Skandali i korrupsionit/ Doganat, si zyra të kontrabandës së partisë. Dy kontenierë kalojnë pa u kontrolluar, me urdhër nga lart

1008
Sigal

Dy kontenierë kalojnë pa u kontrolluar me urdhër nga lart

Doganat si zyra të kontrabandës së partisë

Feliks Hurdha, djali i kondrabandistit që është arrestuar dhe gjobitur në doganat shqiptare disa herë, Shaban Hurdha, ka futur ditën e shtunë 2 kontenierë me atlete “Nike” dhe “Adidas”, kontrabandë e pa doganë të ardhur nga Kina. Këto marka janë të ndaluara në doganë me ligj. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një doganieri i cili shkruan se: “Doganat si zyra të kontrabandës së partisë! Dy konteinierë kalojnë pa u kontrolluar me urdhër nga lart. Përshëndetje z.Berisha, ju drejtohem juve, se vetëm tek ty kemi besim. Jam një punonjës i doganës së Tiranës dhe dua të denoncoj një rast kontrabandë nga “Rilindasit”. Komisioneri i partisë socialiste, Feliks Hurdha, djali i kontrabandistit që është arrestuar dhe gjobitur në doganat shqiptare disa herë, Shaban Hurdha, ka futur ditën e shtunë 2 kontenierë të ardhur nga Kina, me atlete “Nike” dhe “Adidas”, kontrabandë, pa doganë dhe markat që janë të ndaluara në doganë me ligje. Ne si doganierë donim të bënim kontroll dhe na dhanë urdhër që mos t’u afroheshim fare kontenierëve të Feliks Hurdhës, se është me urdhër nga Partia e Rilindjes. Malli është shkarkuar dhe po shitet në mënyrë kontrabandë në dyqanin e Shaban Hurdhës tek rruga “5 maji” në “Concord center”. I bëj thirrje krimit ekonomik, Drejtorisë së Tatimeve, të verifikojnë këtë kontrabandë nga “Çunat e Rilindjes”. Feliks Hurdha anëtar i Komisionit Zgjedhor dhe babai i vet, Shaban Hurdha, një kontrabandist ordiner që e njohin të gjithë doganierët”, shkruhet në denoncimin e bërë nga doganieri.