Patronazhistët e AKSH-it që i janë  bërë “peshqesh” presidentëve shqiptar

Përgjigja me e saktë për Mirlinda Kaçanaj janë fjalët e Platonit: “Kur dikush apo diçka drejtohet vetëm nga oreksi, dhe jo nga arsyeja, aty mbretëron babëzia që nuk njëhë kufi”. Përpos qytetarëve , edhe krerëve të shtetit: Moisiu, Berisha, Mejdani, Topi, Nishani, Meta u janë hakeruar të dhënat nga patronazhistët. Emrat  e patronazhistëve dhe dënimet sipas Kodit Penal.

Ja cilët janë ‘patronazhistët’ që i janëbërë ‘peshqesh’ presidentëve shqiptarë

Sigal

Pas deklaratës së turpshme të drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet në dyert e SPAK-ut dhe që do duhet të ishte në dyert e burgut, por fatkeqësisht me atë çka thuhet se me materialet që dispononte detyroi dhe Gjykatën e Lartë ta linte të lirë. Në vend të merret me vjedhjet po merret me mediat. Ndaj po ribotojmë edhe njëherë fuqinë e skandalit të daljes së të dhënave për llogari të patronazhistëve , fushatës elektorale të kohës dhe që
u përdorën kundër shqiptarëve deri të krerët më të lartë të shtetit. Platoni shkruante se “kur dikush, apo diçka, drejtohet vetëm nga oreksi, dhe jo nga arsyeja, aty mbretëron babëzia që s’njeh asnjë kufi”. Përpos qytetarëve dhe presidentëve të Shqipërisë u është bërë peshqesh një “patronazhist”

Para 8 ditësh u publikua skandali i vjedhjes së të dhënave sensi tive të qytetarëve shqiptarë, ky dokument u gjend në serverat e PS duke u keqpërdorur në shkelje të ligjit. Një fakt shkoues ky, pasi nuk mundet
që askush të hyjë te të dhënat personale të mbrojtura. Ato zotëronin në database me 910 mijë njerëz në Tiranë, ku kishin upzurpuar të dhënat si numri i ID, numri i telefon, vendbanimi, që i përdorin për një infrastrukturë zgjedhore për PS. Dhe krahas emrave të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste. Ndërkohë vota është e fshehtë dhe e pandikueshme, po mjeshtrat e kanë
vënë cilësimin në shkelje totale të së drejtës së diskrecionit dhe për të
zgjedhur. Skandal ky që bie ndesh me nenin 8 të Konventës Evropiane të të
Drejtave të Njeriut. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për
zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë. Shqipëria përballë varfërisë u bë dhe pjesë e kësaj skeme kriminale. Kjo skemë shantazhi do të mbetet një njollë e zezë në historinë e “Rilindjes” së mentalitetevedhe praktikave neo-diktatoriale.Platoni shkruante se “kur dikush,
apo diçka, drejtohet vetëm nga oreksi, dhe jo nga arsyeja, aty mbretëron babëzia që s’njeh asnjë kufi”. Përpos qytetarëve dhe presidentëve të Shqipërisë u është bërë peshqesh një “patronazhist”.
Ja cilët janë ato:

KODI PENAL
NENI 328/A PËRDORIMI I FUNKSIONIT PUBLIK PËR VEPRIMTARI POLITIKE
OSE ZGJEDHORE (SHTUAR ME LIGJIN NR. 23/2012, DATË 1.3.2012;
NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 89/2017, DATË 22.5.2017)
Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Detyrimi ose organizimi për të marrë pjesë
në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në
arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Detyrimi
ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Përdorimi nga një punonjës që kryen një
detyrë shtetërore, i të mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim me ligjin dhe qëllimin e detyrës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga
një vit deri në tre vjet.

NENI 121 NDËRHYRJE TË PADREJTA NË JETËN PRIVATE
Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave,
si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo
mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës
shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

NENI 293/A PËRGJIMI I PALIGJSHËM I TË DHËNAVE KOMPJUTERIKE

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna
të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga / ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

NENI 295/A ZBULIMI I AKTEVE OSE TË DHËNAVE SEKRETE

Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Qytetarët marrin “hak” ndaj patronazhistëve: U nxjerrin emrat në shtyllë!
Qytetarët janë ‘hakmarrë’ ndaj patronazhistëve që kanë publikuar të dhënat personale. Ata kanë ngjitur nëpër shtylla, mure, hyrje pallatesh dhe në përgjithësi çdo vend publik, letra me emrat dhe mbiemrat e patronazhistëve. Duke i quajtur ‘Spiunë të moderuar’, qytetarët kanë listuar të gjithë emrat e personave që kanë kontribuar për publikimin e bindjeve politike
të qytetarëve të Shqipërisë.