Të gjithë pensionet që janë lidhur në vitin 2026 të rezultojnë rreth 60% e të gjithë pensioneve të jenë të pjesshme, që do të thotë qytetarët që kanë dalë në pension në vitin 2025 të kenë gjithmonë e më pak një vjetërsi pune për rrjedhojë edhe një pension të pjesshëm. Kjo do të thotë që këtij karvani të madh që janë 541.000 pensionistë me pension nën 200 euro t’i bashkëngjiten edhe kjo pjesa më e madhe e këtyre, që janë me pension të pjesëm që kanë dalë sivjet.
INFO
MOSHA E DALJES NË PENSION
GRATË BURRAT
2025 61 vjec e 10 muaj 65 vjec
2026 62 vjec 65 vjec
2056 67 vjeç në vitin, për të dyja gjinitë
Pensionet 2026: Më shumë vite pune, më pak pension
Me nisjen e 2026-ës, ndryshon edhe mosha e daljes në pension për gratë, ndërsa për burrat mbetet e pandryshueshme deri në 2032-shin. Po ashtu rriten me 4 muaj edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë, duke shkuar në 39 vite. Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha ka folur për rregullat e reja.
Pyetja: -Ne e dimë që prej ndryshimeve të bëra në 2025-ën çdo vit ndryshojnë edhe rregullat për të dalë në pension, duke pasur parasysh portofolin e kontributeve dhe moshën e daljes në pension. Në 2026-ën çfarë parashikon ligji aktual? Sa është pra në aspektin e moshës për burrat dhe për gratë si edhe portofolin e sigurimeve e viteve kontributive, pra për të përfituar pension të plotë?
-Atëherë për të gjykuar në lidhje me pensionet në vitin 2026, duhet të shikojmë në harmoni buxhetin e shtetit për vitin 2026 si dhe legjislacionin shqiptar në fushën e sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit 104/2014 i cili ka hyrë në fuqi në datën 1/01.2015 është parashikuar që mosha për femrat për të dalë në pension që nga viti 2015 dhe në vazhdim do të shtohet nga dy muaj dhe nga dy muaj dhe në vitin 2026 nga mosha 61 vit e 10 muaj që është në vitin 2025, në vitin 2026 do të jetë 62 vjet. Pra, të gjitha femrat do të dalin në pension ato që kanë mbushur moshën 62 vjet. Ndërkohë në këtë ligj është parashikuar njëkohësisht që vitet e punës për të marrë një pension të plotë pleqërie nga 35 vjet që ka qenë në vitin 2014 duke filluar nga viti 2015 dhe në vazhdim do të shtohet me katër muaj çdo vit sivjet që ndodhemi në përfundim të vitit 2025 vjetërsia e punës që ju nevojitet të gjithë pensionistëve, të dy gjinive, rezulton të jetë 38 vjet e tetë muaj dhe në vitin 2026 për të përfituar një pension të plotë pleqërie nevojiten 39 vjet, pra shtohen edhe katër muaj të tjerë dhe pas tre viteve të gjithë që do të dalin në pension do t’u nevojiten 40 vjet këtu sipas këtij ligji edhe ata që do të vazhdojnë të dalin në pension do t’i nënshtrojnë pra 40 vjetve.
me këtë ligj që është shikohet që ka një rritje të masës që nevojitet për të dalë në pension pra të viteve kontributiv nga 35 vjet duke shtuar në mënyrë progresive, e cila ka bërë njëkohësisht jo vetëm për shkak të asaj që ata nuk kanë derdhur kontribut për një pjesë të periudhës që kanë punuar, por edhe për faktin të rritjes së këtyre katër muajve çdo vit rezultojnë që pensionet të dalin gjithmonë e më të pjesshme dhe në vitin 2024 kanë rezultuar 52% e të gjithë pensioneve që janë lidhur që janë caktuar të pjesshëm me mesatarisht me 27 vjet punë nga 38 vjet e katër muaj; që janë nevojitur vjet, si vjet pra në vitin 2025 sipas prognozave, që janë shfaqur rezulton që të gjithë pensionet që janë lidhur në vitin 2026 të rezultojnë rreth 60% e të gjithë pensioneve të jenë të pjesshme, që do të thotë se qytetarët, që kanë dalë në pension në vitin 2025 të kenë gjithmonë e më pak një vjetërsi pune për rrjedhojë edhe një pension të pjesshëm.
Edhe Banka Botërore e konsideron kushtin minimal prej 15 vitesh kontribute si një anomali kyçe të sistemit të pensioneve, pasi përjashton nga përfitimi mijëra qytetarë dhe i detyron të presin pension social vetëm në moshën 70-vjeçare. Ky prag penalizon dhe dekurajon qytetarët, veçanërisht emigrantët dhe punëtorët informalë.

Kjo do të thotë që këtij karvanit të madh që janë 541.000 pensionistë me pension nën 200 euro t’i bashkëngjiten edhe kjo pjesa më e madhe e këtyre që janë me pension të pjesshëm që kanë dalë sivjet. Këtu shtohen për shkak edhe të ndryshimit të ligjit 7/ 2025 të njohjes si periudha kontributive, periudhat e para 93-it një numër jo i pakët që kanë dalë në pension që marrin atë pensionin social. Domethënë me këtë që është sot është 9953. Është shqetësuese, sepse këtë si alarm e ka dhënë edhe Banka Botërore, por njëkohësisht edhe vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por dhe qeveria kanë konstatuar, që skema e sigurimeve shoqërore është problematike. Kjo për shumë arsye.
– Zoti Hoxha, ju gjatë bisedës në studio në scan tv ,e sollët në vëmendje pra faktin që një pjesë e atyre që dalin në pension trajtohen me pension social, pra një masë përfitimi më pak se 10.000 lekë në muaj dhe kryesisht është kjo kategori, e cila del pra në pension në moshën 70 vjeçare, sepse është ky realitet . Janë edhe këta të 65 vjetëve që janë meshkuj edhe të 62 vjet që do të jenë edhe vitin 2026 që mezi kanë arritur të kapin atë pragun minimal 15 vjet , sepse ata që nuk kanë asnjë histori kontributive me rregullat që ka parashikuar edhe në rregulloren edhe në zbatimin e ligjit 104/2014 janë parashikuar që këta të trajtohen me pension social kur të mbushin moshën 70 vjet nuk bëhet fjalë për ata të cilët kanë më pak se 15 vite kontribute . Pra s’kanë arritur atë pragun 15 vjet .
-Pikërisht po ky është një handikap dhe një problematikë e vënë në dukje nga Banka Botërore në raportin e fundit vihet në dukje dhe thuhet shprehimisht një anomali kyçe e sistemit është kushti strikt për një periudhë minimale kontributive prej 15 vitesh për përfitim pensioni, e cila përjashton punëtorët me më pak se 15 vite kontribute nga e drejta për të përfituar pension duke i detyruar ata të mbështeten me shtyllën zero në moshën 70 vjeç. Ky kufij i ngurtë dekurajon pjesëmarrjen veçanërisht për punëtorët informalë dhe emigrantët. Ajo çfarë nënkuptohet në këto rreshta është fakti që ata të cilët mund të kenë një periudhë kontributive më pak se 15 vite penalizohen edhe kufiri i vendosur pra jo më pak se 15 pragu i vendosur 15 vite penalizon dhe dekurajon qytetarët.
-Do hiqet ky kështu është parashikuar. Kjo i takon së ardhmes për të shikuar dhe për të forcuar skemën e sigurimeve shoqërore, sepse njëra nga arsyet siç ka parashikuar ose sipas asaj që ka konstatuar Banka Botërore dhe rekomandimet që i ka dhënë qeverisë shqiptare, jepet për këta që s’e thonë specialistët. Unë e them me plot gojë që këto rekomandime janë dhënë për ata që do të dalin në pension, për këta që kanë dalë mos presin, mos i shkojnë mendja asnjërit. Shënoje dhe do të takohemi prapë .
-Asnjë nismë në fakt nuk ka efekte prapavepruese që do të thotë ju shërben atyre të cilët dalin.
– Se shumë veta pretendojnë shumë pensionistë që kur do na rritet pensioni se na ka thënë 200€ . Në mënyrë deklarative po e them pensioni sot është jo më pak se 200€ është sot jo në 2029 bëhet fjalë për pensionet e plota të pleqërisë për ata që kanë plotësuar vitet e punës. Kush ka plotësuar vitet e punës 38 vjet sot e tetë muaj merr me siguri që e kalon 200 euroshin. Këtu duhet të shprehet kryeministri, bëhet fjalë për të gjithë pensionet pavarësisht atë masën e kontributeve. Domethënë vetëm këta që kanë vjetësi pune të plota do ta përfitojnë në këtë 200€ apo do ta marrë edhe ai që merr sot një pension social që është 100€ .
-Po të gjitha nuk do të ketë pensione nën 200€ deri në 2029.
-Jo, nuk e thotë këtë bile po mundohet ta mbajë me strengza po i them unë .
-Nuk i shihni ju politikat pra që nga bonuset?
– Jo, bonus ja këtë do shpjegoj .
-Pra pikërisht në përmbushje të këtij qëllimi për të mos pasur pensione deri në 2029- ën më pak se 200€ duke u reflektuar për çdo kategori ?
-Kjo nuk është rritje. Këtë duhet ta themi ta dallojmë njëherë. Bonusi është bonus, është i shkallëzuar përpjesëtimisht në të 12 muajt njëlloj dhe i ka ndarë për fat të keq po them sepse nuk ndahet kështu. Unë po e argumentoj pastaj kush do të nxjerrë konkluzion. Invalidët do të shtohen me 600 lekë në muaj për vitin 2026. Për vitin 2027 do të shtohet edhe 600 të tjerëve. 2028, 600 të tjerë dhe 2029-n që është viti i fundit që ka pretenduar kryeministri edhe 600 të tjera që bëjnë 2400 lekë apo jo? Një invalid që sot merr dhe po marrin mesatarisht 150.000 i shton edhe 24.000 që do ta marrë në fund të vitit 2029. Çfarë problemi i zgjidh një invalidi këtu? Se kaq do ta ketë. Mos shpresoj më. Këtë do të ketë .
Sipas ligjit 104/2014, në vitin 2026 mosha e daljes në pension për gratë shkon në 62 vjeç, ndërsa për të përfituar pension të plotë do të nevojiten 39 vite pune. Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. Pensioni i plotë po bëhet gjithnjë e më i paarritshëm për shumicën e qytetarëve.
-Me një efekt ,me këtë formulë pra edhe duke pasur parasysh që bonusi mujor që do të akordohet prej janarit të vitit të ardhshëm do të jetë, do të variojë pra nga 600 deri në 1800 lekë. 600 është vlera më e ulët 1800 është vlera më e lartë. Efekti në 12 muaj pra në harkun e një viti i bie që për këto kategori ato të cilat do të përfitojnë 600 lekë çdo muaj shtesë i bie që deri në fund të vitit do të kenë përfituar krahas masës së pensionit 7200 lekë.
-7200 lekë sot merr një pension, një bonus merr 150.000. Pra ja ka ulur në fakt invalidëve.
– Mirë. Kjo nuk e përjashton mundësinë që do të ketë sërish bonus rastin e festave.
-Jo, në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar pikërisht kjo: Rritja e indeksimit po themi që është gati 34 milion euro dhe pjesa tjetër që ka të bëjë me 100 milionin që të ndahet në këtë mënyrë. Unë po e shpreh duke argumentuar.
Edhe ky fond nuk e mbulon shtesën dhe këtë formulë le të themi qeveria do të aplikojë prej janarit. Ja ta them edhe këtë duke qenë se ata të cilët do të kenë një bonus në vlerën e 1800 lekëve, që është vlera më e lartë i bie që në një periudhë 12 mujore do të përfitojnë 11.600 lekë. Pra e thënë kështu, rritja do të jetë 7200 deri në 11.600 lekë për secilën kategoritë në një periudhë 12 mujore, që do të thotë kjo shumë do të ndahet apo do të pjesëtohet për 12 muaj.
-Shiko si është problemi. Ne duhet të sqarojmë qytetarët që ky fond është nga fondi i sigurimeve shoqërore, apo nga buxheti i shtetit. Dhe unë po e sqaroj këtu, është nga të ardhurat e sigurimeve shoqërore, pra është nga buxheti i shtetit, që do të thotë s’duhet të ndahem mbi bazën e kontributeve të qytetarëve, sepse me këtë mënyrë ndarje ka gabuar për mendimin tim. Qeveria i ka harxhuar këto paratë, i ka hedhur këto 100 milion dhe nuk shkojnë për t’ju ardhur në ndihmë atyre që kanë më tepër nevojë. Pra këtu marrin pension atë 18.000 lekshin e marrin ata që kanë pension më të lartë.
-Pra një politikë që nuk kanë ndihmuar ata të cilët kanë pensione të ulta.
– Sepse duhet të bënte politikë sociale. Ai duhet të mbështese më shumë këta që marrin më pak. Në fakt se po themi një qytetar që merr pension pa përmendur çfarë përfaqëson ushtarak ose të themi prokurorë, gjyqtarë, ministra çfarë janë kryetarë bashkish ose edhe të tjerë që kanë patur paga të larta se merr 900.000 lekë pensioni në muaj se merr 918 atij nuk do t’ja ndjejë. Po të themi se ka ndonjë përmirësim apo jo? Po këto para po të hidheshin në këta që marrin 100€ që marrin 150€ deri në 200€ ju bënin punë apo jo ?
Do të ishte më e vlefshme se ti parat i ke hedhur këtu, i ke harxhuar janë të buxhetit të shtetit.
Shumë veta më kanë pyetur mua bile edhe thonë që po mirë ne kemi kontribuar më shumë se këta që s’kanë kontribuar si ta marrin këto 18.000 lekë këta apo jo? Po është detyra e qeverisë që krahas ruajtjes së ekuilibrave për rritjen e pensioneve ose indeksimit të pensioneve mbi bazën e kontributeve që ka secili në atë protofolin e tij, ai duhet të bëjë edhe politika të tilla për t’i mbrojtur këta. E kanë detyrë çdo qeveri për të mbrojtur interesat e shtresave që nuk janë të mbrojtura, që nuk ecin dot vetë. Edhe sikur të mos punojë fare do ta lë pa pension njeriun. Pra do të bëjë politika të tilla mbështetëse për këtë kategori dhe rasti e solli që këta duhet t’i mbështeste duke patur një formulë më ndryshe në rishpërndarjen, në ndarjen e kësaj shume që është që ka dalë nga buxheti i shtetit dhe është dhënë në funksion të pensionistëve. Për këtë po them ka patur mundësira më të mira për ndarjen. Mund të ketë variante dhe të tjera për të ndarë, por në koncept kjo është që bonuset duhet të shërbejnë për të mbështetur pikërisht të gjithë pensionistët, por më shumë ata në nevojë.
-Kjo politikë nuk është mbajtur në konsideratë?
– Nuk është mbajtur se dhe ne ndarje është difektoze, sepse edhe kur të rriten këto me 18.000 , një që merr atë 18.000 lekëshin i bie që pas katër vjetëve të marrë të marrë 72.000 lekë t’i rritet ajo të marrë më shumë sesa pensioni. Por kjo në koncept nuk mbështet tamam njerëzit që duhet ta marrin këtë. Mbështet njerëzit e të tjerë, ata qytetarë që mund të ecin vetë. Mirë është ta marrin edhe ata, po kur ashtu duhet të ketë një mënyrë ndarje të tillë që të mbështesë më shumë kështu.
-Zoti Hoxha, ju si e konsideroni faktin, pra e shihni të domosdoshme që të hiqet pragu 15 vite dhe t’ju jepet mundësia atyre, të cilët kanë më pak se 15 vite pune të përfshihen në skemën e pensionit dhe të përfitojnë apo të kenë një masë përfitimi në raport me vitet e punës , që mund të jenë se ka nga ata që mund të kenë 14 vite, 13 vite dhe penalizohen pikërisht për shkak të këtij pragu?
-Atëherë për të sqaruar këtë gjë, akoma në legjislacionin e sigurimeve shoqërore ekzistojnë disa forma kontributive siç është të siguruarit në shtet, në subjektet private, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe secili nga këta duke futur edhe sigurimin vullnetar, prandaj është si skemë kur nuk mundet të sigurohet në këto që fola unë deri tani, çdo qytetar i lind drejta që të plotësojë atë periudhën që e ka boshllëk. E ka si mundësi, e ka atë mundësinë që ta blejë një vit edhe nga 14 t’i bëjë 15 dhe të futet në pragun për të marrë pensionin, që njihet me ligj apo të pres të bëhet 70 vjet. Në këtë rast sigurisht pavarësisht nga që s’ka punuar ai ka plotësuar moshën 65 vjet dhe kërkon një ndihmë dhe ti nuk mund ta privosh edhe nga këto pesë vjet meqë s’ka bërë 15 vjet. Kështu që unë jam i mendimit që edhe këto mund të jepen pesë të pjesshme në raport me vitet e punës, që kanë, por duke filluar që nga mosha 65 vjet, jo në 70 vjet, se në 70 vjet ai e merr edhe pa patur këtë. Si ka këto 14 vjet ose 13 vjet? Kur bëhet 70 vjet ai do të marrë pensionin social se s’bën a sikur të mos ketë histori kontributive fare. Atëherë ai ndryshimi dhe nëse do të ishte produktive do të ishte fakti që të merrte në proporcion siç e ka dhënë rekomandimin edhe Banka Botërore që nga mosha 65 që është mosha për të dalë në pension për burrët edhe për gratë në moshën 62 vjet edhe duke u shtuar por me kontributet e veta që ka se ato i ka, i ka derdhur ato kontribute, ka punuar për ato 12 vjet, 13, 14 sa të ketë, kështu që në proporcion me të marrë raportin që do të rezultojë me pensionin social në vitin përkatës. Të themi në vitin 2029 do të jetë pensioni social do të jetë për shembull 120.000. Në raport me 120.000-in më ishin sa vite ka punuar qytetari.
-Pra t’i llogariten në raport me vitet e punës në raport me pensionin social ?
-Se do ta merrte atë pensioni social sa vite ka në raport me atë duhet ta marrë po që në moshën 65 vjet.
-Pra kur del në pension kur mbush moshën e daljes në pension pleqërie ?
-Jo kur plotëson vitet se vitet s’i plotëson ai, si ka vitet . Kur plotëson moshën për të dalë në pension ai të ketë të drejtën të marrë përpjesëtimisht me kontributin që ka dhënë të marrë edhe pensionin. Sigurisht këtu do të shtohet numri i atyre që do të marrin pension më pak se 200€ siç thotë kryeministri, sepse sot janë 541.000 që marrin më pak se 200€ . Ndërsa ata që kanë vitet e plota marrin më shumë se 200€ ,bile sipas asaj edhe në kooperativë të ketë punuar të gërshetuara dhe me pjesën tjetër të viteve më minimale të viteve pas 94 nëse i ka vitet e plota, ai do të marrë një pension më pak se 230.000 sot. Pra e ka kapur ky atëherë le të shprehet kryeministri ose edhe këta teknikë këta që dalin. Rritja e pensionit do të jetë për të gjithë shtresat duke filluar që nga 100€ që është minimalja apo do të jetë për ata që plotësojnë vitet e punës të plota se vitet e punës të plota e kanë që sot ata ,kushdo që të thotë ,të thotë merr më shumë se 200€ .
Atëherë kryeministri ose edhe ata që mbështesin kryeministrin ose institutin kushdo le të jap shpjegim për këtë që them unë . Do të ketë sipas kësaj formule në 2029-ën do marrin të gjithë pensionistët pavarësisht se i kanë të pjesshëm apo të plotë ato vitet e punës apo jo? Dhe të jesh e sigurtë që do të rezervohen vetëm për vitet e plota dhe kjo është thjesht për të tërhequr vëmendjen se nuk rriten.




















