Dailymail: Babai seksi i Dua Lipës vjedh shfaqjen e Brits

484
Sigal

“Zbulimi i madh më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babi seksi i këngëtares vjedh shfaqjen e Brits”, nis artikullin Dailymail.

Dua Lipa mund të ketë shkëlqyer në shfaqje, por ishte babai i saj Dukagjin që vodhi vëmendjen e Brit Awards. Ylli i rokut nga Kosova ktheu kokën e të gjithëve në O2 Arena në Londër duke i bërë të gjithë “të dashurohen” me të.

Në eventin ku Dua fitoi cmimin për “Këngën më të mirë britanike” me projektin One Kiss pati edhe disa komente për bukurinë e kosovare. Sigurisht për këtë u bazuan tek pamja e Dukagjinit.

Në artikullin e Dailymail përmendet edhe festivali Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë për Pavarësinë e Kosovës. Aty citohen disa fjalë të Dukagjinit, i cili thoshte: “Ne duam ti japim njerëzve një sens të jetës europiane dhe një ide që jemi pjesë e Europës. Kjo është mënyra më e mirë për të promovouar Kosovën si një vend që do paqe dhe muzikë, dhe mirëpret fqinjë e vizitorë që duan të bëjnë qejf”.