Rilindja shpartallon administratën: Të  punësuarit nga 85 mijë arrijnë në 198 mijë

1011
Sigal

Ndërkohë që vendi është në krizë, bizneset po falimentojnë dhe shqiptarët nuk kanë para për bukë dhe ilaçe, qeveria Rama dhe bashkitë frynë aministratën me militantë, e cila është në nivelin më të lartë që nga viti 2005. Nga 85 mijë të punësuar që duhen , administrata ka arritur në 198 mijë. Me këto para që paguhen nga taksat e qytetarve, bizneset dhe borxhet, pensionet dhe ndihma ekonomike do të rriteshin 100%

‘Fryhet’ administrata: Punësimet në administrate në prag të zgjedhjeve arrijnë nivelin më të lartë që nga 2005

 Dhe sipas këshillave të organizmave  europian por edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë Lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar.

 

Shuma me të cilën paguhet administrata elektorale e votës së Rilindjes do të mjaftonte që të gjitha pensionet në Shqipëri, asistenca sociale dhe  ndihma  ekonomike të rriteshin 100%.

 

Situata ekonomike në Shqipëri është më rënda që nga viti 1991, por kjo nuk e ka penguar qeverinë  Rama të shtojë  në mënyrë marramendëse numrin e punonjësve provizor në administratën shtetërore duke arritur shifrat më të larta që nga viti 2005. Punësimet në administratë bëhen në bazë të numrit të popullsisë dhe nivelit ekonomik të vendit. Dhe sipas këshillave të organizmave  europian por edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë Lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar. Por me sa po shihet qeveria e Rilindjes nuk ka të ndalur në veprimet e saj , pasi për të mbledhur sa më shumë vota po punëson mijëra militantë në këmbim të votës së 25 Prillit. E gjithë barra e këtyre shpenzimeve bien mbi bizneset të cilat në këtë moment janë në kushtet e mbijetesës, por një pjesë e mirë e parave janë siguruar nga borxhet e huaja , të cilat do tu mbeten si barrë për të paguar shqiptarëve të sotëm dhe brezave që do të vijnë. Vetëm nga punësimet elektorale dhe organikat e fryra të cilat janë rreth 100 mijë, nga arka e shtetit dalin mbi 40 milion USD në muaj ose rreth 480 milion USD në vitë.

Duke marrë parasysh edhe punësimet e 3 muajve të 2021, numri i nënpunësve në administratë mund të ket arritur në 198  mijë

 

Ndërkohë që fryrja e administratës  nuk ka asnjë impakt tek shërbimet dhe se punësimi i tyre bëhet vetëm për karriget e disa ministrave me në krye kryeministrin Rama. Kjo shumë me të cilën paguhet administrata elektorale e votës së Rilindjes do të mjaftonte që të gjitha pensionet në Shqipëri, asistenca sociale dhe  ndihma  ekonomike të rriteshin 100%. Ky është një skandal dhe një mashtrim për qindra e mijëra pensionistë, biznese dhe punonjës të cilët në pamundësi të hapsirave zgjedhin rrugën e emigrimit, shifrat e të cilëve që nga koha kur në pushtet erdhi qeveria e Rilindjes arriti në 400 mijë të larguar dhe një pjesë e mirë e tyre kërkojnë azil në vendet e BE-së duke na renditur të dytët në botë pas Sirisë. Këto punësime në një situatë të rëndë ekonomike për vendin janë një barbarizëm i vërtetë, kur mendonë që mbi 2.3 milionë shqiptarë nuk kanë para për bukë  dhe një pjesë e tyre nuk kanë asnjë mundësi të blejnë ilaçet e Covid-19.

Punësimi në administratën shtetërore ka përparuar dukshëm në tremujorin e fundit 2020, duke rezultuar i vetmi sektor me rritje të treguesit gjatë krizës pandemike.Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%) .Administrata shtetërore u zgjerua vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të vendit. Duke marrë parasysh edhe punësimet e 3 muajve të 2021, numri i nënpunësve në administratë mund të ket arritur në 198  mijë.

Në kundërt punësimi në sektorin e biznesit dhe në atë bujqësor ka rënë, referuar listë-pagesave. INSTAT raportoi se në tremujorin e fundit në sektorin e biznesit dolën të papunë rreth 4600 persona, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon sektorit bujqësor që zë rreth 40 për qind të punësimit në vend dolën të papunë mbi 13 mijë persona, referuar të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës.

Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore.

Të punësuarit në shtet përbënin 16% të totalit në fund të 2020-n, nga 15% një vit më parë.

Shqipëria hyn në vendet ish komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim dotë vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Sipas këshillave të organizimeve europiane poe edhe  të sugjerimeve të FMN, Shqipëria pë numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar.

Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeverive, të cilët pas vitit 2005 reduktuan më tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim.Pas vitit 2008 për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike me qëllim uljen shpenzimeve publike vijuan.Qeveria Rama 2 synoi të çonte më tej këtë reformë, pasi numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë. Por teksa numri i ministrive është ulur numri i njësive shpenzimeve publike dhe numri i të punësuarve në shtet është rritur gjithashtu sipas monitor.