Institucionet nuk paguajnë dritat, qytetarët mbeten pa shërbim të ALEAT

179
Sigal

Zyrat e ALEAT në Vlorë kishte dy ditë që nuk ofronte shërbim për qytetarët e saj.Kolapsi është krijuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej 48 orësh.Situata ka sjellë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët në këto ditë të nxehta detyrohen të qëndrojnë në radhë të gjata për të marrë shërbimin e nevojshëm.Bëhet e ditur se OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike zyrave të ALEAT në Vlorës, pasi kjo e fundit nuk ka paguar faturën e dritave.Qytetarët nw joq deklarojnë se edhe pse kane paguar për pasaportën e shpejtë prej dy ditësh askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE një debit i papaguar në vitin 2020 nga ALEAT është bërë shkak asokohe për prerjen e energjisë elektrike, e cila po sipas OSHEE është rilidhur në mënyrë të paligjshme sërish nga ALEAT e për këtë OSHEE e ka gjobitur dhe ka lënë pa shërbim qytetarët vlonjatë.