Brenda 3 muajve Arlind Qorri, bëhet forcë e tretë, mundi Aliebajn

204
Sigal

Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i tretë me numër votash në kryeqytet ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin e shprehur përmes votës.Në një deklaratë për mediat në përfundim të procesit të numërimit, Qori tha se çdo para e dhuruar për lëvizjen Bashkë është përdorur për infrastrukturën modeste të fushatës së tyre. Ai garantoi se lëvizja tashmë do të konkretizohet në aksionin politik dhe premtoi rezistencë përballë PS.“Paratë tona kanë shkuar për biçikleta dhe bileta autobusash. Falenderoj mbështetësit tanë që janë duke monitoruar rezultatin e zgjedhjeve që kanë parë te Lëvizja Bashkë lidhjen. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta. Asnjë pushtet nuk ka qenë kurrë kaq i korruptuar sa Edi Rama dhe Erion Veliaj. Lajmi që Veliaj do të  drejtojë bashkinë do të thotë më shumë kulla e më parqe. Tirana dhe Shqipëria kanë një mundësi më të madhe rezistence. Kanë lëvizjen bashkë dhe 13 mijë e  800 qytetarët e Tiranës që na kanë votuar. Të mbrojmë demokracinë dhe të përparojmë si në demokracinë dhe te të drejtat,”-deklaroi Qori.Arlind Qori ishte surpriza e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas disa vitesh angazhimi me protestat dhe kauzat e qytetit të Tiranës dhe jo vetëm, ai vendosi të hynte në një garë eksperimentale për Lëvizjen Bashkë.Për herë një lëvizje, e pa organizuar si parti, ia del të kapë një numër kaq të lartë votash. Në total, ai mori 13835 vota ose 4.77 %, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e PD.