Shpopullimi: Të rinjtë shqiptarë në skamje dhe në ikje

251
Sigal

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, dhe  Shqipëia konsiderohet ende si një ndër vendet me flukset më të larta të emigrimit. Papunësia,varfëria dhe korrupsioni po shtyn qytetarët të boshatisin vendin. Raporti i OKB nxjerr zbuluar se Shqipëria është ndër 10 vendet që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë. Deri në 2100 rrezikon të katandisen me 860 mijë banorë

Shqipëria, ndër 10 vendet që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë

 

Shqipëria po humb gjithnjë e më shumë nga dividendi i saj demografik për shkak se popullsia po pakësohet me ritme të shpejta në grupmoshën e artë 1-40 vjeç, teksa numri i personave mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria konsiderohet ende si një ndër vendet me flukset më të larta të emigrimit në raport me popullsinë rezidente. Rigjallërimi i valës së emigrimit shpjegohet me një sërë faktorësh socialo- ekonomikë, arsimi i dobët, pagat e ulëta, varfëria apo mangësitë në mbrojtjen sociale., por edhe si pasojë e politikave jo efikase që lë qytetarët të papunë si rrjedhojë të pashpresë e pa të ardhura.

Shqipëria renditet ndër 10 vendet, që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë deri në vitin 2050, sipas një raporti të Visual Capitalist, që ka përpunuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara. Popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë. Sipas tabelave të Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë. Parashikimet e mëparshme të Kombeve të bashkuara, në skenarët pesimistë prisnin një rënie të popullsisë deri në 860 mijë banorë në vitin 2100.

Raporti

Që nga mesi i viteve 1900, popullsia globale ka ndjekur një trajektore në rritje, thotë raporti. Ndërsa pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është përqendruar në Kinë dhe Indi, studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes të ndodhë në Afrikë. Që nga viti 2019, për shembull, një grua mesatare në Niger bën mbi gjashtë fëmijë përgjatë jetës së saj. Në anën e kundërt të këtij spektri janë një numër vendesh që duket se po tkurren nga perspektiva e popullsisë.

Shumë nga këto vende ndodhen në ose afër Europës Lindore.

Arsyeja e parë është lindshmëria, e cila sipas Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare (PIIE), është tkurrur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në të gjithë rajonin, numri mesatar i fëmijëve për grua ra nga 2.1 në 1988 në 1.2 deri në 1998.

Normat e lindjeve janë rikuperuar pak që atëherë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar vdekjet dhe emigracionin, që i referohet qytetarëve që largohen nga vendi i tyre për të jetuar diku tjetër.

Europa Lindore pa disa valë emigracioni pas zgjerimit të kufijve të Bashkimit Evropian (BE) në 2004 dhe 2007. PIIE raporton se deri në vitin 2016, 6.3 milionë europiano-lindorë banonin në shtete të tjera të BE-së.

Bullgaria është shteti që pritet të ketë rënien më të madhe të popullsisë në botë, me -22.5%, e ndjekur nga Lituania me 22.1%.

Papunësia,varfëria dhe korrupsioni po shtyn shqiptarët të boshatisin vendin, Varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

“Elita” e zhgënjyer nxit fëmijët të largohen

Shumë nga të rinjtë që planifikojnë të largohen nga vendi për të studiuar jashtë vendit kanë nxitës prindërit. Anketa e vitit 2020 e profesorëve Gëdeshi dhe King, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale me studentë tregon thuajse 2/3 e prindërve, që duan të çojnë për studime maturantët jashtë janë profesionistë (mjekë, inxhinierë, juristë etj.), nëpunës të administratës shtetërore, biznesmenë, menaxherë, drejtorë ose partnerë biznesi.

Popullsia shqiptare rrezikon të katandiset me 860 mijë banorë deri në vitin 2100

Shqipëria është nga të paktat vende në Europë që do përjetojë një tranzicion të trishtë të popullsisë.

Shekulli në të cilin jetojmë do të mbyllet me rezultate fatale të popullsisë së vendit, sipas projeksioneve të reja të Departamentit të Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucioni ndërkombëtar. Duke marrë në konsideratë ecurinë e popullsisë vetëm në normat bruto të lindjeve (norma e fertilitetit) sipas të gjithë skenarëve, Shqipëria do të ketë ulje të popullsisë së saj.

Varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.

Shqipëria po humb gjithnjë e më shumë nga dividendi i saj demografik për shkak se popullsia po pakësohet me ritme të shpejta në grupmoshën e artë 0-40 vjeç, teksa numri i personave mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.