në vendimin e gjyqtares së seancës paraprake, analizohet çdo pikë e kontratës së lidhur në vitin 2015 mes Ministrisë dhe koncensionarit, ku konkludohet se kontrata është negociuar në favor të kompanisë fituese.Gjykata, shton se me firmën e ish-ministrit, shteti është detyruar të jetë palë enjë kontrate nga e cila nuk fiton asgjë.“Për të finalizuar këtë qëllim tyren, ata kanë bërë shkelje të shumta në këtë procedurë dhe kanë detyruar shtetin shqiptar të jetë pale në një kontratë koncesionare dhjetëvjeçare me një dëm të konsiderueshëm. Përsa përfitohet, z. Beqaj ka pasur dijeni për gjithçka dhe ka qenë aktiv gjithë kohës, me qëllim konkludimin e planit të paramenduar për dhënien e shërbimit të sterilizimit dhe shërbimeve të tjera, operatorëve të paracaktuar, me vlerë të paracaktuar, e ky ka qenë edhe shkaku pse ai ka bërë shumë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës së tij”, thotë GJKKO.Bashkë me biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, ata konsiderohen si pjesë e një grupi kriminal. Gjykata thotë se është provuar që ata ishin nën drejtimin e ish-zëvendësministrit dhe nuk kanë marrë pjesë sipas detyrimeve ligjore ne procedurat koncensionare, por thjesht kanë hedhur firmën.




















