Krahasimi i numrit të votuesve në zgjedhjet e vitit 2023 në krahasim me ato të 2015 nxjerrë në pah një realitet të dhimbshëm që ka të bëjë me shpopullimin e Shqipërisë. Ne 8 vite kemi humbur 1 në 4 votues, qindra të tjerë kanë kërkuar dorzimin e nënshtetësisë, votuesit e rinj braktisën në masë votimet pasi nga 122.545 zgjedhës të rinjë vetëm 16.628 kanë votuar. Në shkallë vendi nga 3.65 milion votues kanë votuar vetëm 1.39 milion votues
Nga 122,545 zgjedhës që votonin për herë të parë më 14 Maj, sipas të dhënave të raportuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 16 628 prej tyre ose 13.5% e kanë ushtruar të drejtën e votës ditën e dielë.
Zgjedhjet vendore të 14 Majit shënuan një pjesëmarrje të ulët të votuesve, por në masën më të madhe u braktisën të rinjtë, votuesit për herë të parë.
Nga 122,545 zgjedhës që votonin për herë të parë më 14 Maj, sipas të dhënave të raportuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 16 628 prej tyre ose 13.5% e kanë ushtruar të drejtën e votës ditën e dielë.
Ekspertët e zgjedhjeve besojnë se ka pasur disa arsye që ka lënë të rinjtë jashtë fokusit të këtyre zgjedhjeve si; fushata e polarizuar politike; mungesa e platformave të kandidatëve që tërheqin këtë grup-moshë votuesish si dhe mungesa e edukimit të tyre për zgjedhjet.
Duke analizuar pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në votime, Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare” i tha BIRN se rinia nuk gjen hapësira tek politika.
“Rinia e ka bojkotuar politikën e vjetër, tek e cila nuk sheh as politika rinore, as bashkëmoshatarë të përfaqësuar dhe as hapësirë për t’u rritur,”- tha Xhemollari, duke rreshtuar disa arsye që, sipas tij, kanë ndikuar tek bojkoti i të rinjve në votimet e së dielës.
“Arsyeja e parë është mungesa e programeve dhe gjuhës së politikës për t’iu qasur të rinjve,” -shtoi ai.
“Arsyeja e dytë është që kjo kategori nuk e ka kalcifikuar votën dhe nuk mund të votojë me tifozeri, po nuk pa një interes apo program konkret dhe e treta është fakti që ka një mungesë të thellë edukimi demokratik për të ushtruar të drejtën e votës në shkolla, universitete e me radhë,” përfundon Xhemollari.
KQZ ndërmori disa fushata sensibilizimi për kategori të veçanta votuesish, ndër to dhe për votuesit për herë të parë në periudhën parazgjedhore duke e konsideruar angazhimin e të rinjve në proceset demokratike element të rëndësishëm në vendimmarrjet publike.
Mospjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet vendore shënoi një rekord të ri historik. Sipas të dhënave të pjesshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 35% e votuesve ushtruan të drejtën e votës këtë të dielë, një rekord i ri historik negativ i paparë më herët.
Vetëm 1.25 milionë shqiptarë nga 3.65 milionë shtetas me të drejtë vote ushtruan të drejtën e tyre të votimit të dielën për zgjedhjet për pushtetin vendor, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së.

Shpopullimi dramatik që na treguan votimet
Me pak fjalë, në vetëm 8 vjet këto bashki kanë humbur 1 në çdo 4 votues, një trend dramatik, që thuajse po i shuan qytetet shqiptare.
Krahasimi i numrit të votuesve në zgjedhjet e vitit 2023 me ato të vitit 2015 nxjerr në pah një realitet të dhimbshëm: Shpopullimin masiv të Shqipërisë. Oligarkia.al krahasoi numrin e votave të vlefshme në 14 bashkitë më të mëdha të vendit. Rezultatet konfirmojnë atë, që tashmë duket si një trend i pandalshëm tragjik. Rrudhjen e bazës së votuesve.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2023 në 14 bashkitë më të mëdha të vendit votuan në total 820 mijë e 206 persona. Krahasuar me vitin 2015, ku në të njëjtat bashki votuan 927 mijë e 377 vetë, numri i votuesve ka rënë me mbi 107 mijë vetë. Pra 11.6 për qind më pak. Ky krahasim është vetëm për numrin e votave të vlefshme.
Një pjesë e analistëve po e asociojnë rënien e numrit të votuesve me zhgënjimin e shqiptarëve me klasën politike. Por shifrat e detajuara, sinjalizojnë se indiferenca ndaj klasës politike mund të mos jetë arsyeja kryesore se pse po bie numri i votuesve.
Krahasimi i të dhënave tregon se rënia më e madhe në numrin e votuesve ka ndodhur pikërisht në bashkitë më të varfra të vendit. Në Fier, Lushnje, Berat, Dibër dhe Gjirokastër, rënia e numrit të votuesve krahasuar me vitin 2015, luhatet nga 20 deri në 25 për qind.
Me pak fjalë, në vetëm 8 vjet këto bashki kanë humbur 1 në çdo 4 votues, një trend dramatik, që thuajse po i shuan qytetet shqiptare. Në 14 bashki më të mëdha të vendit, vetëm njëra ka regjistruar rritje të votuesve krahasuar me vitin 2015. Ajo është bashkia e Kamzës, ku numri i votuesve është rritur pak më shumë se me 300 vetë ose 0.7 për qind, krahasuar me 8 vjet më parë. Në të gjitha bashkitë e tjera votuesit janë rrudhur me ritme të frikshme.
Tirana është bashkia me rënien më të vogël të numrit të votuesve me 9 mijë vetë ose më pak se 3 për qind. Në fakt, Tirana është nga të paktat qytete të vendit, ku numri i popullsisë rritet dhe rënia e votuesve në këtë bashki mund të sinjalizojë zhgënjimin e qytetarëve me klaën politike. Por në qytetet e varfra të vendit, më shumë se zhgënjim tkurrja e votuesve duket e lidhur me shpopullimin masiv të vendit. Me pak fjalë, në Shqipëri nuk kanë mbetur më votues për të mbrojtur pluralizmin përballë armatës së njerëzve që janë të lidhur me buxhetin, pensionistët dhe administrata.

‘Shqipëria po boshatiset’/ Rreth 100 shqiptarë dorëzuan pasaportën pak ditë para 14 Majit
Shqipëria po boshatiset dita ditës dhe këtë e fakton edhe një tjetër shifër e zbardhur e braktisjes së vëndit apo rrudhjes së popullsisë, e cila tashmë pranohet nga të gjithë. Përtej shifrave dhe pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje ku opozita e lidh së shumti edhe me emigracionin, kjo tashmë faktohet edhe me dokumenta zyrtare. Dekretet e Presidentit të Republikës Bajram Begaj 12 ditë dhe 10 ditë para zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 Maj me një % nën 50 për totalin e votuesve, tregojnë se si 95 shqiptarë jo vetëm janë larguar, por kanë dorëzuar edhe shtetësinë. Ata zyrtarisht nuk i përkasin më vEndit ‘kuq e zi’ edhe pse kanë patur deri pak ditë më parë lidhje me këtë vend.





















