Pasojat e punësimit të militantëve/ Komisioneri i PS emërohet në polici dhe abuzon me të miturën. Pastruesja me universitet, flaket në rrugë

743
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Lirie Hoxha: Edhe pse e diplomuar me universitet, më pushojnë si pastruese, ku punoja 25 vite

Burrin ia pushojnë për motive politike, deputetja Blerina Gjylameti e gënjen, ndërsa bashkia e “mban” me premtime

Dje kryeministri Rama në kryeministri, bëri show përpara ekranit të ERTV me disa qytetarë, të cilët kishin ardhur të falënderonin kreun e qeverisë, për zgjidhjet që u dha halleve dhe problemeve të tyre nëpërmjet platformës qeverisëse shqiperiaqeduam.al. Për të mijtat herë kryeministri pohoi se të gjithë qytetarët do të gjejnë zgjidhje të halleve dhe problemeve që kanë me shtetin vetëm brenda 10 ditëve, nëse ankohen tek platforma e qeverisë.

Lirie Hoxha: 1 muaj që ankohem tek platforma, por askush nuk më përgjigjet

Lirie Hoxha nga Zall Bastari është e diplomuar në universitet. Ka 25 vite pune, që punon si pastruese në administratën publike, por e pushojnë nga puna. Edhe burrin e saj e pushojnë nga puna në administratën publike, për shkaqe partiake, ngaqë nuk është “i socialistëve”. Kanë 3 fëmijë. Tani kanë mbetur si familje pa asnjë të ardhur. Është ankuar në gjyq, ku ka marrë edhe të drejtën të rikthehet në punë, sepse, me vendim gjykate, e kanë pushuar në kundërshtim me ligjin. Por, meqë në qeverisjen e Rilindjes Socialiste ligjin e bën Maliqi, asnjë nga drejtuesit e institucioneve shtetërore nuk e zbaton vendimin gjykatës. Lirie Hoxha, i është ankuar platformës të qeverisë shqiperiaqeduam.a,l por ka më shumë se 1 muaj, që asnjë nuk e ka informuar. E kanë harruar? E shpërfillin? Asnjë nga shteti nuk i jep përgjigje Lirie Hoxhës. Lirie Hoxha nuk e ka atë fat, që të ketë teserën e partisë, të jetë militante e Rilindjes, që të ftohet në kryeministri e përballë kamerës së ERTV-së të falënderojë kryeministrin, që i zgjidhi hallin, që shteti të detyrohet të zbatojë ligjin, që shteti të zbatojë vendimet e gjykatës. Nëse në Shqipëri nuk ke teserën e Partisë, nëse në Shqipëri nuk je i besuari i Rilindjes Socialiste, je i përjashtuar nga çdo e drejtë. As ligji nuk ka forcë të të mbrojë nga shtetarët dhe pushtetarët!

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti e gënjen

Lirie Hoxha pohon se është ankuar edhe tek deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila është edhe kryetare e PS-së të Tiranës. Lirie Hoxha pohon se deputetja i kishte premtuar që ta presë në zyrë, por sa herë shkon në zyrën e saj, ajo nuk është. Pra, deputetja Gjylameti e gënjen. Lirie Hoxha me diplomë universiteti punonte 25 vite pastruese dhe e pushojnë nga puna. Blerina Gjylameti me grada shkencore të “fituara” me plagjiaturë, është deputete. Kjo është Shqipëria sot. Ndërkohë, Lirie Hoxha thotë se deputetja Blerina Gjylameti ka punësuar në shtet të gjithë fisin dhe kushërinjtë e saj. Dhe zë e i numëron me emra dhe lidhjet familjare të deputetes socialiste Gjylameti. të gjithë e njohim mirë njëri – tjetrin.

Lirie Hoxha: Pa asnjë të ardhur ekonomike. Kam invalidë në shtëpi

Lirie Hoxha qan hallin e saj. “Jam pa asnjë lloj të ardhur në shtëpi. Asnjë lloj të ardhure nuk e marr në shtet. Jam me borxhe, se mora kredi ngaqë po shembej shtëpia. E kam burrin të sëmurë. Me një plakë sakate jam. Kjo është Rilindja që vjen këtu në Zall Bastar. I kam shkuar edhe Erion Veliajt në zyrë. Erion Veliajt më kishte kishte premtuar që në shtator do i gjente një punë, por kjo nuk ka ndodhur. Vjen edhe shtatori i dytë, por unë vazhdoj të pres ndonjë punë…