Oligarkët e karburanteve, u zhvasin qytetarëve edhe 8% gjatë furnizimit

291
Sigal

 

Sikur të mos mjaftonte çmimi më i lartë i naftës, benzinës dhe gazit si dhe rrogat më të ulta në Europë, një tjetër grabitje po u bëhet drejtuesve të mjeteve dhe qytetarve që përdorin gazin. Sipas Konfindustrisë grabitja në volume gjatë çdo furnizimi arrinë nga 5-8% të sasis

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore përveç se po zhvat xhepat e qytetarëve me lendët djegëse, ka hedhur sytë nga sheqeri duke e rritur me 10 lekë. Duke nisur nga sot, shqiptarët për të bërë një kafe turke, një ëmbëlsirë për familjen do të përballen në supermarkete me një sheqer që do të kushtojë 114 lekë/kg. Ndërkohë nga ana tjetër  një makine që do furnizohen me 60 litra i zhavten 7 litra naftë, përkatësisht në dy muaj i hiqen më një të rënë lapsit 200 km rrugë, që qytetarët do e përdornin për të lëvizur për hallet e tyre. Kjo vjen dhe si pasojë e moskontrollit nga koncesionari i pompave siç pohon dhe investigimi i konfindustrisë. Auditimi i KLSH nxirrte zbuluar se mungesa e ekspertëve metrolog, në komisionin e monitorimit të zbatimit të kontratës koncesionare për shërbimin e verifikimit të shpërndarësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm, nuk ofron siguri të arsyeshme mbi cilësinë e shërbimit të ofruar prej koncesionarit, që çon në abuzimet me peshën dhe matjet në dëm të konsumatorit duke i rritur çmimin, teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit vijon të jetë i lartë, Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët.

 

Në reagim thonë se për naftën dhe benzinën arrin grabitja në volume deri në 5%, ndërsa sasia e shitjes së gazit të lëngshëm grabitet deri në 8%. Për këtë arsye theksojnë se situata është shqetësuese pasi të gjitha këto rëndojnë në xhepin e qytetarëve që e blejnë karburantin me çmime të larta.“Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes”,- thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Ndër të tjera shtojnë se shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

“Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetëra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime”,- shton Konfindustria.