Mos blini qumësht në rrugë se fshatari mund t’i ketë hedhur ujë, por blijeni në fabrika me vaj palme, qumësht pluhur… dhe kimikate të tjera!
Valixhja me 600 milion lekë, hoqi brenda natës taksën e qumështit pluhur
Heqja e taksës së qumështit pluhur për fabrikat e bulmetit që mashtrojnë se i kanë prodhime bio nuk ka qënë bamirësi për importin, por pazar mes palëve. 5 sekserë negociuan për qumështin pluhur dhe vajin e palmës në emër të ‘Bosëve‘ të përpunimit që kanë monopol 80%, të përzierjes së pluhurit të bardhë me ujë para 4 vitesh.Flitet se pasi u dorëzua “valixhja” me 600 milionë lekë te “personi i duhur” i kupolës qeveritare, lobuesit e fabrikave të qumështit, u njoftuan nga Kuvendi, se mesnatën e 3 nëntorit 2021 do bënin një takim paraprak jo zyrtar në Komisionin e Ekonomi-Financës, për heqjen e taksës së qumështit pluhur.
Është konfirmuar tashmë sasia kolosale e qumështit pluhur që importohet në Shqipëri, së bashku me vajin e palmës, të cilat përdoren për prodhimin e qumështit të paketuar që shitet në treg me çmime të larta, shpesh të krahasueshme me ato të Zvicrës.
Ndërkohë në rrjetet sociale nisin herë pas here fushata për të frikësuar qytetarët nga blerja e qumështit të freskët nga fermerët, duke u thënë se bidonat mund të jenë të palarë ose qumështit mund t’i jetë shtuar ujë.Në nëntekst jepet mesazhi që qytetarët duhet të blejnë vetëm qumësht të paketuar, pikërisht produktin e prodhuar nga industria e përpunimit.
Referuar shpesh problematikës së tregut të qumështit dhe vetëm pak javë më parë publikoi gjetjet e Autoritetit të Konkurrencës, i cili në fund të vitit 2024 mbylli hetimin e thelluar ndaj katër kompanive kryesore të përpunimit: Erzeni, AdG (Lufra), Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas raportimeve mediatike dhe dyshimeve për koordinim në çmimin e blerjes nga fermerët. Komisioni i Konkurrencës arriti në përfundimin se nuk ekziston një marrëveshje e drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve, por vuri në dukje një fenomen shqetësues: gjatë vitit 2024 këto kompani ulën ndjeshëm çmimin e blerjes nga fermerët, ndërkohë që çmimi final për konsumatorin u rrit ndjeshëm.
Ndërkohë, për shkak të subvencioneve të larta të qeverisë serbe, qumështi serb del më lirë në tregun shqiptar sesa çmimi me të cilin përpunuesit e blejnë nga fermerët vendas, duke e vendosur shtresën prodhuese në një terren të padrejtë konkurrence. Vetëm gjatë periudhës 2021–2023, janë zhdukur rreth 45 mijë lopë nga fermat shqiptare. Në katër muajt e parë të vitit 2025, importet e qumështit pluhur janë rritur me 15%, duke arritur në 200 mijë kg,
Kjo përmbysje e raporteve shihet si “kartoni i parë i kuq” për tregun, duke treguar një disbalancë të thellë midis prodhuesve dhe konsumatorëve. Hetimi evidentoi gjithashtu një rritje të madhe të importeve të qumështit, sidomos nga Erzeni sh.p.k., që shtoi ndjeshëm sasinë e importuar gjatë vitit 2024, ndërsa Lufra ndoqi të njëjtin trend në një nivel më të ulët.Problemi më serioz që del nga dokumentet e siguruara nga Skyëeb.al lidhet me cilësinë e qumështit që arrin në tregun shqiptar.Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi AKU-së të forcojë ndjeshëm kontrollet mbi kompanitë përpunuese dhe të verifikojë treguesit mikrobiologjikë të lëndës së parë.Në raport nënvizohet se, për shkak të mungesës së qumështit cilësor në treg, kompanitë shpesh detyrohen të pranojnë lëndë të parë jashtë parametrave të lejuar, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.Gjatë verifikimeve në terren, inspektorët konstatuan raste ku qumështi nuk plotësonte standardet minimale higjieno-sanitare.Përballë këtij realiteti, lindin pyetjet thelbësore: Çfarë është më e rrezikshme për konsumatorët? Uji që mund t’i ketë hedhur një fermer qumështit apo vaji i palmës? Bidoni i palarë apo konservantët për jetëgjatësinë? Ndonjë bakter që zhduket me zierje apo qumështi i importuar jashtë standardeve mikrobiologjike siç konstaton Autoriteti i Konkurerrencës ? A është më i dëmshëm në popullatë ndonjë mashtrim i vogël i një fermeri me një a dy lopë apo industria e madhe që shet produkte të bazuara në zëvendësues industrialë?Prej vitesh fermeri shqiptar përballet me presion të dyfishtë: politika të dështuara bujqësore që nuk e ndihmojnë të konkurojë me rajonin dhe sjelljen e përpunuesve që i blejnë qumështin me çmime minimale, ndërsa në publik përhapin frikë për produktet e tij, duke e penalizuar dyfish. Ndërkohë, për shkak të subvencioneve të larta të qeverisë serbe, qumështi serb del më lirë në tregun shqiptar sesa çmimi me të cilin përpunuesit e blejnë nga fermerët vendas, duke e vendosur shtresën prodhuese në një terren të padrejtë konkurrence.Numri i lopëve bie çdo vit, sasia e qumështit vendas po zvogëlohet, dhe industria e përpunimit vijon të bazohet gjithnjë e më shumë tek importet.
Përpunuesit e Qumështit kërkojnë lehtësira nga qeveria ndërkohë që tregu është mbytur nga importi dhe qumështi pluhur.
Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Financave, duke kërkuar uljen dhe unifikimin e normës së TVSH-së në nivelin 10% si në blerje të qumështit nga fermerët, ashtu edhe në shitjen e produkteve të përpunuara. Vetëm gjatë periudhës 2021–2023, janë zhdukur rreth 45 mijë lopë nga fermat shqiptare.Për të plotësuar nevojat e industrisë përpunuese, kompanitë kanë shtuar importin e qumështit pluhur, që përdoret si bazë në prodhime të ndryshme. Sipas të dhënave nga tregu, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importet janë rritur me 15%, duke arritur në 200 mijë kg, kryesisht nga kompanitë Super Milk, Lufra, AD SH-2014, Elka SA dhe Alta Group. Sipas statistikave zyrtare, prodhimi total i qumështit në vend ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877 mijë tonë në vitin 2024 – një rënie e ndjeshme që tregon tkurrjen e bazës bujqësore.



















