Prof. Dr. Enver Bytyçi: Kryeministri në betejë me vendet anëtare të BE

174
*
Sigal

Bullgaria e hoqi veton kundrejt Maqedonisë së Veriut dhe pritet që ky vend të hapë negociatat për t’u pranuar në Bashkimin Europian! Është një zhvillim pozitiv i padiskutueshëm! Po pse Edi Rama u bë personazhi më antipatik në këtë histori grindjesh midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut? Sepse donte të justifikonte nismën e Open Balkan përmes vënies së shenjës së barazimit midis Vladimir Putin dhe BE-së, më saktë Bullgarisë! Megjithatë tani do të nisë beteja e vërtetë midis Edi Ramës dhe vendeve të Bashkimit Europian! Do të shohim nëse pas heqjes së vetos bullgare do të hapë ose jo Shqipëria negociatat për pranim! Kam bindjen e plotë se një vend i përfshirë në një konflikt të tillë politik për shkak të arrogancës së kryeministrit! Se një vend i përfshirë në korrupsion qeveritar si qeveria dhe administrata e Ramës! Se një vend i përfshirë në organizata kriminale të rrezikshme, si zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar! Ky vend nuk mund të hapë negociata me Bashkimin Europian! Aq më pak kur ky vend udhëhiqet nga një autokrat i shkallës së parë!