Ndryshon moti në fundjavë, priten erëra të forta

584
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit, për rrjedhojë bënë thirrje për sigurinë në lundrime.

Sipas DPD, me datën 23 dhe 24 shkurt 2019 bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-veri lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

“Ju rikujtojmë që njoftimi ka për qëllim të paralajmërojë çdo subjekt të intersuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë, gjithashtu për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”, thuhet në njoftim.