Opozita protestë kombëtare / Më 11 Shkurt, shqiptarët do marshojnë drejt Tiranës në shesh para Kryeministrisë, ndaj varfërisë dhe afera qeveritare

208
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave.Kështu pas deklaratave paralajmëruese për mbajtjen e tubimeve, Berisha do të mblodhi Kryesinë e PD. Berisha gjatë mbledhjes tha se :  Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon mbi liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Me një njeri që vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë e tyre, me një njeri që arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges për të shkatërruar opozitën një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj toke në fushën e sigurisë. I përshëndës shqiptarët kanë realizuar thellë se çfarë meriton çdo epitet por nuk po prish gojën se çfarë njeriu kanë për shef ekzekutivi, çfarë turpi. Se çfarë është i aftë të bëjë. Këto janë vetëm ato që kanë dalë në sipërfaqe por afera është shumë më e zezë, do të hetohet gjeri në fund. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihemi në protesta të fuqishme.

Kujtojmë se Berisha tha edhe para pak ditësh në konferencë se Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në kryeqytet.“Do njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në kryeqytet. Nuk ka shqiptar që të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Shqiptarët nuk do t’ia falin kurrë Edi Ramës. Nuk do të pranojnë kurrë një kryeministër të tillë.”, tha ai.