I besuari i Ballukut, Elisian Bici i ka dhënë tenderin me vlerë mbi 5 miliardë lekë një biznesmeni, i cili flitet për lidhje me opozitën, ku kjo e fundit kërkon arrestin e Ballukut. Mos kjo do të thotë që retorika politike mbeten në fjalime, po milionat janë pazare për të mbushur xhepat e të dy palëve dhe janë bashkë në lojën e grabitjes së qytetarëve.
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kishte kontroll të plotë mbi tenderat me njërëzit e saj të vendosur në krye të drejtorive. Kështu, Elsian Bici, drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndjek linjën e hershme të korrupsionit.
Biznesmenët e sekeksionuar lidhjet e afërta me qeverinë marrin fluks parash nga tenderat që zhvillojnë vartësit e tij. Dhe gjithnjë e më tepër, në këtë skenë dalin biznese që dyshohet se pastrojnë para të pista.Por ajo që bie në sy kësaj herë është se i besuari i Ballukut, Elisian Bici i ka dhënë milionat një biznesmeni i cili flitet për lidhje me opozitën, ku kjo e fundit kërkon arrestin e Ballukut. Mos kjo do të thotë që retorika politike mbeten në fjalime, po milionat janë pazare për të mbushur xhepat e të dy palëve dhe janë bashkë në lojën e grabitjes së qytetarëve.

Një nga këta klientë të KKTU dhe të Komitetit të Investimeve Strategjike është biznesmeni Ilir Shtufi. Kompania e tij sapo ka përfituar një tender me vlerë mbi 5 miliardë lekë.
Bici i OST-së e ka njoftuar më 2 mars 2026 firmën “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k. të paraqitet për të firmosur letrat e kontratës.
Sipas përshkrimit të kontratës, objekti i tenderit është: “Fuqizim i linjës 110 kV Kafaraj – Vlora 1 – Babicë dopio qark dhe shtrirje përcjellësi në një qark”. Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re ajrore 110 kV me dy qarqe, e cila do të lidhet me traktet ekzistuese të nënstacioneve Kafaraj, Vlorë dhe Babicë. Linja aktuale do të demontohet pjesërisht për të mundësuar hyrje-daljet në nënstacione, duke ruajtur të njëjtin aks. Fondi limit për këtë tender është gati 504 milionë lekë të reja.
Bici nuk e ka përfillur parimin e çmimit më të ulët, duke e skualifikuar kompaninë konkurrente.Nga verifikimi del se komapania “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k. është pronë e Ilir Shtufit. Siç duket në këtë dokument, oferta e kompanisë së Ilir Shtufit nuk është më e ulëta.Ai është bashkëaksioner kryesor në një numër të madh kompanish të cilat kanë fituar tendera të shumtë vitet e fundit dhe flitet për lidhje me kupolën opozitare.
Bici “kap” edhe klientelën e të hetuarve nga SPAK për t’i pasuruar me miliona nga taksat
Kujtojmë se Bici po i jep miliona kompanisë së Gëzim Hoxhës, i cili po hetohet dhe është nën akuzë dhe me masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it,që zhvati shtetin me dhjetëra miliona euro. Ky tender i dyshimtë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike në Shqipëri. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Upgrade Hardëare-Softëare i sistemit të kontrollit të nënstacionit 220 kV Fierzë”, zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), institucion i drejtuar nga Elisian Bici.




















