Pensionisti magazinier i Salillarit bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

Pasi e falën portin e Vlorës për të ndërtuar aty një resort dhe port jahtesh, qeveria shpalli tenderin për të dhënë me PPP ndërtimin e portit të ri të Vlorës. Nga të pesta kompanitë që u shpallën fituese për një koncesion 60 milionë euro, një pensionist i lindur në Tërpan të Beratit dhe banues në Dimal, dhe që ka punuar si magazinier pranë kompanisë Salillari, befas e pa veten pronar të një koncesioni 60 milionë euro. Ja loja se si u blerë 92% të aksioneve të PPP 60 mln euro, për një ccmim  qesharak prej 105 euro. A do e hetoj SPAK portin që ka ngelur rrugëve, dhe pensionistin Agalliu që nuk plotësonte asnjë kusht për të fituar.

Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompania Brunes e Gerond Çelës, për të ndërtuar aty një resort dhe port jahtesh, në gusht të vitit 2021, qeveria shqiptare shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e portit të ri tregtar të Vlorës. Zona e caktuar për ndërtimin e portit të ri të mallrave dhe pasagjerëve ishte Triporti, aty ku gjendej porti i Peshkimit.

Sipas projektit, skema e përzgjedhur e koncesionit ishte ajo e ndërtimit të portit me para nga privati dhe më pas qeveria do ta shlyente me këste për disa vjet. Tenderi u zhvillua në 17 shtator po të vitit 2021.

NOA

Në garë u paraqitën 3 oferta. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituese ofertën e një bashkimi të përbërë prej 5 kompanish. Ato ishin Agbes Construction me 33 për qind, Besta me 30 për qind, Arconstudio me 25, Ite Group me 8 për qind dhe Premium Construction & Maintenance me 5 për qind.

Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonin portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante me 59 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit

Pagesat e koncesionit

Kontrata e koncesionit mes ministrisë së Infrastrukturës dhe bashkimit të kompanive fituese u nënshkrua në 29 prill të vitit 2022 dhe sipas anekseve të saj, kompanitë duhet të ndërtonin portin brenda një afati prej 36 muajsh ose 3 vjet.

Koncesioni 60 milionë euro u shit për 100 mijë euro

Një muaj pas firmosjes së kontratës koncesionare 5 kompanitë e shpallura fituese krijuan shoqërinë e posaçme (SPV), e cila do të ishte koncesionarja e ndërtimit të Portit të ri Tregtar të Vlorës. Vlora Harbor Construction and Maintanance u themelua si shoqëri me qëllim të veçantë në maj të vitit 2022 me pronarë 5 kompanitë që ishin shpallur fituese. Por sapo u themelua shoqëria e veçantë nisën marifetet.

Katër muaj pas themelimit të shoqërisë koncesionare filloi ndryshimi i pronarëve të koncesionit. Në 28 shtator të vitit 2022, shoqëria Agbes Construction, e cila ishte dhe aksionerja më e madhe e koncesionit 60 milionë eurosh me 33 për qind, i shiti kuotat e saj për 100 mijë euro. Blerësi ishte shoqëria Premium Construction & Maintenance. Një muaj e pak më pas largohet dhe një tjetër aksioner. Arconstudio i shiti 25 për qind të aksioneve që zotëronte në koncesionin e Portit të ri Tregtar të Vlorës për 2 500 euro. Blerësi ishte sërish Premium Construction & Maintenance.

Një javë më vonë ikën dhe aksioneri i tretë i madh. Në 23 nëntor 2022, Besta i shiti 30 për qind të aksioneve të saj tek koncesioni i Portit për 3 mijë euro. Blerësi ishte po Premium Construction & Maintenance, e cila me tre blerjet e njëpasnjëshme u bë pronare e 92 për qind të aksioneve të koncesionit 60 milionë euro për një çmim total blerje prej 105 mijë e 500 euro.

Rrjedhimisht tashmë pronarë të koncesionit mbetën Premium Construction & Maintenance me 92 për qind dhe ITE Group me 8 për qind.

Pensionisti bëhet pronar

Nga të pesta kompanitë që u shpallën fituese si joint-venture në koncesionin e Portit, Premium Construction & Maintenance ishte ajo nuk plotësonte asnjë kusht për të fituar, qofte edhe një kontratë publike të vogël, jo më një koncesion 60 milionë euro.

E themeluar vetëm dy muaj përpara tenderit të koncesionit, saktësisht në qershor të vitit 2021, Premium Construction & Maintenance kishte një kapital prej 10 mijë lekësh dhe aksionet e saj zotëroheshin nga Hektor Agalliu, një pensionist i lindur në Tërpan të Beratit dhe banues në Dimal.

Themelimi i Premium Construction & Maintenance

Sipas dokumentave të konsultuara nga Kapitali, gjatë viteve të fundit zoti Agalliu ka punuar si magazinier pranë kompanisë Salillari. Befas ai e pa veten pronar të një koncesioni 60 milionë euro.

Porti ngelet rrugëve

Megjithatë, edhe pse duhet të përfundonte brenda tre vitesh, porti i ri tregtar i Vlorës është akoma në letër, ndërkohë që Porti ekzistues shkallmohet dita ditës për t’u ngritur kullat e Gerond Meçes dhe Vlora Marina.

Porti ka ngelur ne leter

Kjo po materalizon një rrezik të ri, që ishte paralajmëruar më parë si në Vlorë ashtu dhe në Durrës. Lënien e dy qytetareve më të mëdha portuale të vendit pa port. Për shkak të marifeteve me sheikë dhe pensionistë që bën qeveria.Kapitali