Qytetarët në ‘biberonin’ e mafies së qumështit bio. Shterojnë bagëtitë, lulëzon qumështi pluhur me vaj palme

127
Sigal

Kompanitë që tregëtojnë kos, qumëshët, djathë dhe të tjera nënprodukte pretendojnë dhe sigurojnë nëpërmjet etikave dhe paketimeve se ajo që shesin është bio. Ky veprim një paradoks i madh që cënon shëndetin e qytetarëve pasi, numri i bagëtive vjen çdo vit duke u ulur dhe rritet bum i tregëtimit të qumështit pluhur që hyn në Shqipëri, idicje kjo për të lënë të mendosh se një pjesë e madhe e produkteve përmbajnë qumësht pluhur. Vetëm gjatë 6 muajve të parë të njw viti, në Shqipëri janë futur 36 mijë ton qumësht pluhur me përbërës proteinik 6%, i destinuar vetëm për prodhime të ambalazhuara.

Një ndër favoret financiare, që qeveria e politika në parlament, po i bën mafies së fabrikave përpunuese të qumështit, është heqja e taksës së importit për qumështin pluhur. Pra, shteti e di që këto fabrika falsifikojnë cilësinë dhe i japin një dorë në vend që ta ndalojnë.

Braktisa e zonave rurale sidomos mosha të reja po bën që numri i bagëtive të reduktohet me shpejtësi sidomos fermat e vogla me 1 dhe dy krerë. Kjo situatë ka sjellë rënie të gjithë sektorit të blegtorisë edhe në nënproduktet e tjera të mishit dhe qumështit.

Sipas të dhënave të INSTAT që u publikuar sot në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie ,me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020.

Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2 për qind. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%.

Si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive u vu re rënie e prodhimit të qumështit 3.7%, mishit me 1.5%, teksa prodhimi i vezëve u rrit me 4.4% dhe mjaltit me 5.1%.

Në vitin 2021, numri i të leshtave është 1,48 milionë krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 75,38% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i të dhirtave në vitin 2021, është 775.337 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 77,26% ndaj numrit gjithsej të krerëve. Në vitin 2021, numri i krerëve të derrave është 159.237 krerë.

Referuar vitit 2021 84,83% e qumështit u prodhua nga lopët, 8% nga dhitë dhe 7,2% nga delet.

Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2021, është 3.055 kg për krerë. Prodhimi qumështit nga delet për vitin 2021, është 73.466 tonë.

Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 63 kg për krerë. Prodhimi qumështit nga dhitë në 2021, është 80.173 tonë.

Rendimenti mesatar vjetor i qumështit nga dhitë në nivel vendi është rreth 128 kg për krerë.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 148 mijë tonë, ndërsa prodhimi i vezëve për vitin 2021 është 899 milionë kokrra. Nga ana tjetër prodhimi i mjaltit për vitin 2021 është 4.835 tonë.

Qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2021, janë Fieri me 17,25% dhe Korça me 11,13% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve.

Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 23,74% dhe në qarkun e Korçës me 16,51% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 20,93% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 11,99% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 35,67% dhe në qarkun Fier me 19,31% ndaj numrit gjithsej krerëve.

Statistikat e blegtorisë për vitin 2021, mbështeten në informacionin administrativ, të mbledhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i statistikave blegtorisë dhe prodhimeve blegtorale mbështeten në Programin e Statistikave Zyrtare.

Këta specialistë mbledhin të dhëna drejtpërdrejt nga fermerët. Të dhënat blegtorale grumbullohen për numrin e kafshëve që mbarështojnë fermerët si dhe prodhimet blegtorale. Specialistët e ekstensionit grumbullojnë të dhëna për ti krahasuar dhe me të dhënat e shërbimit veterinar i cili kryen matrikullimin dhe vaksinimin e kafshëve (procesi është në vazhdimësi).