FSHZH,10 mln euro për reklama, fshatra turistikë dhe sport

112
Sigal

FSHZH, 10 mln euro për “forcim identiteti”, “promovim i sportit”: A do i bëjë 100 Fshatrat Turistikë si ‘Rolling Hills’?

Një përshkrim i fshatit në librin e historisë së klasës së katërt, e ilustruar me foton e rezidemcës luksoze ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ku jetojnë njerëzit më të pasur të Shqipërisë, ka trazuar me të drejtë opinionin publik. Rrugë të shtruara, caktimi i administratorit apo “shtëpitë janë të reja” ishte “fshati ideal”, sipas hartuesit të këtij teksti. Por, a kanë qenë në fshatrat e Shqipërisë këta “historianë”? Nëse jo, të udhëtojnë pak kilometra më në lindje të ‘Rolling Hills’, në Shën Gjergj, apo në jug të tij ku është zona e Krrabës, zona të cilat janë shumë të varfëra. Apo edhe në të ashtuquajturat 100 Fshatrat Turistikë, ku janë bërë disa pedonale, por sërish familjet janë shumë të varfëra. Disa tendera  do të zhvillojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Fshatrat Turistikë, ku po shpenzon miliona euro për shërbime konsulence apo për t’u bërë menunë! Janë plot 9 procedura tenderuese, ndërsa vlera më e ulët e një procedure është 250 milionë lekë të vjetra. Por, pak vlerët, nga vlera e mësipërme për të vijuar me 400 milionë, 570 milionë, 800 milionë, 1.2 miliardë, 2 miliardë dhe më i madhi 3.3 miliardë.Në total, FSHZH do të shpenzojë plot 10 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, ose me TVSH rreth 10 milionë euro. Më sipër veçse radhitëm këto tendera, ndërsa tani do të ndalemi te objekti, ku ajo që bie në sy është se procedurat janë për “forcim identiteti”, “pergatitje menuje”, “promovim i sportit” apo edhe disa shtrime rrugësh. Më poshtë po radhitim tenderat e FSHZH-së, ku gjithkush mund të japë një mendim: a ia vlen të shpenzosh miliona euro për pregatitje menuje apo forcim identiteti?! Me kaq lekë shpresojmë që këta 100 fshatrat të kthehen si fshati “Rolling Hills”;

  1. Objekti: Ndërhyrje për forcimin e identitetit, përkatësisë dhe lidhjen me zonat, nëpërmjet promovimit dhe nxjerrjes në pah të cilësive dhe vlerave më të mira të banorëve dhe komuniteteve në zonat e 100 fshatrave.
    Fondi limit: 41,666,667.00 Lekë
    Tipi i procedurës: Shërbim konsulence
  2. Objekti: Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit natyror, nëpërmjet rehabilitimit dhe ndërhyrjeve në zona apo territore të dëmtuara
    Fondi Limit: 57,382,097.00 lekë
    Tipi i Procedurës: Rehabilitimi i mjedisit
  3. Objekti: Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e 100 Fshatrave
    Fondi limit: 41,666,667.00 lekë
    Tipi i procedurës: Shërbim konsulence
  4. Objekti: Ndërhyrje për promovimin e zonave të 100 Fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore/sportive/kulinarie/sociale,etj- Paketa 1: Dizenjimi i programit të eventeve dhe monitorimi
    Fondi limit: 25,000,000.00 lekë
    Tipi i procedurës: Shërbim konsulence
  5. Objekti: Ndërhyrje për promovimin e zonave të 100 Fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore/sportive/kulinarie/sociale, etj.- Paketa 2:Organizimi i eventeve për promovimin e zonave të 100 Fshatrave
    Fondi limit: 125,000,000.00 lekë
  6. Objekti: Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit dhe peisazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave
    Fondi limit: 204,933,339.00 lekë
  7. Objekti: Ndërhyrje zhvilluese të integruara për rritjen dhe diversifikimin e ofertës turistike në zona të caktuar
    Fondi limit: 329,072,004.00 Lekë
  8. Objekti: Ndërhyrje për kultivimin e tokave bashkiake me drurë frutorë/arrorë/vreshta, etj me qëllim përmirësimin e biodiversitetit, ekonomisë bujqësore si dhe duke rritur të ardhurat bashkiake dhe përmirësuar peisazhin rural
    Fondi limit: 83,333,333.00 lekë
  9. Objekti: Ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës turistike që lidhet sportet natyrore, aktivitetet në natyrë, ecjen, etj
    Fondi limit: 81,840,006.00 lekë/Bold.news