Ramë Agë Ballisti – Në krye të “Komitetit Shqipëria e Lirë “

820
Sigal

Ylli Meçe

A do shkojë për homazhe më 29 Nëntor?

Unë them se po! Duke pasur parasysh natyrën e tij hipokrite në politikë, tashmë mbas rehabilitimit të kryeballistit “Mitat aga” duke shënuar një akt të turpshëm, ai do bëjë hapin tjetër. Për të mbuluar gafën dhe rregulluar disi imazhin e tij, që bëri për martirizimin e Mit’hat Frashërit, tani do të luaj rolin e kryeatdhetarit. Ai së bashku me suitën e tij, apo më saktë me oborrtarët servilë, do marrin kurorat me lule bile jo në 28 sikurse proklamon çlirimin e djathta shqiptare “Sali- Ramë -Kupi”, por fiks në orën 10 00 të datës 29 ai ka për tu ndodhur te “Monumenti i nënës Shqipëri”. Nuk dua të ndalem në marrëzinë e tij të fundit sepse ne tashmë me to jemi mësuar, por dua të shpreh se me aktin e rehabilitimit të këtij kryeballisti ai rreshtoi veten në formacionet e koteceve, që edhe sot e kësaj dite po tu afrohesh bien era e qelbin dynjanë. Erë kjo, e përzier me morrat e puplave që kanë më shumë se 76 vjet (që nga formimi i “Ballit”) që s’ka sapun e detersiv që t’jua u heqë.

Po përse akti i Ramës dhe partisë së tij është një akt tradhti? Le të ndalemi pak në këtë çështje:

Pikë së pari, duhet theksuar se ai ka boshllëqe të mëdha në kuptimin filozofik të luftërave për çlirim, për rolin e e forcave fitimtare por edhe ato që bashkëpunojnë me armikun. Natyrisht në teatrin e gjerë të luftës, krahas shtresave të ndryshme të popullit që pozicionohen në kësi situatash, kemi edhe faktorin e jashtëm, i cili edhe ky, të gjendet në krah ose për ndihmë pa interes, ose për interesa të caktuara me plan perspektiv për të ardhmen e afërt ose të largët. Historia e Luftës N-Çl, por edhe e vendeve aleate të asaj kohe, tregon se gjatë luftës së dytë botërore pati shtete që u pozicionuan nga njëra anë me boshtin”Berlin-Romë-Tokio”, ku bënin pjesë Italia, Gjermania, Japonia si vendet satelite apo edhe qeveritë bashkëpunëtore si ajo e Norvegjezit V. Kuisling – dhe nga ana tjetër vende, të cilat u quajtën “Aleate” me në krye Bashkimin Sovjetik-Anglia-Amerika -Kanadaja dhe gjysmë Franca e De Golit. Për fatin tonë të mirë, falë ndjeshmërisë por dhe kuptimit politik (nga që ne u pushtuam prej nazi-fashistëve) të popullit shqiptar dhe udhëheqjes politike të asaj kohe, pra të PKSH dhe Enver Hoxhës, sikurse dhe qëndrimit të drejtë e konsekuent e pa kompromis kundër armikut, populli ynë dhe vet Ushtria N-Çl, fituan simpatinë e popujve të tjerë, të cilët bashkuan armët në luftë kundër bishës së egër nazi- fashiste. Historikisht dihet se lufta e dytë nuk pati në qendër të vëmendjes dhe as që u hap për Shqipërinë, apo më tej për Greqinë a ndonjë vend tjetër. Lufta e dytë, shpërtheu si luftë imperialiste, ku njëra palë (Gjermania ) kërkonte të ripozicionohej dhe afirmohej si një vend me qëllime imperialiste , ngaqë ish ndëshkuar shume keq në Luftën e Madhe (lufta e parë botërore), duke prishur planet e fuqive të tjera evropiane po aq imperialiste. Në këtë prizëm, këto vende ishin të detyruara të luftonin sepse luftën jua u imponoi Gjermania, prandaj dhe lufta mori dhe karakter çlirimtar. Natyrisht që vende si Anglia, Amerika Franca Kanadaja mendonin dhe për të ardhmen, prandaj njëkohësisht nën maskën e ndihmës ato do të siguronin edhe influencën e mëvonshme mbas lufte. Në vendin tonë, duke qenë se nuk dihej se cili krah politik do fitonte, ata dërguan misionet e tyre dhe te partizanët, por edhe te të ashtuquajturat “çetat nacionaliste” duke i ndihmuar edhe me armë e materiale të ndryshme.

Dinamika e luftës, tregoi se tonin e veprimtarisë çlirimtare po e jepnin forcat partizane, shtabi i saj i përgjithshëm dhe PKSH…. teksa “Balli dhe “Legaliteti” edhe pse hiqeshin dhe betoheshin, bile u premtonin edhe vet aleateve se do luftonin, bënin të kundërtën, ata ku në mënyrë tinëzare dhe ku hapur fare bashkëpunuan me armikun nazi- fashist, deri sa morën arratinë së bashku me ta, më 29 Nëntor 1944 , datë kjo që do të shënonte një qëndrim tjetër me ata, që deri dje i kish konsideruar si bashkëpunëtore të fashizmit. Politika Anglo-Amerikane, tashmë e kish të qartë se mbas lufte mund të vendosej pushteti i komunistëve prandaj Anglia bëri hapin tjetër, një muaj para çlirimit të vendit ata tentuan të zbarkojnë me trupa në Sarandë. Do të ish qëndrimi i prerë dhe i rreptë i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë N-Çl dhe Komandantit të saj Enver Hoxha, që do ti rikthente ata mbrapsht në barkat e tyre të zbarkimit. Ajo që po ndodhte në Greqi, ku Anglia ndihmoi regjimin kundër partizanëve grekë, nuk do të ndodhte dot në Shqipëri edhe pse ata më vonë edhe inskenuan incidentet e ndryshme në Kanalin e Korfuzit. Ja paradoksi ! Nga miq të popullit shqiptar, ata u kthyen në armiq të tij dhe pikërisht këto organizata kolaboracioniste, e kuptonin me intuitën e pazarllëqeve të tradhtisë së tyre, se tashmë mbas çlirimit ata (Anglia Franca por dhe disa vende të tjera si Italia apo Greqia e Belgjika) do të bëheshin vendet” mikpritëse” të këtyre organizatave tradhtare. Natyrisht propaganda në arenën ndërkombëtare do të ish e tillë, që të tregonte se këta “Patriotë” luftonin për” demokraci” dhe kundër “ fantazmës komuniste” që vet vendet perëndimore kishin eksperiencë, sidomos me “kordonin sanitar” organizuar kundër Rusisë Sovjetike të Leninit mbas Revolucionit. Evropa çuditërisht edhe pse e kish njohur Luftën, ata, mbas çlirimit iu kundërvunë asaj dhe pushtetit popullor. Aq e egër ish urrejtja ndaj regjimit të Enver Hoxhës, sa që organizuan mërgatat e ballisto-zogistëve të shpërndarë si zogjtë e qyqes, duke formuar edhe të ashtuquajtura” Komitet e Shqipërisë së Lirë” të kryesuara nga Lumo Skëndua dhe organizata apo edhe parti të ndryshim si ajo Demokristiane që financohej jo vetëm nga qendrat e spiunazhit por edhe vet Vatikani. Mit’hati i Ballit, i cili ia mbathi që në 14 Nëntor, nga ku më vonë do të villte vrer e jepte emisione në radio, pikërisht nga ata që edhe sot e kësaj dite i kanë të ruajtura nëpër arkivat e tyre gjithë pluhur dosjet e tradhtisë së tij. (Çuditërisht Kryetari ri i vetemëruar “Komitetit Shqipëria e Lirë ”- Rama, atë (Pra liderin e tij shpirtëror),do ta sillte përsëri ditën e arratisjes po në 14 nëntor). Një nder i madh ky që do shënonte njëkohësisht dhe rehabilitimin e tij, kur dihet se të gjithë të dërguarit diversantë nga ajri deti e toka mbi 90% e tyre kanë qenë eksponentë të “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”.Ata kanë bërë krime monstruoze që nga Hamit Matjani, Alush Leshanaku, Lahe Nurja, Ethem Çakoja, Zenel Shehu, Llesh Marashi e qindra e qindra të tjerë që na vranë bijtë e popullit si Cucat e Malsisë, Mrikë Lokja Shkurte Cara, Mrike dhe Prenda Tarazhi, na vranë Pal Mëlyshin, Ndrec Ndue Gjokën, Bardhok Bibën e dhjetëra të tjerë dhe Rama këtë gjë e bën pa iu dridhur qerpiku fare. Rama thotë se “Tatja” s’ka bërë krim e (se s’ka vrarë me dorën e tij). Qoftë ai që e thotë këtë! Por sikurse e kam thënë dhe në një shkrim tjetër ai kryeson i pari në listën e kriminelëve të Luftës së popullit shqiptar dhe këtë listë e kanë dhe anglo-amerikanët, bile dhe italianët dhe si pehlivan na merr shembull Petenin e Francës. Por Rama harron se Peteni ishte në Francë dhe iu bë gjyqi… Kurse “Tatja” iku 3 ditë para çlirimit të Tiranës dhe 15 ditë para çlirimit të Shqipërisë. Nuk është për t’u çuditur dhe aspak apo dhe për të pasur iluzione, sa tashmë Partia Socialiste, ruan thjeshtë etiketën “Parti e majtë” vetëm për konsum publik, për të fituar votat e trashëgimisë historike të Luftës dhe të punës të popullit tonë gjatë pesë dekadave. (Të më falin anëtarët e ndershëm të kësaj partie, sepse aspak nuk i përziej ata me kupolën e tyre). Ajo tërësisht, pa as më të voglin dyshim është transformuar në një parti me program teorik dhe praktik të djathtë e tërësisht borgjez. Në këtë kuadër edhe nisma e rehabilitimit të “Tate diplomatit” bën pjesë në xhelozinë e tij të sëmurë që përse Nishani pa e pyetur fare, të dekoronte 400 ballistët dhe të harronte Mit’hat Agën? Përse të mos dilte ky i pari i “Komitetit të Shqipërisë…që furnizonte ideologjikisht e ushtarakisht “Komitetin e maleve”? Fundja a nuk desh Mit’hat Aga një Shqipëri me orientim perëndimor? Ja pra ku puqeni të dy dhe problemi është se të gjitha shpenzimet prej 36 milionë lekësh nuk dashkan t’i heqin ish ballistët, kulakët e diversantët e tij…por populli shqiptar!!..(partizanët dhe ish-familjet e dëshmorëve veteranët e Luftës dhe të punës sikurse dhe populli fukara). Po mor Ramë po, ashtu e deshi ai me orientim perëndimor, por ti harron një “kleçkë fare të vogël” se ky perëndimori yt që na e paske aq shumë për zemër, bashkë me “trimat” e tij (por dhe të tutë) ka bërë aq shumë zullume sa s’ka lumë e det që t’i lajë. Me ty nuk është çudi që një ditë të ta japë truri dhe si tip “garipi” që je edhe shqipen ta heqësh nga flamuri, duke vendosur një korb të zi me dy koka, një të majtë e një të djathtë si simbol i “Sali beg Berishës” dhe “Ramë ballist Agës”. Sigurisht në nismat e tij prej aventurieri pa limit edhe atë mund ta bëjë! Veçse populli flamurin tuaj të rreckosur ka për ta ngritur një ditë në sheshin ”Tradhtia” që do jetë jo vetëm për bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit, por dhe për ca e ca si puna e juaj në të majtë por dhe në të djathtë. Dhe ajo ditë sado e largët që të jetë, pa tjetër që do të vijë. Ore…meqenëse ra fjala, pse nuk i kërkon dhe kockat e Hamza Kastriotit?! Fundja ngriji një përmendore pakëz më të vogël, sepse dhe ai nga ajo derë Skënderbeut ishte!