Pali Nito: Agallarët e Kuvendit po i bëjnë gjëmën shqiptarëve

Është e trishtueshme, e padëshirueshme, paradoksale dhe e papranueshme që konfliktet verbale dhe ato fizike si dhe sherret recidiviste janë bërë metodologji komunikimi dhe përplasjeve midis palëve rivale. Si qytetar, si njeri i letrave dhe si intelektual u bëj apel baballarëve  të kombit që të mos lejojnë që salla e parlamentit të shndërrohet në sallë gladiatorësh, xhonglerësh, mundësish dhe boksierësh por në një sallë dhe ambient ku të prevalojë, urtësia, durimi, vetëpërmbajtja, transparenca, komunikimi konstruktiv, bashkëpunimi i frytshëm reciprok dhe dakortësia për gjithëçka dhe çdo gjë që është në interes të qytetarëve e të mbarë shoqërisë tonë që është ende në tranzicion të tejzjatur e të pambarim te zotërinjtë të nderuar deputetë! I mbani larg oborrit dhe shtëpisë ata që dëshirojnë dhe mundohen t’i vënë zjarrin dhe t’i bëjnë gjëmën shqiptarëve dhe Shqipërisë. Të tunden fort këmbanat e alarmit ndaj cilitdo që kërkon t’i vërë zjarr vatanit. Të jeni të sigurtë se kush sjell dhe dëshiron furtunën do të korrë pasojat e dhunës. Bëhuni barrierë solide dhe e pakapërcyeshme ndaj cilitdo, që planifikon, dirigjon dhe orkesron skenarë të dhunshëm e që janë prirur të vjedhin, grabisin, të tjetërsojnë, dëmtojnë, vandalizojnë dhe shkatërrojnë pronën, e cila është e shenjtë dhe e paprekshme, sepse ajo mbrohet me ligj e me kushtetutë. Zotërinj deputetë, jo furtunë mendimesh, opsionesh dhe alternativash pozitive në dobi të atdheut, qytetarëve dhe mbarë shoqërisë. Zotërinj deputetë mos nxisni zjarre dhe destabilitet, por stabilitet dhe normalitet të qëndrueshëm dhe përherë e gjithmonë në interes të qytetarëve . Dhuna dhe konfliktet recidiviste janë të dëmshme e metafizike, që nuk prodhon asgjë pozitive dhe nuk të çon  asgjëkundi. Zotërinj baballarë të kombit mos mbyllni sytë dhe u shkoni pas qorrazi atyre që e kanë në gen fenomenin e dëmtimit të shkatërrimit të gjithçkaje dhe çdo gjëje të ndërtuar me mundin, djersën, sakrificat, përpjekjet, përkushtimin dhe impenjimin maksimal të mbarë shqipëtarëve dhe shoqërisë tonë. Mos lejoni që salla e parlamentit të dominohet e të uzurpohet nga gladiatorët, nga ata që demostrojnë muskujt dhe bëjnë të fortin e lagjes, që shkelmojnë , thyejnë dhe shkatërrojnë e dëmojnë pa mëshirë , pa dinë e pa imanë karriget e parlamentit . Bëëjuni rezstencë proverbiale ndaj atyre që përveç dhunës s’kanë ide, opsione dhe alternativë në dobi dhe në favor të mbarë qytetarëve shqiptarë të lodhur , të sfilitur  e të rraskapitur nga keqpolitikbërja dhe keqqeverisja, nga mazhoranca aktuale, sepse nëse lufta vret dhe gjymton njerëzit, politika i gjymton njerëzit. Prandaj del nevoja dhe domosdoshmëria që çdo politikan karriere duhet të demostrojë instikte të mprehta e të ndjeshme politike të qarta , të sakta , trasparente dhe sa më të qëndrueshme e konstruktive. Në lidhje me këtë problem, profesor, Haberlandi ka thënë:”Shkencëtarë të mirë ka shumë, politikanë të mirë shumë pak”. Kjo për arsyen veçse politika s’është gjë tjetër , veçse mjeshtëri e gënjeshtrës në çastin dhe vëndin e duhur,- shkruante dikur Volteri.

 

Sigal