One Albania, mashtron dhe vjedh hapur klientët e vetë, njerëzit rebelohen në qendrat e shërbimit

27
Sigal

Para pak ditësh u ndodha jo rastësisht në një nga qendrat e kompanisë private të telekomunikacionit One Albania, që operon në Shqipëri. Brenda shikoj dhjetra klientë të të gjithë moshave, kryesisht pensionistë të  “rebeluar”në ankesat e tyre ndaj kompanisë në fjalë. Pyeta disa prej tyre dhe, përgjigja ishte, bllokimi i telefonatave për mos shlyerjen të borxheve që u kishin kompanisë. Në këtë varfëri jetese do të ndodhin edhe çrregullime, por aty kishte ndodhur një tjetër fenomen si, numra të shtuar në fatura ndaj një morie klientësh, që betoheshin, pastaj mallkonin deri në thellësi të shpirtit, që ato numra të shtuar në llogarinë e tyre, nuk i njihnin fare, pra, nuk kishin konsumuar ato biseda në ato numra fantazmë, ku në shumë raste u mungonte dhe prefiksi.

Një grua dalë në pension, tepër e tensionuar u shpreh se kishte bërë ankimim në puntorinë e shërbimit të klientit, ku më pas kishte marrë një përgjigje të prerë se, ajo e kishte konsumuar dy herë radhasi atë numër dhe mbas disa ditësh iu shtuan edhe dy biseda të tjera.

Ky numër fantazmë ishte: 89350392732, katër biseda me Amerikën, pagesa 2.900 lek të reja ishte shkruar në faturën e zonjës, që kishte një kontratë njëvjeçare me kompaninë. Madje sapo kishte paguar muajin e fundit dhe u largua me një urrejtje të dukshme, ku dhe kërkojë braktisjen e menjëhershme nga ajo kompani që vjedh klientët e saj.

Poterja e shamata, sharje e mallkime shoqëruan tërë atë ditë puntorët e shërbimit. Ata njerëz të bindur në veprimet e tyre dhe, bordi drejtues të bindur në puntorët e vet, i bën klientët të poshtëruar, sado e paqëllimtë, ata u fyen. Ndaj, u lind si detyrë të sqarojnë klientin dhe jo të nxjerrin përfundime ekzekutimi pa i bërë analizë çështjeve me kokëfortësi e tepër të sigurtë në vendimet e tyre arkaike e pedante.

Ata njerëz nuk i mundonte pagesa, megjithëse të varfër, por ishte ajo forcë shpirtërore, sekreti për të ruajtur veten krejtësisht të papërlyer në atë akt të shëmtuar. Ndërsa drejtuesit e një kompanie, të cilët e kanë fitimin vetëm me njërëzit duhet të jenë të denjë dhe të dobishëm për klientët e tyre, ciladoqoftë frytshmëria apo ndikimi i saj. / Vladimir Shyti