Tritan Shehu: “Rama-Shtetrrethim e bllokim të institucioneve në Qarkun e Gjirokastrës!

452
Sigal

Pas vizitës së kryeministrit Rama në Gjiorkastër, ka reguar sot edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili tha se “Rama në Gjirokastër, jo vetëm shoqërohet me blindim policor, por dhe me detyrim te dhunshem te arsimtareve, personelit shendetesor, nenpunesve etj per te marre pjese ne nje “bisedim” alla Kim Jong-un te sotem me ate.” Ja reagimi i deputetit Shehu:

Shehu: “Rama-Shtetrrethim e bllokim të institucioneve në Qarkun e Gjirokastrës!

Ndersa gjirokastritet e refuzojne plotesisht.

Vizita e Kryeministrit ne Gjirokaster sot, jo vetem shoqerohet me blindim policor, por dhe me detyrim te dhunshem te arsimtareve, personelit shendetesor, nenpunesve etj per te marre pjese ne nje “bisedim” alla Kim Jong-un te sotem me ate.

Shkollat e largeta si ato te Krasit, Buzit, Luftinjes etj jane mbyllur qe ne ora 10,30ë te tjerat pak me vone.

Arsimtaret, administrata, shendetesia etj te Permetit, Tepelenes, Memaliajt, Kecyres, Libohoves etj, detyrohen te braktisin punen dhe me autobuze ( te paguar nga ata vete) t’i drejtohen Gjirokastres.

Nderkaq banoret e lire e te mencur, e presin me thirjet: “Jo narkoshtetit, Rama ik!”