Mjeku shqiptar tregon terapinë: Si e kalova Covid për 48 orë

757
Sigal

Disa prej nesh e kanë kaluar me simptoma të shumta, e ndërsa disa të tjerë fare lehtë dhe e kanë kuptuar që kanë qenë të prekur vetëm në momentin kur kanë kryer testin serologjik dhe kanë rezultuar pozitivë. Fatlumë janë ata që e kanë kaluar virusin vdekjeprurës me simptoma të lehta, ose pa e kuptuar që ishin të prekur.

Mjeku shqiptar Edmond Driçi ka ndarë eksperiencën e tij me miqtë në rrjetin social ‘Facebook’ ku shpjegon se si e kaloi virusin për vetëm 2 ditë duke pirë rreth 6 litra ujë çdo ditë.

“Frika ju vret mw shumw se Covid-19! Gjithçka është vibrim me një frekuencë të caktuar. Edhe mendimi si gjithcka është vibrim me një frekuencë të caktuar. Çdo mendim apo veprim, vibrion ato që quhen valë skalare apo spirale. Këto jane valë me shpejtësi 1 mild herë më të shpejtë se ajo e dritës. Thjesht këto vibrime si çdo vibrim tjetër mblidhen në atë që quhet fusha e pikës zero dhe kthehen po me atë frekuencë siç ndodh me efektin pasqyrë apo bumerang siç quhet ndryshe ( me zhargon të kuptueshëm) në burim.

Sikur 30 ditë të jetoni me imazhin e sëmundjes, me frikën e asaj çfarë do ju ndodh praktikisht Covid-19 si çdo sëmundje, ju me precizion absolut e stamponi në hologramen e trurit dhe me patjetër do jeni të infekruar nga ky bakter, i cili do gjejë një terren ashtu siç është programuar ta gjeje dhe të veprojë. Po ju përcjell përvojën personale ndaj Covid-19 dhe nuk është i detyruar askush ta besojë përvec meje dhe le të komentojë kush të dojë si te dojë. Kam kaluar përvojë shëndetsore edhe më te rëndë se kaq por kjo tashme është e kaluar dhe miqtë e mi të afërm dhe familjaret janë dëshmitarë.

Kontaktet e përditshme dhe të aferta me pacientë nuk mund të mos na e bëjnë të pamundur vizitën e këtij bakteri ( edhe pse është bakter kjo ka një shpjegim). Në muajin gusht 2020 kisha vizitë në trupin tim këtë bakter dhe ua bëra “peshqesh” edhe familjarëve ( duke përfshirë edhe prindërit e moshuar). Tek unë kjo gjendje zgjati dy ditë dhe terapia ishte 6 litra ujë në ditë( 12 litra në dy ditë) pa asnjë ilaç tjetër.

Çdo porcion uji ishte 500-750 ml ujë dhe tre minuta bisedë dhe porosi me ujin ( uji mbart memorie dhe aty regjistrohen më së miri valet skalare duke përcjell çdo fjalë në çdo qelizë të trupit). Kuptohet uji ka edhe efekte tjera që tashmë dihen nga çdo kush. Kryesore në shërim është riformatimi i formularit kuantik.

Vërej dicka të çuditshme tek pacientet që kur u thua pi ujë shumë dhe jeto natyrshëm çuditen sepse kane besim vetëm tek ilaçet dhe mundësisht e duan qesen plot. Me frikë dhe imazh në trurin tuaj ç’regulloni formularin kuantik. Me dopjo maske në fytyrë mendojeni vetë se çfarë terreni të pershtatshëm ka ky bakter t’u krijoj staze apo bllokim në mushkëri duke shkaktuar vdekjen e miliona qelizave në mushkëri dhe trup.

Kujdesi dhe higjena në rrespekt të vetes dhe atyre që komunikon eshtë domosdoshmeri. Me shqetëson paniku tek njerëzit, pacientet dhe shumë faktorë të tjërë menaxhues. Kush ka mundësi të vetorganizohet duhet të shërojmë fushën morfike kolektive që të ndihmojmë edhe ata qe nuk dijne. Jetoni natyrshëm! Asgjë nuk është në këtë univers të vrasë përveç asaj çfarë mbjellim në tru. Me respekt Edmond Driçi*