Projekti që “zhduku” Sheshin e Flamurit në Vlorë

526
Sigal

Flet ambientalisti Niko Dumani: Simboli i Pavarsisë Kombëtare ka degraduar duke zhdukur një nga ngjarjet më historike që mbanë të bashkuar kombin shqiptar dhe ndjeshmërinë sociale për Sheshin dhe Monumentin e Flamurit. Degradimi urbanistik i shkaktuar nga “mafia” e asfaltit sipas sloganit ”Rilindja urbane” ishte një investim i panevojshëm, i pakërkuar dhe pa pyetur vlonjatët

 

Në vitin 2022 nuk i shpëtoi tjetërsimit si degradim urbanistik shkaktuar nga teoria slogan “Rilindja urbane” si “investim”  krejtësisht i panevojshëm, i pakërkuar e pa pyetur vlonjatët .Projekti nisi pa siguruar më parë Lejen Zhvillimore të punimeve në Qendrën Historike Vlorë dhe me heshtjen e Kumbaros

 “Sheshi i Flamurit”, i rehabilituar në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë i përfshirë në Qëndrën Historike, Arkitektonike e Arkeologjike të Vlorës, në vitin 2022 nuk i shpëtoi tjetërsimit si degradim urbanistik shkaktuar nga teoria slogan “Rilindja urbane” si “investim” me vendimmarrje personalisht nga K/Ministri, si investim krejtësisht i panevojshëm, i pakërkuar e pa pyetur vlonjatët, institucionet e specialistët përkatës duke kryer thjesht një rikompozim banal të shëmtuar, me shtim objekti abstrakt për “qejf” të autorit, apo për interes oligarkësh, sipas projektit realizuar nga Studio Belge “Edi Rama”. Ashtu si edhe projektet e tjera të realizuara në Vlorë, që nuk i shërbejnë direkt publikut, edhe projekti i “Sheshit të Flamurit” është realizuar në kundërshtim me interesin publik vlonjat e atij mbarë kombëtar me pasojë diskriminimin publik nga rganizime për interesa me përfitime të llojit criminal. Ajo u realizua nga “mafia” e ndërtimeve bazuar thjesht në shtimin e volumeve të betonit e asfaltit në kundërshtim me legjislacionin egzistues kombëtar. Ish “Sheshi i Flamurit” si ansambël historik e arkitektnik urban, me shumë Monumente Kulture përkatëse i përfshirë në Qëndrën Historike të Vlorës, është pjesë e trashëgimisë kulturore e pasuri e paluajtshme publike: është trashëgimi kulturore urbanistike, arkitektonike, arkeologjike, ( zona B), e pejsazhistike urbane. Pikërisht, edhe për këtë pasuri publike, sipas Ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, është objekt themelor angazhimi institucional e publik për ruajtjen, mbrojtjen, vlerësimin dhe administrimin e kësaj pasurie si një kontribut ligjor e moral për ruajtjen e kujtesës me rëndësi në nivel lokal dhe atë kombëtar. Në nivel institucional, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materjale dhe me shumë rëndësi Këshilli Kombëtar i Menaxhimit të Pasurive Kulturore nuk e mbrojtën “Sheshin e Flamurit” nga tjetërsimi, transformimi i teritorit, si një “krim” urbanistik megjithëse janë objekt i punës së tyre. Projekti nisi pa siguruar më parë Lejen Zhvillimore të punimeve në Qendrën Historike Vlorë, sipas ligjit për “Rikonstruksione ndërtesa e infrastrukturë në zona arkeologjike A, B, Gjithashtu pa miratim paraprakisht nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Këta institucione përfshirë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Kulturës që me heshtjen e funksionimit të tyre si autoçensurë e pa justifikueshme përfshirë edhe komunitetin vlonjat, OSHC-të, intelektualë e specialistë të fushës nuk e mbrojtën as moralisht e as ligjërisht shkatërrimin, cënimin, tjetërsimin me degradim të këtyre pasurive që përbëjnë edhe shprehje të pejsazhit urban si bukuri natyrore përfshirë edhe lulishten e qytetit që të gjitha sëbashku janë kujtesa historike. Nga organizimi kriminal ishte planifikuar e tashmë është  realizuar ndërtimi edhe i një objekti të ri, në mos Terminal Turistik, një objekt abstrakt pa u miratuar më parë sheshi i ndërtimit, të llojit modern, surrealist, në kontrast me gjithë arkitektonikën egzistuese të trashëguara ndër vite. Gjithë transformimi i “Sheshit të Flamurit” me kosto ndërtimi të pajustifikuar e të kundërshtuara nga opinioni publik, është mbrojtur e propaganduar nga vetë K/Ministri me të vetmin argument: “Investim që do dalë shumë i bukur e mezi pres ta shikoj të përfunduar”. Pra bukuria aktuale e “Sheshit të Flamurit” e perceptuar nga vetë zotëria e tij, propagandohet që të jetë i tillë edhe për çdo vlonjat e shqiptar pavarësisht se bukuria është relative e nuk është normë e matëshme urbanistike e nuk ka shqiptar, që e përcepton të bukur “Monumentin e Pavarësise” me lartësi 17m me ish bazamentin egzistues aq i përshtatshëm të reduktuar në një rrethore betoni të ngushtë në këmbët e monumentit duke e shëmtuar e deformuar. Po kështu, në vazhdim të “krimit” urban, është zhvendosur nga vëndi egzistues shumëvjeçar i tjetërsuar, i degraduar krejtësisht shatërvani i qytetit me strukturën e vetë karakteristike, interesante e shumë të bukur si një tjetër trashëgimi kulturore materiale e historike, me përmbajtje edhe aktualisht shumë të rëndësishme për simbolikën patriotike të katër vilajeteve kombëtare. Nuk kemi prononcim të K/Ministrit tani pas përfundimit të këtij projekti të “Sheshit të Flamurit” që mezi priste ta shikonte shumë të bukur”! Sot ne vlonjatet i themi: Si mund të quhet i bukur ndërtimi i një objekti “madhështor”, abstrakt në mes të sheshit historik, qe ka okupuar duke zvogëluar masivisht sipërfaqe territori dhe të hapësirës së shikimit të sheshit. Nga gjithë ky transformim me degradim të “Sheshit të Flamurit” shumë natyrshëm konkludohet se është cënuar rëndë ndjeshmëria sociale mbarë kombëtare, se janë dëmtuar rëndë objekte të trashëgimisë kulturore materiale historike dhe arkeologjike, është tjetërsuar pejsazhi urban përkatës me pasojë cënim të ish ansamblit historik e arkitektonik /urban të përfshirë në Qëndrën Historike të qytetit. Ky degradim ka buruar nga prepotenca, aroganca e korrupsioni, nga centralizimi i fuqishëm i qeverisjes në nivel qëndror e pse jo, sipas bindjes së KM-së, me qëllim për të “ç`mitizuar” krenarinë kombëtare të gjenezës së kombit tonë, për të “çmitizuar” krenarinë kombëtare e ndjeshmërinë e shqiptarëve për gjithë trashëgiminë kulturore sidomos të asaj historike, patriotike e çlirimtare.