Mali i Zi publikon në kohë rekord të dhënat e Censit të popullsisë; po INSTAT pse i mban të fshehura?

34

Ndërkohë në Shqipëri, INSTAT ka shtyrë vendimin, ku të dhënat do publikoheshin brenda datës 14 dhjetor 2023. Pasi siç flitet, largimi i afro 1.1 milionë shqiptarëve në 10 vite e gjysmë pushtet nuk i pëlqen qeverisë, ngaqë i nxjerrë dështimin social, ekonomik, administrativ, të sigurisë e kritereve të BE për emigrimin.

Sigal

Ndryshe nga Shqipëria, fqinji jonë veriperëndimor Mali i Zi ka publikuar në kohë rekord të dhënat e Censit të popullsisë dhe banesave. Në vitin 2023 në Mal të Zi kishte 633.158 banorë, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së Statistikave të Monstatit, Miroslav Pejoviç.

Ai e bëri të ditur këtë në konferencën e Monstat, me rastin e publikimit të të dhënave paraprake për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave. Censi u mbajt nga 3 deri më 28 dhjetor, pasi fillimi i tij u shty disa herë për shkak të kërkesave të opozitës dhe këshillit të popujve më pak të plotë që paraprakisht të plotësoheshin disa kushte për zbatimin e tij. Pejoviç theksoi se këto të dhëna janë subjekt i rishikimit dhe ende nuk janë përfundimtare.“Regjistrimi u realizua me sukses dhe puna jonë e mëtutjeshme vazhdoi profesionalisht dhe në përputhje me ligjin”, -tha Pejoviç.Ai tha se tani vijon futja, përpunimi dhe futja e të dhënave.

Siç tha ajo, më së shumti banorë janë në Podgoricë, Nikshiç, Tivar dhe Bijelo Polje, kështu që 54 për qind e popullsisë së Malit të Zi jetojnë në katër komunat më të populluara. Podgorica ka rritjen më të madhe të popullsisë sipas të dhënave paraprake.

I pyetur se pse nuk janë publikuar të dhënat për fenë, gjuhën dhe kombin, Pejoviç ka thënë se procesi do të zgjasë disa muaj dhe më pas do të publikohen. Ai tha se të dhënat ende nuk janë përpunuar. Regjistrimi i mëparshëm i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Mal të Zi është mbajtur në vitin 2011.

Ndërkohë në Shqipëria, INSTAT ka shtyrë vendimin për të publikuar të dhënat e Censit në qershor, teksa në vendimin e qeverisë regjistrimi do përfundonte më 31 tetor dhe të dhënat do publikoheshin brenda datës 14 dhjetor 2023.

Ka dyshime të forta për manipulimin e të dhënave pasi, popullsia është përgjysmuar nga emigrimi që ky fakt nuk i ka pëlqyer qeverisë Rama.

Në këtë debat, thuhet se INSTAT i ka nxjerrë rezultatet për numrin e banorëve ekzistues në Shqipëri, dhe ato kanë dalë kështu siç flitet: 1 milionë e 578 mijë prezent brenda vendit, ndërsa sipas regjistrit të Gjendjes Civile, 267 mijë persona kanë marrë shtetësi të huaj pas “Cens 2011”.

Largimi siç thuhet e afro 1.1 milionë shqiptarëve në 10 vite e gjysmë pushtet nuk i pëlqen qeverisë, ngaqë i nxjerr dështimin social, ekonomik, administrativ, të sigurisë e kritereve të BE për emigrimin.