Sefer Pasha: Shqiptarët po i gllabëron emigrimi

106
Sigal

 Qysh tani vendi po boshatiset, në Shqipëri nuk do të ketë më njerëz me ngjyrë të bardhë 

Sa kisha dalë nga Biblioteka Kombëtare. Do të mbyllja një letër për në Rahovec në Postën Qëndrore. Një pamje e pazakontë më bëri që të ndaloj përpara monumentit të Skënderbeut. Aty po dëgjonin ciceronin një grup turistësh. Megjithëse nuk merrej vesh “turistët” duhet të ishin femra. Kokë e këmbë ishin mbuluar me të zeza. Nisa t’i vëzhgoj. Për koke kishin hedhur shami të zeza. Poshtë mjekrës mbanin të lëshuar gjithashtu një copë të zezë, e cila u varej poshtë gjoksit si një perde për të mbyllur dritaret. Fustani korb i zi u mbulonte gjunjët dhe sandalet pis të zeza. Edhe nga mbrapa u varej po ashtu një basmë e zezë deri poshtë vitheve. Të dy sytë si të qenë dy shpella nuk mund të dalloheshin se turistet misterioze kishin vendosur syza me të njëjtën ngjyrë si të rrobave, që kishin veshur nga flokët në thua. Ç’janë këto damlla thashë me veten time? Një herë m’u dukën si një kope me dele të zeza. Por krahasimi çalonte. Më shëmbëllenin me korba, si një tym i zi, si re e zezë, përcëllimë e natë deti.

Nuk vonoi dhe ciceronin e rrethuan dy të huaj me mjekër. Grupi i korbave përgjoi bisedat e tyre. Duhet të ishin shoqërues të misterit të zi. Filluan të diskutojnë anglisht për kullat që po ngriheshin në Tiranë. Njëri prej tyre i tha ciceronit se kullat tuaja do t’i blemë ne të kontinentit të largët. Shqiptarët do t’i gllabëroj bota. Do të shuhen. Qysh tani vendi po boshatiset. Në Shqipëri nuk do të ketë më njerëz me ngjyrë të bardhë. Në bulevard do të shetisin të ardhurit me ngjyrë të zezë.

Tek e vështroja këtë re të zezë i thashë vetes. Askush nuk mund ta marrë vesh se kush fshihet pas kësaj mjegulle të zezë. Edhe sandalet e zeza i mbulonte fustani që fshinte bulevardin. Brenda “ishullit të zi” mundet të kishte edhe meshkuj. Ndofta dhe njerëz të krimit. Askush nuk do të guxonte ta kontrollonte këtë sekt fetar. Ku merret vesh sot?

“Ishulli i zi” filloi të lëviz drejt kullës Hotel Kontinental. Ndjeva një farë frike. M’u duk se kisha të bëja me shtrigan, djaj, lugetër, vampirë e alienë. Vendosa t’i ndjek nga mbas deri kur të futeshin në hotel. Në restorant besoja se do ta hiqnin maskën, që u mbulonte fytyrën. Ndryshe nuk kishte sesi të ushqeheshin. Nëpër tavolina do t’ju shikoja ngjyrën, tiparet dhe me ç’gjuhë komunikonin. Më kishte intriguar biseda e zhvilluar tek monumenti i Skënderbeut se në të ardhmen në Tiranë nuk do të kishte më njerëz me ngjyrë të bardhë. Shqiptarët do të qenë shuar nëpër bote. E këtu do të bënin pallë ariu ata të ardhurit nga larg me ngjyrë të zezë, të murrme a të kuqërremtë.

Ika i traumatizuar nga ato që dëgjova. O zot thashë. Mos ardhtë ajo ditë! Dhe fillova të këndoj këngën: – /Sazan e Karaburun//Janë vatanet e mija/.

Ikjet shqiptare

OKB ka raportuar se në periudhën 2005-2010 u numëruan 217 mijë persona që lanë Shqipërinë, ndërsa gjatë 2010-2015, u larguan 137 mijë persona. Rreth 70 mijë shqiptarë janë larguar në vitet 2015-2021. Sipas të njëjtit raport të OKB, parashikohet se deri në vitin 2100, nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë. Revista shkencore ndërkombëtare “The Lancet”, raportoi se popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52 për qind në krahasim me vitin 2017. Shifrat e të larguarve apo atyre që synojnë ta “braktisin” Shqipërinë në të ardhmen mbeten disa herë më të larta se numri prej 30 900 shqiptarve që Instituti Europian i statistikave, Eurostat, raportoi se u urdhëruan të largoheshin nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2019. Shqipëria u rendit e treta në botë, pas Marokut dhe Ukrainës, për numër shtetasish që iu është refuzuar qëndrimi në Bashkimin Europian gjatë vitit 2019 dhe po të tretët për numrin e personave që janë urdhëruar të largohen. Përpos faktit se nga Shqipëria vijon largimi i qytetarëve, problemi merr përmasa më shqetësuese po t’i referohesh anketës së fondacionit gjeman “Friedrich Ebert” të publikuar në shtator të vitit 2021, sipas të cilit 285,000 të rinj shqiptarë planifikojnë të largohen nga vendi.

Sipas fondacionit gjeman “Friedrich Ebert”

Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (sipas të njëjtës anketë, 358 mijë persona kërkojnë të largohen nga Rumania), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojnë thyejmë rekord, me 40% të të rinjve që duan të largohen nga vendi. Efekti i shpopullimit, për psikologen Ariana Muçaj sjell probleme sa në ekonomi aq edhe në demografinë e vendit, ku ndër arsyet kryesore të largimeve qëndrojnë pagat e ulëta dhe pasiguria për të ardhmen.

Ne flasim vërtetë për shpopullim të Shqipërisë, pasi po na ikën rinia dhe shifrat flasin se të larguarit janë nën 35 vjeç. Kjo tregon në vetvete se të rinjtë kanë pasiguri për të ardhmen. Shumë reforma në arsim po zbatohen, por nuk po funksionojnë – argumentoi psikologia Muçaj në emisionin “Përballë”, më 3 mars të këtij viti.

Depopullimi i vendi si pasojë e emigracionit, sidomos në vitet e fundit po kthehet në një problem real për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Shqipëria ka nevojë me shumë se kurrë për njerëz me integritet te larte që gëzojnë besueshmëri në popull, të pa inkriminuar e të pa korruptuar që të ngjallin shprese dhe vizon për vendin. Një investim i domosdoshëm për ndalimin e kësaj hemorogjie largimi nga është të punohet shumë me rininë duke ju krijuar mundësi konkurrimi dhe jo me rekomandim partiak për një vend pune si dhe hapja e sa me shume shkollave e kurseve profesionale. Konkurrimi i ndershëm ne postet publike, pra jo në kushte fiktive duke dërguar dosjen ne DAP (Departamenti i Administratës Publike) me rekomandime politike sipas kontributit në fushata elektorale apo rasti i fundit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 qe patronazhistat kishin te dhënat e te gjithë elektoratit dhe bënin presion apo kërcënonin me forma nga me te ndryshmet elektoratin gri apo opozitar. Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi afatgjatë për të ardhmen e shtetit dhe kombit tonë. Duhet ndalur në mënyrë të menjëhershme largimi i trurit të kombit tonë nga Shqipëria, i profesionistëve dhe i forcave të reja krijuese e inovative. Shqiptarët kanë nevojë për besim, për shanse të barabarta, për siguri, për projekte afatgjata dhe me kryesorja, vendit i duhen shtetarë që e duan atdheun me zemër dhe kane vizion për te ardhmen e vendit, e jo prioritet interesin personal apo një grupi te caktuar qe për te realizuar qëllimet nuk iu dhimbset asgjë. Përqindja e emigracionit në Shqipëri është rritur në masë shumë të madhe dhe vijon te përshkallëzohet ne ritme te larta. Ajo qe është me dramatike për popullin shqiptar është fakti se në mbarë popullsinë është ngulitur ideja për të ikur dhe se ky vend nuk bëhet?! Makineria e propagandës qeveritare përpiqet qe nëpërmjet medies pranë qeverise dhe te atyre qe i ka kapur ne një mënyrë apo tjetër, te shes largimin nga Shqipëria si një çështje e cila është ngjarje normale e globalizimit qe ndodh ne te gjithë boten. Këtë përpiqet ta paraqesë në mediat e kontrolluara nga qeveria për konsumim masiv në publik duke i shoqëruar me sekuenca suksesesh qeveritare, të cilat kur i krahason me realitetin e Shqipërisë që braktiset, ata nuk kane asnjë lidhje me realitetin e dëshpërimit te një populli qe e sheh te ardhmen e tyre, vetëm ne emigracion.