Edhe pse shteti dhe BE kanë paguar miliona euro për censusin 2023, rezultatet e tij ende mbahen top-sekret, ndërkohë që INSTAT ‘kërcënon’ që të mos nxjerren të dhënat për shpopullimin. Ajo që është e sigurtë me të dhënat e deritanishmë është se shpopullimi dhe varfëria janë fakt. Nga 2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011, sot jemi më pak se 1.8 milionë. Rënia e popullsisë do sjellë: Ndarje të re administrative, taksat dhe kreditë që ka marrë qeveria për PPP dhe koncesionet do bien në kurriz të qytetarëve që banojnë në Shqipëri
Ajo që është e sigurtë me të dhënat e deritanishmë është se shpopullimi dhe varfëria janë fakt. 2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011. 2.8 milionë. Sot numri i banorëve është më pak se 1.8 milionë. Është 1 milionë më pak për 10 vite. 1 milion më pak shqiptarë gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës.
Për shkak të daljes së informacionit, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka bërë një paralajmërim për personat që kanë nxjerrë të dhëna nga rezultatet e Censit para se të bëhen publike nga institucioni.
Ajo deklaroi se të dhënat i menaxhon një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe kjo e bën thuajse të pamundur informacionin të rrjedhë.
Megjithatë, Dhuli tha në Euroneës Albania se personat që nxjerrin të dhëna do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
“Në radhë të parë unë nuk mund të diskutoj mbi shifrat, sepse jemi ende në procesin e përpunimit. Në lidhje me rrjedhjen e informacionit, në momentin që informacioni mblidhet ai menaxhohet nga një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe është e pamundur që informacioni të rrjedhë.
Sepse në radhë të parë jo vetëm që i gjithë stafi që ka qenë në terren prej 7500 personash por edhe i gjithë stafi i INSTAT ka nënshkruar një deklaratë konfidencialitetit të informacionit të mbledhur gjatë periudhës së terrenit por edhe tani. Edhe pasi databaza të jetë gati dhe të filloj procesi i prodhimit të indikatorëve. Ky staf ka të nënshkruar deklaratën e konfidancialitetit dhe mban përgjegjësi për çdo informacion që mund të nxjerrë. Këto shifra nuk kanë dalë nga ne”, theksoi drejtoresha e INSTAT.
Reagimi i drejtoreshës së INSTAT tregon se të dhënat e dala deri tani janë të vërteta dhe i gjithë Censi mbahet qëllimisht i fshehtë. Duke ditur paudhësitë e këtij pushteti, nuk është çudi që ato të dhëna të manipulohen në rastin më të keq, ose mos publikohen të plota në rastin më të mirë.Ajo që është e sigurtë me të dhënat e deritanishmë është se shpopullimi dhe varfëria janë fakt. 2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011. 2.8 milionë. Sot numri i banorëve është më pak se 1.8 milionë. Është 1 milionë më pak për 10 vite. 1 milion më pak shqiptarë gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës.
Një nga arsyet që përpiqen të mbahen të fshehta të dhënat reale, është se shifrat e popullsisë kanë ndikim të madhor në ekonomi, dhe përqafësitë politiknë nivel qendror e vendor. Asnjë nga kompanitë e fuqishme si psh Vodafone, e shumë të tjera nuk e konsideron me prioritet investimin në një vend me më pak se 2 milionë banorë,çka pas mungesës së theksuar të fuqisë punëtore, do i jepte një goditje ekonomisë së brishtë në Shqipëri.
Historia e cenusit dhe shifra ndër vite

Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Bazuar në të dhënat paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj (50.2%)dhe 1,409,931 femra (49.8%).
Regjistri civil mbart të gjithë shtetasit shqiptarë që janë gjallë, pavarësisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Në 1 janar 2019, në këtë regjistër gjendeshin 4.5 milionë banorë.
Në 1 Janar 2020 rezulton 2.845.955.
Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 rezulton 2.829.741 banorë
Zyrtarisht sipas INSTAT, Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021.
Më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë.
Rënia e popullsisë do sjellë:
- Ndarje të re administrative
- Taksat duhet të llogariten mbi popullsinë aktuale. Jemi vendi më i shtrenjtë në botë për taksat dhe vlerën e kredisë që shteti ka marrë dhe do bie në kurriz të qytetarëve.
- Një fëmijë për censusin e 2011 do paguante për një vit rreth 3500 euro, tani me shtimin e PPP-ve, borxhit etj,., do paguaj rreth 4600 euro. Ndërkohë që kur lind shteti i jep vetëm 400 USD.




















