Mikrokreditë/ Apeli i GJKKO heq bllokimet mbi llogaritë bankare të Olsi Ibros

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, i vetëvrarë rreth dy vite më parë.

Gjykata rrëzoi pjesën tjetër të kërkesave të paraqitura nga ankuesit, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj.

NOA

Olsi Ibro është bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës sekuestroi asetet pasurore të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe Final, të cilat akuzohen se kanë krijuar skema mashtrimi me mikrokreditë me qëllim zhvatjen e qytetarëve.

Sipas Prokurorisë nga hetimet, ka rezultuar se këto dy shoqëri tregtare në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.